Me 24.06.2019 në ora 13.25 në SPB Tetovë është arrestuar B.Xh.(29) nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të ndalesës aktive për qëndrim në Republikën e Maqedonisë Veriore, transmeton Almakos. Ajo është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për punë të brendshme në Shkup-Njësia për tregtinë e palejuar, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.M.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 24.06.2019 rreth orës 13.15, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë tek i padituri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 486.06 amfetamin, tableta metilen-dioksimetamfetin (MDMA), marihuanë dhe dy peshore digjitale me mbetje nga amfetamin, kokain dhe marihuanë. Lëndët e gjetura…
Praninë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari e shikojë si një çështje ligjore dhe nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme të vendit tonë, tha Ministri i Jashtëm hungarez dhe ministri i Tregtisë, Peter Sijarto në konferencën e sotme për shtyp me zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sijarto tha se edhe Gruevski gjithashtu angazhohet shumë në favor të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Ballkani Perëndimor është fokusi i politikës së jashtme të Hungarisë. Kjo është një nga arsyet pse ne mbështesim integrimin tuaj në mënyrë të zhurmshme dhe efektive, ndërsa për…
Moti i paqëndrueshëm ne reshje të mëdha shiu dhe bubullima ka përfshirë pjesën juglindore të vendit, si qytetet Strumicë dhe Radovish, Pellagoninë, Prilepin. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se nga moti i paqëndrueshëm është përfshirë edhe rrethina e Shkupit. Nga atje thonë se mot të paqëndrueshëm do të kemi deri në përfundimin e ditës së sotme, në shumë vende do të ketë reshje të shiut me intensitet të lartë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndërmori të gjitha aktivitetet dhe koordinohet me institucionet tjera që t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme nga gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” që të transferohen në objektin e ish-ZIK, ku tani mbahet mësimi, në ish-kazermën “Hristijan Todorovski – Karposh”, informon gazeta KOHA. Këtë e deklaroi ministri Arbër Ademi, i cili sot në Kumanovë mori pjesë në diskutimin publik nga seria që MASH i organizon përmes qyteteve në vend për projekt-ligjet për arsimin fillor dhe për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionistë. Duke u përgjigjur në pyetjen Ademi deklaroi se tre objekte nga ish-kazerma janë në…
Nga deputetët në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, sidomos atyre shqiptarë, Instituti “Konica” kërkon të iniciojnë procedurë për shkarkimin e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski, i cili, siç vazhdon më tej reagimi, lejoi rikualifikimin e veprës nga vrasje me paramendim në aksident komunikacioni Instituti “Konica” me seli në Shkup përmes një reagimi ka ka shprehur hidhërimin dhe revoltën e madhe ndaj vendimit të gjykatës Themelore në Kumanovë për dënim me vetëm 6 vjet burg të Boban Iliçit, kryerësit të veprës vrasje ndaj të miturit Almir Aliu. Duke marrë parasysh faktet që janë shpalosur në opinion, thuhet në reagimin e Institutit “Konica”, ky…
Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur se përse ka larguar ministrinë e Pushtetit lokal, Suhejl Fazliu të RDK-së dhe përse këtë dikaster ia dha Partisë Liberal Demokrate. “E shkarkova sepse nuk jam i kënaqur nga rezultatet e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Kemi biseduar disa herë për këtë dhe se janë të informuar. Por, për fat të keq nuk pranuan ofertë alternative, që të marrin Ministrinë për rregullativë dhe investime të kompanive vendore”, theksoi Zaev i pyetur nga TV21. Kreu i RDK-së, Vesel Memedi tha se të mërkurën do të dal me një deklaratë për media. Por kjo parti me një qëndrim…
Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “nga ‘fshesa’ e qeverisë nuk doli asgjë konkrete përveç 3-4 ndërrimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve të ministrit për Kulturë, për Bujqësi dhe si pasojë e mungesës në punë të Hazbi Likës”. “E vetmja ‘shpikje’ e re e kryeministrit është që ai vet ka vendosur të ushtrojë edhe postin e ministrit të Financave që nuk paraqet asgjë tjetër përveç një ‘truk’ për të mashtruar qytetarët në mënyrë që ai personalisht i merr punët e financave të shtetit dhe se tash do të ketë rezultate”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Nga…
Shtyrja e negociatave inkuadruese për Maqedoninë e Veriut ishte, jo nën arsyetimin se Maqedonia e Veriut nuk i kreu reformat, por kryesisht për shkaqe procedurale, thotë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në intervistë për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek, ERT3, lidhur me konkludimet e BE-së për vendin tonë dhe sqaron se ky vendim i referohet pamundësisë që Parlamenti gjerman të japë miratim, “sepse mbyllet për pushimet verore dhe nuk mund të kjo të ndodhte në samitin e pardjeshëm”. “Klima, siç kuptova unë është perceptim unanim, pozicion dhe qëndrim i shefave të vendeve anëtare të BE-së, siç ishte shprehur…
“Maqedonia e Veriut çdoherë do ta ketë mbështetjen për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe votat e katër vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit- Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë. Progresin që ka bërë vendi e ka notuar edhe KE-ja e cila ka rekomanduar fillim të negociatave për anëtarësim. Ne konsiderojmë së ai duhet të jetë shpërblim për progresin e reformave dhe gjithë atë që e ka arritur Maqedonia e Veriut”. Ky është qëndrimi i shteteve anëtare të Grupit të Vishegradit- i dhënë në pranim-dorëzimin e sotëm të presidencës së këtij grupi nga Sllovakia dhe Çekia e cila do…
Shtyrja e seancës së sotme për rastin “Monstra” për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve, ka shkaktuar revoltë tek prindërit e djemve të vrarë në Liqenin e Smilkovës. Ata thonë se rasti po shtyhet vazhdimisht. Goran Nakjevski, babai Aleksandrit të vrarë tha se derisa BDI-ja është në pushtet rasti nuk do të zgjidhet ky rast dhe do të ketë shtyrje të vazhdueshme me vite të tëra. “Na jepni informacionet e klasifikuara, ne tashmë i dimë zyrtarët e BDI-së, Safet Nezirin, Bujar Osmanin, Nevzat Bejtën dhe Bekim Neziri”, tha Nakjevski. Prindërit e djemve të vrarë që nga fillimi argumentojnë se pesë…
Gjykata e Lartë ia ka pranuar kërkesën ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burg në rastin “Tanku”. Në njoftimin e Gjykatës Penale të Shkupit, thuhet se Gjykata e Lartë e RMV-së, deri tek ata ka dorëzuar vendim me të cilin kërkesa e Gordana Jakullovskë, për shtyrje të dënimit me burg është pranuar. “Ekzekutimi i dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Shkupit, me datë 08.10.2018, e vërtetuar (ndryshuar) në pjesën e lartësisë së dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, me datë 25.03.2019, ku personi G.J shpallet i pafajshëm për veprën penale…

