Protestuesit që kërkojnë largimin e BDI-së nga pushteti, hetim ndërkombëtarë për rastet e montuara si dhe largimin e selisë së BDI-së nga Tetova janë bllkuar nga policia dhe nuk janë lejuar që të shkojnë që këta kërkesa t’i thonë para selisë së BDI-së. Protesta udhëhiqet nga Blerim Ahmedi, vëllau i Sheqerim Ahmedit i njohur si “El-Cheka”, personi i cili publikon përgjimet e funksionarëve të BDI-së. Protestuesit paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë dhe se nuk do të ndalen me kaq. Deri tani nuk janë shënuar incidente. Protesta vazhdon e qetë.
Author: Hamdi Kumanova
Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov, përmes Facebook-ut ka njoftuar se do të jep dorëheqje nga posti i zv.ministrit. Ai i është drejtuar kryeministrit Zoran Zaev për dorëheqjen e tij, duke thënë se nuk është realizuar ajo që është premtuar në sferën e arsimit. “Kam hyrë në një sistem që me vite, jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por është kthyer mbrapa. Përveç disa formaliteteve në punë në ministri, këtë periudhë nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme. Ndryshimet në arsim që i theksuam, nuk i realizuam. Pse është kjo kështu, ju kryeministër e dini më mirë”, shkruan mes tjerash…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, ka marrë pjesë në konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor në Stokholm, ku ka folur për perspektivat evropiane të shtetit. Dimitrov ka thënë se nuk ka proces, nëse vendi e përmbush atë që duhet dhe BE nuk e njeh progresin dhe nuk jep leje për vazhdimin e udhëtimit. “Në 2009 na thanë është herët, në 2010 na thanë është herët, gjithashtu edhe vitet tjera. Vjet na thanë në qershor, qershori kaloi. Nëse në tetor nuk ka vendim, nëse sërish e shtyjnë vendimin, duhet ta pranojmë se nuk ka perspektivë evropiane.…
Çdo moment pritet të filloj protesta e paralajmëruar para selisë së BDI-së në Tetovë. Pjesë e protestës do të jetë edhe vëllai i El Chekas, personit i cili po publikon të ashtuquajturat “bomba”, që kanë të bëjnë me funksionarët e lartë të BDI-së. Protestuesit pritet të shfaqin revoltën e tyre dhe të kërkojnë largimin e selisë së BDI-së nga Tetova. Protesta vjen pas fyerjeve që zyrtarët e lartë të kësaj partie i drejtuan në adresë të tetovarëve. Në afërsi të selisë së BDI-ja vërehet një numër i madh i forcave policore.
Kanë filluar kër cënimet për organizatorin e protestës së sotme në Tetovë. Blerim Ahmedi, vëllau i “El Chekës” për TV21 tha se policia i ka paralajmëruar se mund të ndodh edhe incident dhe se ata nuk mbajnë përgjegjësi. Ai pohoi se policia nuk u ka dhënë leje për të protestuar para selisë së BDI-së, me arsyetimin se është vend publik dhe u kanë thënë se mund të ket përplasje mes tyre dhe simpatizantëve të BDI-së. Leje për të protestuar kanë vetëm para rektoratit të Universitetit të Tetovës.
Ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku nga BDI-ja, që është i propozuar për ministër të ri për sistem politik, njeh dhe Microsoft Office, sipas biografisë së tij të shkurtër të dërguar dje në Parlament, shkruan Almakos. Nga shkathtësitë tjera ka përmendur: shkathtësi të solide menaxheriale, punë në grup, punë nën stres dhe komunikativ. /Almakos/
Kanë filluar kërcënimet për organizatorin e protestës së sotme në Tetovë. Blerim Ahmedi, vëllau i “El Chekës” për TV21 tha se policia i ka paralajmërusr se mund të ndhodh edhe incident dhe se ata nuk mbajnë përgjegjësi. Ai pohoi se policia nuk u ka dhënë leje për të protestuar para selisë së BDI-së, me arsyetimin se është vend publik dhe u kanë thënë se mund të ket përplasje mes tyre dhe simpatizantëve të BDI-së.
Kryeministri i qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev me propozimin e kabinetit me emrat e rinj të qeverisë që ishin pjesë e procesit ‘Fshesa’ ka konfirmuar informatat e portalit Almakos të cilat u botuan me 19 maj të vitit 2019 se ministri i RDK-së, Suhejl Fazliu nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri. Me 19 maj në lajmin me titull ‘EKSKLUZIVE: “Fshesa” e Zoran Zaevit të parin nga Qeveria do ta përjashtojë RDK-në bashkë me Vesel Memedin’,portali Almakos shkruante: Siç mëson Almakos nga burime të mirë informuara, kjo fshesë e Zaevit e paralajmëruar në kulmin e…
Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberal – Demokrate, Goran Milevski është zgjedhur ministër i Pushtetit Lokal në vend të Suhejl Fazliut nga RDK-ja. Milevski gjatë kohë kishte shprehur pakënaqësi për shkak të anashkalimit të partisë së tyre nga pushteti ekzekutiv, edhe pse kjo parti ka më shumë se tre deputetë. Megjithatë me rikonstruimin e tanishëm, PLD-së i është siguruar posti i ministrit të Pushtetit Lokal. Nga ana tjetër, nga RDK janë shprehur të mllefosur dhe të indinjuar nga vendimi i kryeministrit Zoran Zaev, që i la pa ministrinë. Megjithatë, RDK vazhdon të ketë postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe poste…
Gazetari grek Tasos Kostopulos thotë se harta e Maqedonisë në të cilën figurojnë kufinjtë etnik dhe historik të Maqedonisë, për grekët është irredentizëm. Gjatë intervistës javore në Radion Evropa e Lirë, Kostopulos thotë se harta e Maqedonisë që duket pa territoret e shkëputura, përfshin edhe territore greke dhe kjo interpretohet si tentativë për përvetësimin e territoreve të shtetit të tyre. Tasos Kostopulos, gazetar “Për grekët irredentizëm është ajo harta e mirënjohur me kufijtë etnik dhe historik që vlerësohet se është e tërë, pa ndarjet, dhe ajo në njëfarë mënyrë në mënyrë direkte apo indirekte, vlerësohet si tentim për marrje të…
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është duke punuar në zbardhjen e rastit të inçizimit të publikuar ku dëgjohet se si kryetari i komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush malltreton një të punësuar ne kabinetin e tij. Por ato nuk japin asnjë detaj më tepër. Kurse mediat maqedonasekishin shkruar se familjarë të personit që supozohet të jetë viktima Senat Jashar, kanë konfrimuar se ai është thirrur në polici për tu marrë në pyetje. Ata poashtu kanë shkruar se hetimi i MPB-së po vazhdon dhe po shqyrtohet autenticiteti i inçizimit. Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së “Unë edhe mbrëmë shumë prej…
Kryeministri i Maqedonë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se që nga java e ardhshme do të dalin me ndryshimet e tjera kadrovike në pushtetin ekzekutiv në institucionet tjera. “Që nga java e ardhshme do të dalim me ndryshimet e tjera kadrovike në pushtetin ekzekutiv në institucionet tjera. Besoj se këtë proces do të kemi mundësinë që me sukses ta mbarojmë deri në fund të këtij muaji, edhe pse në pyetje janë vetëm disa ditë. Analizat dhe bisedat janë duke përfunduar me njerëzit të cilët ju falënderohemi për kontributet e dhëna por edhe me njerëz nga të cilët kërkojmë që…

