Nikolla Teslla, Ilija Gromovnik, El Çeka janë identitetet e fshehura në platformat e internetit ku mund të dëgjohen të ashtuquajturat bomba për politikanët. Biseda të përgjuara të zyrtarëve të lartë BDI-së të publikuara në rrjetet sociale, shantazhe dhe zhvatje e parave në emër të reklamave për valixhe me biseda të përgjuar ballë për ballë, tekste për afera, në media me identitete të fshehura si Koki, Kiki dhe Friki, janë vetëm disa nga skandalet të cilat në periudhën e kaluar ishin në fokusin e publikut, transmeton REL. Analistët thonë se përshtypja është që i ashtuquajturi “reketim” është kategori që nuk i…
Author: Hamdi Kumanova
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore edhe sot vazhdon dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, me të cilin udhëheqin eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë Ivo Vajgëll dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Për rezultatin nga dialogu i dytë në kuadër të procesit, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për informim, në konferencë të përbashkët do të njoftojnë sot kryetari i Kuvendit, Xhaferi dhe tre eurodeputetët, bashkëudhëheqësi i dialogut – Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje mbajti takim me eurodeputetët, para hapjes së dialogut. Takimin e parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit…
Edhe komuna e Haraçinëss mbrëmjen e kaluar është mbushur me grafite kundër BDI-së. Në redaksin e agjencisë së lajmeve INA kanë arritur fotografu me grafitet në të cilat kërkohet largimi i BDI-së nga kjo komunë. Këto reagime në vendbanimet shqiptare vijnë pas publikimit të përgjimeve nga El-Cheka ku dëgjohen duke biseduar përfaqësues të lartë të BD-së.
Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nga sot dhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë jostabil me reshje të shiut dhe me vetëtima. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 25 deri 35 gradë celsius. Nesër dhe diku në mes të javës moti do të ketë erë të përforcuar ndërsa reshja më të rënda të shiut pritet të ketë gjatë ditës së nesërme. Gjatë periudhës së ardhshme temperaturat do të ulen ndërsa në fund të javës moti pritet të jetë më stabil dhe me më ngrohtë.
Fillojnë punët ndërtimore për ndërtimin e sistemit për ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar, faza e dytë. Fillimi i punës do të shënohet në hyrjen e fshatit Josifovë, Vallandovë. Në fillimin e punëve ndërtimore do të mbajnë fjalim kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë për kryerjen e punëve “Shtarbag”, Goran Rakiq. Ky është një investim kapital për vendosjen e sistemeve bashkëkohore të furnizimit me ujë në bujqësi me vlerë 24.3 milionë euro, një pjesë e të cilave janë para të buxhetit dhe një pjesë kredi dhe grant nga…
Kryeministri Zoran Zaev sot do të dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave që duhet të jenë pjesë e Qeverisë së re kurse propozimi pritet të miratohet gjatë javës së ardhshme në procedurë kuvendare. Pas rikonstruimit të Qeverisë, kryeministri Zaev, paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera ku do të përfshihen drejtorë dhe anëtarë të Këshillave drejtuese të ndërmarrjeve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së sotme pritet të ndërrohen tetë ministra aktual qeveritar. Sa i përket ndryshimeve që ndodhin në LSDM, Zaev njoftoi se tani mbetet të emërojnë nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarë të tjerë të degëve. Ndryshe,…
Prokuroria Publike Shkup ngriti procedurë për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” kundër vozitësit të kamionit që shkaktoi aksident në qarkoren e Shkupit ku humbën jetën dy persona. Gjykata Themelore e Shkupit, me propozim të Prokurorisë, i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në njoftim nga prokuroria sqarojnë në detaje për aksidentin dhe duke vlerësuar rrethanat ligjore, prokurori publik ka kërkuar paraburgim për vozitësin për shkak të dyshimeve se mund të arratiset.Lexo po ashtu: Gjyqtari në procedurë paraprake e pranoi propozimin dhe i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë vozitësit…
Pushteti i i ri që quhej Reformator dhe që kishte qëllim reformimin e institucioneve që ishin kapur nga ish regjimi VMRO-BDI po vazhdon me stilin e vjetër ku ka për qëllim burgosjen, njëllosjen dhe dëbimin e të rinjëve shqiptar. Pas rastit të ditës së djeshme ku u arrestuan katër të rinjë nga Gostivari për shkak se kishin shkruar grafite kundër BDI, sot pushteti LDM BDI ka ngritur padi penale kundër ish-aktivistit të ASH-së nga Kumanova Lulzim Aliti për shkak të siç thonë ,, shpërndarjes së inçizimeve apo të njohura si bomba” ku dëgjohen bisedat e lidershipit të BDI-së për shumë…
Të hënën, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë. Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Dimitrov të takohet me homologen e tij, Margot Walstrom dhe me kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen. Gjatë vizitës së tij, Dimitrov do të marr pjesë në Konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor, ku do të ketë fjalim në panel diskutimin për ngjarjet në vendet e rajonit, me fokus perspektiva e tyre evropiane. Konferenca ministrore në Stokholm është nën organizimin e MPJ-së suedeze dhe Komisionit Evropian./Telegrafi/
Pas aksidentit të djeshëm ku në video incizim shihet një veturë e djegur, vozitësi i kamioni në gjatë dhe dhënie të ndihmës së shpejtë, Sindikata e Pavarur e Policëve kërkon rregulla të reja për kontroll në rrugë. “Ne kur udhëtojmë për në Greqi nuk shohim policë. Kur udhëtojmë në Austri, nuk ka policë. Ka kamera në secilin vend dhe në secilën urë. Ka sinjalizim që sinjalizon dhe jep informacion vozitësit se shpejtësia në atë aks rrugor është 50 kmh në orë. Nuk mund më shumë se 130 kmh në orë. Me lëvizje mbi 130 në orë, në mënyrë automatike lëshohet…
Në Stacionin e autobusit të qytetit në Kumanovë dje personi T.A (61) ka rënë nga skela në lartësi prej dy metrave duke kryer punët ndërtimore. Ai me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, kur i është konstatuar lëndim i rëndë trupor. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer prej ekipit të SPB Kumanovë.
Sofja zyrtare bëri kërcënim me veto në BE nëse nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin. Pendarovski parasheh tensioni me Bullgarinë, lidhur me punën e komisionit të përbashkët të të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij, pranimi i Goce Dellçevit si bullgar është linja e kuqe që vendi unë s’do jetë i gatshëm ta pranojë. “Bullgarët filluan të ankohen në Bruksel për punën e komisionit, ankohen se nuk ka rezultate. Jozyrtarisht, ata thonë se nëse s’ka rezultate, ata do të bllokojnë”, thotë Pendarovski. Edhe kryeministri bullgar Boyko Borissov lëshoi tone të ashpra ndaj shtetit tonë në Bruksel duke vlerësuar se…

