Zëvendës kryeministri Bujar Osmani do të ngrejë padi-penale kundër Aleancës për Shqiptarët për shpifje dhe rrënim integriteti. Këtë e bëri të ditur vet Osmani i cili tha se afati prej 24 orëve për të kërkuar falje ka kaluar. Ai tha se këto raste krijohen nga partitë në mungesë të projekteve dhe programeve për t’i konkurruar, raporton Tv21. “Arrita të pyes për rastin e djeshëm dua fillimisht të them se konteksti në të cilin zhvillohet biseda absolutisht është e interpretuar gabimisht , por edhe emri im fare nuk është i përmendur aty. Bëhet fjalë për një person tjetër. Kjo është e…
Author: Hamdi Kumanova
Pas njoftimit të kryeministrit Zaev se ka mundësi të kemi zgjedhje, disi VMRO-DPMNE nuk kishte qëndrim të qartë? Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski me përgjigje. “Jemi gati për zgjedhje edhe nëse mbahen nesër, ky është problem i vogël. Problemi është se Zaevi bëhet joserioz për komentimin dhe krijimin e çfarëdo lloj strategjie në lidhje me deklaratat e tij, sepse shpesh i ndryshon. Ai tha nëse nuk ka datë në qershor do të ketë zgjedhje, ja nuk ka datë, e shihni se nuk flet për zgjedhje. Ashtu që është joserioze të komentohet Zaevi. Ndryshe ne jemi të gatshëm nesër të mbahen…
Aksionet e fundit të policisë së RMV kundër të rinjve shqiptarë për diasporën shqiptare janë të papranueshme! Kjo metodologji e errët komuniste të ndërpritet menjëherë, thuhet në reagimin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM). Kjo Lëvizje do të njofton qendrat e vendosjes në Washington, Berlin, Paris, Londër, Romë, se kjo qeveri ka dështuar! Reformat e premtuara janë vetëm fjalë boshe, marrëdhëniet ndërnacionale po acarohen dukshëm, sepse gjykata mono etnike për vepër të njëjtë, shqiptarëve ua jep dënimin maksimal, ndërsa sllavo folësve dënimin minimal! “Kjo tregon se ky vend ka marrë tatëpjetën dhe duhet patjetër ndërmerren masa sa nuk…
Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së ju bëhet thirrje institucioneve të veprojnë dhe ta zbardhin rastin në lidhje me incizimet në media për ndërlidhjen e kryetarit të komunës së Shuto Orizares. Sipas partisë, aspektet morale ashtu edhe si integriteti njerëzor janë vlerë që nënkuptojnë sjellje në mënyrë të përgjegjshme. “Përgjegjësi duhet të ketë, ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj”, thonë nga LSDM. Ndryshe në opinion u publikua një audio incizim, ku sipas mediumit thuhet se dëgjohet zëri i kryetarit të komunës së Shuto Orizares se si fut një person në zyrë dhe e rreh. Kryetari Dudush tha se do ta padisë…
Shkruan: Arben Fetai Afera e bombave të reja për BDI-në po tregon se Maqedonia e Veriut është duke rrëshqitur drejt një regjimi të ri autoritar dhe të korruptuar nën udhëheqjen e Zoran Zaev. Tani qyetatarët e kanë të qartë se pse Zaev po mundohet që të sigurojë shkatërrimin e këtyre dëshmive përmes ligjit të ri për Prokurorinë Speciale. Por më shqetësuese se përmbajtja e bombave (të cilat vetëm se konfirmojnë për të satën herë se BDI është një organizatë thellëshisht e kriminalizuar dhe anti-shqiptare nga koka deri të këmbët) është mënyra se si pushteti po e trajton këtë proces. Ndërsa…
Qeveria ka vërtetë agjendë ambicioze reformash dhe me të vërtetë rezultatet vërehen jo vetëm në aspektin politik, sepse perspektivat për vendin në lidhje me pranimin në BE dhe NATO janë përmirësuar, por edhe në nivel ekonomik përmes biznesit, mjedisit të biznesit, arsimit. Dhe me të vërtetë ne japim mbështetje për të gjitha këto procese. Këtë e tha drejtori i FMN-së i angazhuar për konstituencën holandeze-belge, Antoni de Lanoy, në një deklaratë për media pas hapjes së takimit të konstituencës holandez-belg të FMN-së dhe Bankës Botërore, të organizuar nga vendi. Sipas tij, takimi i Konstituencës është mundësi e shkëlqyer ta shprehin…
Rreth 300 punonjës në Ministrinë e mbrojtjes (MM) do të largohen nga ky institucion, shumica e tyre në pension. Në të njëjtën kohë, po përgatitet zgjidhje për vazhdim të karrierës së ushtarëve pasi ti mbushin 45 vjeç. Ata, së bashku me një sektor të tërë të Ministrisë mbase do të bëhen pjesë e një agjencie të re shtetërore e cila, si pjesë e planeve për lirimin e aktiviteteve jo-thelbësore do të kujdeset për “shërbime hotelerike dhe akomodim, mirëmbajtje dhe higjienë të infrastrukturës si pjesë e aktiviteteve logjistike dhe mbrojtjen e disa prej objekteve ushtarake”, është parashikuar në Pasqyrën strategjike mbrojtëse,…
“E dëgjuat bisedën telefonike që tregon si vrasësit e vëllait të një gazetari, kërkojnë nga funksionarë dhe nga kryetari i BDI’së që në vend të tyre të fajësohet dikush që nuk e ka kryer vrasjen? Ju shkon ndërmend të pyesni veten nga kjo afërsi e drejtuesve të BDI’së me vrasës të njerëzve të pafajshëm? Pastaj, e kuptoni tani pse drejtuesit e BDI’së aq nguteshin të miratohej ligji ndëshkues për ata që do i publikojnë ‘bombat’, e që do i shpalosnin fytyrat kriminele të disa drejtuesve të lartë të kësaj partie? Sidoqoftë, ka ardhur çasti kur duhet ta dëshmojmë vetëdijen kolektive,…
Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar pas publikimit të një bisede të përgjuar ku zbulohet tentimi për të fshehur një vrasje, shkruan Almakos. “E dëgjuat bisedën telefonike që tregon si vrasësit e vëllait të një gazetari, kërkojnë nga funksionarë dhe nga kryetari i BDI’së që në vend të tyre të fajësohet dikush që nuk e ka kryer vrasjen? Ju shkon ndërmend të pyesni veten nga kjo afërsi e drejtuesve të BDI’së me vrasës të njerëzve të pafajshëm? Pastaj, e kuptoni tan pse drejtuesit e BDI’së aq nguteshin të miratohej ligji ndëshkues për ata që do i publikojnë ‘bomba’, e…
Kryetari Stevo Pendarovski, në intervistë për “360 gradë” në lidhje me ngjarjet e Kumanovës thekson se gjatë procesit nuk janë përfshirë të gjithë aktorët kyç që kanë marrë pjesë në përgatitjen apo menaxhimin e ngjarjeve. “Informatat e mia janë se gjatë procesit aktual për ngjarjet e Kumanovës nuk janë përfshirë të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në përgatitjen apo në menaxhimin e ngjarjeve”, tha Pendarovski duke thënë se nuk janë përfshirë personat që kanë urdhëruar të bëhet një gjë e tillë për shkak se ka qenë ngjarje me marrëveshje. Në intervistë, kryetari Pendarovski flet për edhe për premtimin e…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, me të cilin do të bashkëkryesojnë eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë, Ivo Vajgëll si dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Siç kumtuan nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do të ketë takim me eurodeputetët, para hapjes së dialogut. Konferencë për shtyp për epilogun e dialogut të dytë në suaza të procesit nesër do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tre eurodeputetët, bashkëkryesues të dialogut – Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn. Takimin…
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga dita e nesërme dhe në ditët në vazhdim moti pritet të jetë jostabil me reshje të shiut dhe me vetëtima. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nga 25 deri 35 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius. Moti gjatë ditëve në vijim pritet të jetë jostabil ndërsa gjatë ditës së nesërme dhe kah mesi i javës pritet të ketë erë të përforcuar. Reshje më të rënda të shiut pritet të ketë nga…

