Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar pas publikimit të një bisede të përgjuar ku zbulohet tentimi për të fshehur një vrasje, shkruan Almakos.
“E dëgjuat bisedën telefonike që tregon si vrasësit e vëllait të një gazetari, kërkojnë nga funksionarë dhe nga kryetari i BDI’së që në vend të tyre të fajësohet dikush që nuk e ka kryer vrasjen? Ju shkon ndërmend të pyesni veten nga kjo afërsi e drejtuesve të BDI’së me vrasës të njerëzve të pafajshëm? Pastaj, e kuptoni tan pse drejtuesit e BDI’së aq nguteshin të miratohej ligji ndëshkues për ata që do i publikojnë ‘bomba’, e të do i shpalosin fytyrat kriminele të disa drejtuesve të lartë të kësaj partie? Sidoqoftë, ka ardhur çasti kur duhet ta dëshmojmë vetëdijen kolektive, kur duhet të ngremë zërin kundër kriminelëve të BDI’së, e të cilët, votën shqiptare e përdorën për të shkelur mbi kufomat tona. Andaj mos heshtni, sepse i barabartë me vrasësit dhe kriminelët, është edhe ai që shtiret se as sheh, as dëgjon gjë. Le t’i mbrojmë edhe gjithë ata që i shpalosin këto të vërteta dhe le ta paralajmërojmë Qeverinë e Maqedonisë se nuk do lejojmë ta burgosë e dënohej të vërtetën dhe pafajësinë, vetëm që t’i mbrojë kriminelët e BDI’së!”, shkroi Kim Mehmeti .



