Debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në emisionin “Debat në Shenja” ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe atyre të partisë VLEN. Një ndër shumë temat që ftuarit diskutuan ishte edhe tema e provimit të jurisprudencës, e cila kërkohet nga studentët shqiptar që të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Afan Elezi tha se deri më tani është deklaruar se provimi do të mund të jepet në shqip, ndërsa ministri i Drejtësisë ka njoftuar se do t’i informojë studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për zgjidhjen. Ai madje u shpreh u prerë, duke thënë se se provimi i jurisprodencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
AFAN ELEZI, VLEN
“Provimi i jurisprodencës ka pasur mundësinë të zgjidhet edhe në vitit 2020, kur është nënshkruar ligji i fundit i provimit të jurispordencës, kurështë miratuar, atëher ka pasur ministra të BDI-së në ministri të Drejtësisë, ka pasur edhe kryetar kuvendi, i cili ka nënshkuar të njejtit, megjithatë nuk është në gjuhën shqipe. Ne tash do ta zgjidhim si çështje dhe do ta bëjmë edhe në gjuhën shqipe, t’ia lëmë ministrit të fletë për detajet”.
Nga ana tjetër, Jeton Shaqiri nga BDI u arsyetua se në kohën e tyre kanë funksionuar mekanizma të tjerë. Në këtë kontekst, ai përmendi patentat e vozitjes, provimin për mësimdhënës dhe atë për drejtorë, duke theksuar se këto procese zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, të cilat janë bërë në kohën e BDI-së.
JETON SHAQIRI, BDI
“Kur përmenden ministrat e BDI-së, të gjithë e dim dhe asnjë emër nuk del, nga momenti i vënjës në përdorim të ligjit del zotri Lloga, që fakt i vërtetë është ka qen bashkëpartiak i kolegut në bashkëbisedim, ka dorëzuar propozim-ligj në parlament,i cili propozim ligj nga kryetari i ri i parlamentit kthehet prap në rishqyrtim”.
Përfaqësuesit e pushtetit dhe atyre të opozitës u përplasen edhe për mos dhe pjesmarrjen në protestë, e cila më 30 shtator u mbajtë në Shkup në mbështetje në ish krerëve të UÇK-së, të cilët janë dënuar në total me 81 vite burgë. Nga VLEN theksuan se nuk janë kundër UÇK-së, por kundër BDI-së, të cilët sipas tyre, ata e politizojnë protestën dhe i marrin meritat. Ndërkaq, nga BDI deklaruan se në protestë nuk janë parë flamuj partiakë, përveç flamurit të UÇK-së, ndërkohë përgëzuan VLEN-it se janë distancuar nga deklarata e minsitrit të drejtësisë, Jeton Shasivari.
Samir Mustafa /SHENJA/
The post (VIDEO) Emisioni “Debat në Shenja”, përplasje verbale ndërmjet dy kampeve politike shqiptare appeared first on TV-SHENJA.


