Në mbledhjen e djeshme të këshillit komunal në Gostivar këshilltari i RDK-së ka lëshuar mbledhjen dhe si pasojë, mazhoranca lokale LSDM-BDI ka ngelur pa shumicën e votave, shkruan Fakte. Kjo si pasojë e acarimit të raporteve mes RDK-së dhe LSDM-së qeveritare, pasi kryeministri Zoran Zaev vendosi t’ia marrë ministrinë e pushtetit lokal partisë së Vesel Memedit. Gjatë ditës së sotme pritet edhe votimi i ministrave të rinj, ndërsa RDK ka paralajmëruar shpalosjen e qëndrimit zyrtar nëse plani i Zaevit realizohet. Burime partiake theksojnë se është pothuajse punë e kryes se nesër RDK do të tërheq të gjithë funksionarët e saj…
Author: Hamdi Kumanova
Arafat Muaremi, drejtori i Policisë Financiare, mbrëmë në emisionin “24 Otvoreno”, deklaroi se po hetohet se si ish presidenti Ivanov ka arritur deri tek banesat e reja. Kryetarja e Antikorrupcionit Biljana Ivanovska tha se nëse ata vërtetojnë se patundshmëria e një funksionari është rritur përnjëherë në krahasim me të ardhurat e tij, mund të hapet procedurë për hetim të gjendjes së pasurisë. “Është fakt që kemi obligim ligjor të bashkëpunojmë dhe nga Antikorrupcioni kanë kërkuar asistencë të ndihmojmë në pjesën e hetimit financiar dhe vërtetimin e dallimit të saktë të pasurisë që është paraqitur në mënyrë legale dhe pasuria që…
Me 25.06.2019 në ora 09.40 në vendkalimin kufitar në Jazhincë, gjatë kontrollit të veturës së tipit ‘Folksvagen golf’ me targa nga Kosova që e ka drejtuar L.P.(53) nga Kosova, është konstatuar se numri serik i veturës është falsifikuar, transmeton Almakos. L.P. është arrestuar, ndërsa vetura është konfiskuar. Më vonë ai është dorëzuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Kryeministri Zoran Zaev sot në intervistë për Sitel zbuloi arsyen e vërtetë për dorëheqjen të ministrit të Financave, Dragan Tevdovski. “Arsyeja e dorëheqjes së ministrit Dragan Tevdovski është për shkak se hyj unë”, tha Zaev. Zaev vlerëson se Tevodvski dhe ministria e tij bënë reformat më të mëdha së bashku me reformat tjera që ndodhën në vend. “Falë asaj ministrie u rritën pagat minimale në shtet dhe u hoq taksa radiodifuzive”, tha Zaev./Telegrafi/
Edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndarë mjete për titullin e kampionit evropian në mundje. Për Besir Alilin ka ndarë 1 milion denarë, e ndërkaq për Klubin e Mundjes “Liria” 300 mijë denarë, transmeton Portalb. Siç njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, vendimi për shpërblim është marrë në seancën e sotme të Qeverisë. Gjithashtu Agjencia për Rini dhe Sport ka ndarë 1 milion denarë shpërblim për titullin e kampionit evropian në mundje. 800 mijë denarë do të shkojnë për mundësin Besir Alili, e ndërkaq 200 mijë denarë për Klubin e Mundjes “Liria”. Këto sot u bënë të ditura…
Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi në një emision në TV24, ka konfirmuar se sh kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, është ftuar në bisedë informative që të japë deklaratë në Policinë Financiare, njofton Portalb.mk. “Zoran Stavreski u ftua në Policinë Finaniare në bisedë informative për një lëndë që është në procedurë parahetimore dhe i njëjti pasi që ka dhënë dëshmi përpara përfaqësuesve të Policisë Financiare ka shkuar”, deklaroi Muaremi. Ndryshe Stavreski, është i dyshuar në lëndën e Prokurorisë Speciale “Dhurata”, në të cilën bashkë me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kanë arritur marrëveshje me të…
Ministria e Kulturës punon në mënyrë aktive dhe intensive në tekstin e ligjit të ri për ta realizuar interesin publik në kulturë, si dhe në marrëveshjen kolektive që do të rezultojë nga ky ligj. Ministria e Kulturës punon në mënyrë transparente në normativën e re më tepër se një vjet me debate publike dhe me përfshirjen e të gjithë faktorëve në kulturë, duke i përfshirë përfaqësuesit e SPKM-së në trupat e punës për ta përpiluar ligjin dhe marrëveshjen kolektive për kulturë. Në procesin e paradokohshëm të nivelimit të rrogave që pasoi pas shumë vitesh padrejtësi në ndarjen e rrogave në…
Në pyetjen se a e priste një vendim të tillë për rastin “Tanku”, Jankullovska për “Alsat” tha se “Ky është vendimi gjyqit” Ish-ministrja për Punë të Brendshëme, Gordana Jankullovska nuk ka dashur të përgjigjet nëse ajo priste që Gjykata e Lartë, e drejtuar nga Jovo Vangellovski, ta shpëtojë atë nga burgu dhe t’a mundësonte një verë të qetë. Jankulloska duhej të paraqitej në burgun e Idrizovës më 1 korrik, por Gjykata e Lartë vendosi të anulohet vendimi për mbajtjen e burgut prej katër vjetësh për blerjen e “Mercedesit” të blinduar luksozë. Jankulloska me anë të një mjeti të jashtëzakonshëm juridik…
Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e shërbimeve të shtetit sot ka emëruar dy deputetët Artan Grubi nga BDI dhe Trajko Dimkov nga VMRO-dpmne që të bëjnë përzgjedhjen e të punësuarve të ish DSK tani ASK. Duke u nisur nga parimi i reformave në gjyqësi prokurori, sektorin e shërbimit të shtetit (nga DSK në ASK) me qëllim që ish- DSK tani ASK të arrihet besueshmëria e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për sigurinë e Shtetit dhe qytetarëve, Aleanca për Shqiptarët sugjeron komisionin parlamentar dhe shumicën parlamentare se me zgjedhjen e Grubit dhe Dimkov, të cilët nuk kanë aftësi profesionale për…
Sot, ministri Sadulla Duraku ka dhënë dorëheqje nga funksioni ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësiror për shkak të asaj se është propozuar për ministër në ministrinë e re për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, shkruan Almakos. “Ju falëminderohem Juve dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë si dhe përfaqësuesve në Parlament për besimin e dhënë dhe nderin që të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes në mjedisin jetësor në Republikën e Maqedonisë Veriore. Dua të theksoj se në periudhën e kaluar derisa e kam kryer funksionin jemi përballur me sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe progresin e mjedisit jetësor.…
Drejtori i Institutit Publik, Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve në Shkup, Fatmir Ejupi, kuadër i partisë Alternativa sot është takuar me kryesuesin e OSBE-së, Mirosllav Lajçak, transmeton Almakos. Me këtë rast para fëmijëve dhe opinionit publik janë prezantuar projektet e përbashkëta midis këtij institucioni dhe OSBE-së. Ejupi në fjalimin e tij përshëndetës i falënderoi OSBE-në për ndihmën dhe prezantimin e rezultateve nga projektet e zbatuara në kuadrin e projektit “Ndërtojmë ura”. “I nderuar kryesues i OSBE-së, z. Mirosllav Lajçak, i nderuar shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Klemens Koja, i nderuar zëvendësshef i Misionit të…
Zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska sot tha se nuk ndodh për herë të parë që kryeministri të jetë edhe ministër. Kështu shembuj kemi edhe në Greqi, ndërsa tani kemi edhe në Zelandën e Re. “Shpesh ndodh kur kryeministrat dëshirojnë theks të veçantë të vendosin në një çështje të caktuar, të tregojnë se edhe atë sektor do ta mbulojnë. Dhe ky është mesazhi të cilën dëshiron ta dërgojë kryeministri në situatën se kur treguam rezultate në planin integrues, bëhemi anëtare e NATO-s, do të fillojmë bisedimet me BE-në, mesazhin të cilën e morëm nga qytetarët është se tani na duhen rezultate në…

