Ministria e Shëndetësisë (MSH) në rrjedhë e ka thirrjen për motrat medicinale për të treguar interes për punë, e cila do pritet të përfundojë më 30 qershor 2019. Në thirrje mund të paraqiten të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën e mesme, arsimit e lartë apo studimet deri në 3 vjet, punë praktike dhe provimin profesional. Puna në kohëzgjatje prej 6 muaj do të mund të kryhet në institucionet shëndetësore publike, shtëpi të shëndetit dhe spitale të përgjithshme me veprimtari të zgjeruar. Për t’u paraqitur në thirrjen publike të MSH-së, duhet të evidentoni: emrin dhe mbiemrin, vendbanimin, kontakt-telefonin dhe adresën e postës elektronike…
Author: Hamdi Kumanova
Në hapësirat e Ministrisë së Kulturës sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës ministër i Kulturës, ndërmjet ministrit të deritanishëm, Asaf Ademi, dhe ministrit të sapoemëruar, Hysni Ismaili. Ministri i deritanishëm i uroi mirëseardhje të përzemërt ministrit të sapozgjedhur, Ismaili, dhe i uroi suksese në tejkalimin e sfidave lidhur me realizimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Kulturës. Ministri i sapoemëruar, Ismaili, premtoi se do të vazhdojë ta zbatojë programin e Qeverisë duke u angazhuar në zbatimin e projekteve në fushën e kulturës që janë në interes të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministri…
Nikolla Gruevski nuk ka paraqitur kërkesë për apanazhë, konfirmon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Deputetët ia konstatuan dorëheqjen më 11 qershor dhe pas kësaj ai duhej të paraqiste kërkesë për apanazhë brenda 30 ditëve. Nëse Gruevski paraqet kërkesë për apanazhë do të merr pagë të plot të deputetit në shumë mbi 60.000 denarë në periudhe prej një viti. Kërkesa për apanazhë nuk ka paraqitur as Pavle Bogoevski i cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pas publikimit të audio inçizimeve./Telegrafi/
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov udhëton sot për kryeqytetin bullgar, ku pret që të gjejë zgjidhje në frymën e fqinjësisë së mirë për temën e Goce Dellçevit. Për emisionin “Samo Vistina”, mbrëmë ai tha se po përgatitej për takimin duke lexuar letra origjinale nga revolucionari. “Në kohën e heroit tonë, Goce Dellçev, nuk kishim shtet dhe ai mori pjesë në një themel të madh të shtetësisë sonë, në krijimin e një kombi politik, i cili është shumë afër krijimit të identifikimit etnik. Fundjavën e kaluar gjeta një arkiv dhe lexova letra origjinale nga Goce Dellçevi që ai i dërgoi Nikolla…
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili ndodheshe në paraburgim shtëpiak prej disa muajsh, është arrestuar mëngjesin e sotëm dhe pritet të dërgohet në burgun e Shutkës. Bashkë me të mëngjesin e sotëm janë arrestuar një prokuror shtetëror i Qytetit të Shkupit, rreth pesë të punësuar në ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, noter, të punësuar në Kadastër një biznesmen, me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa jo zyrtarisht bëhet fjalë për tokë shtetërore të…
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska mori pjesë në Forumin e Brukselit të Fondit Marshall Gjerman, ku paneli qasjen e vendosi në inovacionet dhe qasja e re drejt sigurisë foli për NATO-n, reformat e brendshme dhe proceset e demokratizimit të shoqërisë, por edhe qasjen e re dhe mënyrën e të menduarit të liderëve. “Mënyra e re dhe e ndryshme e të menduarit politik dhe sjelljes ka ndryshuar rrjedhën të cilën e kishte vendi im. Kur ne u zgjodhëm si një qeveri e re, dy vjet më parë, ishim të bindur se ne duam të ndryshojmë status-quon dhe se do të prezantojë…
Në letër, vendi ka krijuar një kornizë mjaft të gjerë politike, ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, por sistemi nuk është i suksesshëm, theksojnë nga “GRECO”, një grup vendesh kundër korrupsionit në rrethin e pestë të zhvillimit të vendit. “Edhe pse Prokuroria Speciale ka formuar raste në gjykatë për disa raste të korrupsionit të nivelit të lartë që dalin nga skandali i përgjimeve, prokurorët në përgjithësi nuk ndjekin penalisht raste sistematike të profilit të lartë ose rastet e ndjeshme politike. Vlerësohet se përparimi në këtë fushë varet fort nga fakti nëse gjyqësori në vend mund të fillojë…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, i përfaqësuar nga studentët Anila Pollozhani dhe Leonora Osmani mori pjesë në trajnimin e fundit në kuadër të Projektit Youth Erasmus + KA2 (IFCHEESE), me titull Fokusi inovativ i djathërave malorë të kombinuar me bimë aromatike duke ruajtur metodat tradicionale të prodhimit”. Prodekani për shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani theksoi se projekti në fjalë ka filluar në nëntor të vitit 2017 dhe synon mbrojtjen e metodave tradicionale të prodhimit të djathërave, duke krijuar teknika të reja të marketingut me e-platformën komerciale. “Projekti do të zgjasë…
Nëse doni të jeni të sigurt, ky duhan kultivohet në arën time. Ta shohin populli se a është i njëjtë duhani që e kanë marr ata dhe ky i riu…. Një ditë pas aksionit policorë kundër kontrabandës së duhanit, i zoti shtëpisë që u bastis dje nga Policia Financiare thotë se duhanin e kultivojnë brez pas brezi dhe kanë 3 hektarë të mbjellur. Duhanin që ia morën dje thotë se ka qenë i vitit të kaluar, kurse disa dënga që i kanë mbetur të grirë e të pa përpunuar, thotë se do ta paketoj për ta shitur me pakicë në…
Nuk pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski. Pas prezantimit të Ligjit të ri për energjetikë sot në Ohër, sqaruan se pas hapjes së ofertave për tenderin e shpallur nga furnizuesi universal i energjisë elektrike, kompania e sapoformuar “EVN Home” dhe llogaritjet e bëra me parametra të tjerë të mbuluar në proces, çmimi i energjisë elektrike do të formohet të premten . “Në përputhje me procedurat që ekzistojnë, ka rregulla për furnizimin me energji elektrike që do të duhet t’i zbatoj furnizuesi universal.…
Kryetari dhe deputeti i RDK-së, Vesel Memedi sot paralajmëroi se në Kuvend do të dorëhiqet nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe se do të dorëzojë mandatin e deputetit. Ai këtë e fitoi si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët që ishte bashkë me ASH-në, Unitetin dhe RDK-në. Por sipas listës së kandidatëve për deputetë të Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Arta Toçi nga Tetova pritet të jetë deputete pasi që radhitet e treta në listë, ndërsa pas saj vjen edhe Agon Ferati, informon INA. Profesoresha Arta Toçi ishte zv/ministre e jashtme, por që u dorëheq pas largimit të ASH-së nga…
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ka dorëzuar kallzim penal kundër 29-vjeçarit N.S.nga fshati Shemshovë e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale sulm ndaj personi zyrtarë gjatë kryerjes së detyrimeve të sigurisë,, më datë 24 qershor 2019, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, personi i lartëpërmendur e ka sulmuar pjestarin e policisë i cili ka qenë duke kryer detyrimet zyrtare.

