Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim nga autoritetet hungareze për vendimin e Gjykatës në Budapest për të mos e ekstraduar ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski. Zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristovski thotë se ata nuk kanë ndonjë informacion shtesë nga Gjykata hungareze përveç atyre të njoftuara nga mediat, se Gruevski nuk mund t’i dorëzohej vendit nga i cili kishte ikur për shkak të azilit të tij. “Nëse marrim ndonjë njoftim me shkrim, unë do t’ju informoj. Shpresoj për kërkesën tonë dhe ka pasur disa kërkesa, njëra është pas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës, dhe tjetra pas aktakuzës,…
Author: Hamdi Kumanova
Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili është në paraburgim shtëpiak, avokati shtetëror për Qytetin e Shkupit, rreth 5 të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, noterë, të punësuar në Kadastër dhe një biznesmen, i cili është dashur t’i punojë shkallët spanjolle, sot janë arrestuar nga MPB, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, njofton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për “Punë jo të përgjegjshme në shërbim”, ndërkaq nëpër mediat maqedonase shkruhet se bëhet fjalë për vend shtetëror, të cilën Ministria e Transportit…
Nuk shoh pengesë në atë që shefja e PSP-së, Katica Janeva të jetë ushtruese e detyrës derisa ligji ende nuk është në fuqi, theksoi prokurori special publik, Gavril Bubevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para konferencës përfundimtare për reformat në gjyqësi nga Blupring grupi. “Për cilin do tjetër nga brenda nuk shoh mundësi sipas Ligjit për prokurori speciale publike, sepse ekipi e përzgjedh prokuroren speciale publike. Por, megjithatë, me interpretimin e dispozitave nga Ligji për Prokurori publike për PSP-në nuk është e ndaluar të ketë, të paktën derisa ligji është në fuqi, gjegjësisht edhe një vit të jetë…
Procesi i ndryshimit në LSDM po përmbyllet, në interes të qytetarëve dhe përshpejtim të proceseve. Në përputhje me kompetencat statutore, kryetari i LSDM-së ka emëruar 40 kryetarë të rinj të Organizatave komunale të partisë. Kryetarë e sapoemëruar të Organizatave komunale janë: 1. Marko Gjorginoski – OK Gazi Babë 2. Zllatko Quriçevski – OK Manastir 3. Jane trajkov – OK Negotinë 4. Borçe Minov – OK Bosilovë 5. Dragolub Filipovski – OK Gostivar 6. Gabriela Ristoska – OK Kërçovë 7. Vllatko Andonovski – OK Makedonska Kamenica 8. Sinisha Radeski – OK Makedonski Brog 9. Sime Shurbevski – OK Mogillë 10. Stevo…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave informon se me largimin nga funksioni ministër të Lupço Nikollovskit nuk do ta shfrytëzojë mundësinë ligjore për përdorim të apanazhit. Ky vendim i Nikollovskit është nga arsye morale dhe në interes të qytetarëve. “Ky nuk është mohimi i vetëm i përfitimeve që Nikollovskit ligjërisht i takojnë si funksionar. Në dy vitet e kaluara të gjitha mëditjet për udhëtime zyrtare, Nikollovski i ka donuar në SOS fshatrat e fëmijëve, thekson MBPEU.
VMRO-DPMNE-ja e konsideron si sulm brutal politik të dirigjuar nga pushteti aksionin e sotëm policor ndaj anëtarëve dhe ish funksionarëve të kësaj partie. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për vepër kriminale por për interpretim të ndryshëm të procedurave ligjore të cilat vlerësojnë se janë ndodhi e zakonshme në administratë. Partia opozitare është e bindur se pas një ose dy vitesh, personat e akuzuar do të dëshmohen si të pafajshëm. VMRO-DPMNE-ja është e mësuar me përndjekje dhe presione. Le t’i ndjekin anëtarët e VMRO-DPMNE-së por mos t’i ndjekin nëpunëset e pafajshme të cilat vetëm kanë bërë punën e tyre. Ky është…
Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski tha se anulimi i vuajtjes së dënimit prej katër viteve burg për Gordana Jankullovska nga ana e Gjykatës Supreme është e palejueshëm. “Vlerësoj se Ligji për zbatimin e sanksioneve është i qartë dhe i jep mundësi gjykatës deri në momentin kur foshnja të mbush 1 vjet, për shkak të drejtës së foshnjës dhe nënës, të anuloj zbatimin e sanksionit përkatës. Nuk e kam parë vendimin e Suprës dhe për çfarë arsye ka vepruar, nëse është aspekti human ose diçka tjetër ka marrë parasysh, por Ligji për zbatimin e sanksioneve është ashtu i rregulluar”, ka thënë…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve është pyetur në lidhje me aksionin policor në fshatin Luboten të Shkupit, ku u sekuestrua sasi e madhe e duhanit. Spasovski tha se nga 400-500 shtëpitë kontrolle ka pasur në vetëm 9 objekte dhe se objektiv nuk kanë qenë të gjithë qytetarët, por vetëm ata që sipas tij, kanë bërë tregti ilegale me duhanin. “E dini se ka ndalesë ligjore për llojin e duhanit ‘virxhinija’. 14 ton janë konfiskuar. Janë marrë 5 makina për prerje të duhanit nga fshati, që është absolutisht e ndaluar”, tha…
Zv/Kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, asnjëherë nuk e ka takuar këshilltarin e kryeministrit Zoran Zaev, përgjegjës për marrëdhënie me Francën, Lubço Zafirovski, ka thënë nga foltorja e Kuvendit deputeti Antonio Milloshovski. Sipas tij është e pamundur një këshilltar i tillë mos të bashkëpunojë apo të ndihmojë në proceset për përmirësim të marrëdhënieve me Francën dhe përparim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Çuditërisht ky këshilltarë për të cilin nuk dihet saktë se për çfarë është i angazhuar dhe paguhet me pagë prej 1200 eurove, nuk posedon transaksion bankar në Maqedoni dhe paratë e honorarit i…
Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për përvetësim, gjegjësisht shitja e tokës shtetërore me çka është dëmtuar buxheti i Maqedonisë me mbi 2,5 milion euro. Midis të arrestuarve gjendet edhe një pronar i një firme dhe një avokat. Alsat mëson se të arrestuar janë nëpunës shtetërorë në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, të punësuar në kadastër si dhe noterë. Aksioni policor ka të bëjë me ndërtimin e tre hoteleve në tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar nga ana e kundërt e parkut të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu të njëjtët akuzohen se kanë manipuluar me tokë shtetërore edhe në parcelat ku duheshe të…
Alsat mëson se Emilija Radojkova është avokatja e shtetit në mesin e të arrestuarve. Emilija Radojkova para gati 5 muajve ka lënë punën në Avokaturën Shtetërore dhe Kuvendi e ka emëruar në Komisionin për shqyrtimin e ankesave të shkallës së dytë. Ajo mësohet të jetë gruaja e gjykatësit në Apel, Gjoko Radojkov i cili paraprakisht ka qenë ushtrues detyre i kryetarit në Gjykatën Themelore Shkupi 2. Emilija Radojkova dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës kur ka qenë avokate shteti.
Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, në periudhën prej orës 6:00 deri në mesnatë, ka bërë kontroll të shtuar të veprimit për zbulimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjete në rrethinën e Shkupit. Gjatë kontrolleve janë zbuluar 52 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes. Janë zbuluar edhe 58 raste tjera të thyerjes së rregullave në komunikacion për të cilët janë lëshuar 36 urdhërpagesa të obligueshme dhe 22 urdhërpagesa për kundërvajtje. Gjithashtu gjatë aksionit kontrollues policia ka zbuluar edhe 20 raste të shkeljes së rregullave në komunikacion…

