Author: Hamdi Kumanova

Në shtet përgjegjësi duhet të ketë për secilin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në komentin për rastin të cilin gazetari Branko Geroski e parashtorn në shkrimet e tij për gjoja reketin nga ana e personave me pseudonime, informon Koha.mk “Dëshiroj t’ju bind edhe juve edhe opinionin se gjithçka që do të kërkohet nga Ministria nga ana e Prokurorisë, e cila dje informoi se është rast i hapur, ne do të jemi këtu që të mund t’i sigurojmë të gjitha dëshmitë materiale dhe të ndriçohen të gjitha këto raste. Kjo është mirë, të kemi hapje të secilit…

Lexo më Shumë

Me muzikë dhe vallëzim filloi parada e parë “krenarisë” që u mbajt në Shkup. Pjesëmarrësit e paradës arritën në Parkun e qytetit, ku këngëtarja Tamara Todevska këndoi këngën “Proud”. Ajo ua kushti këngën të pranishmëve për shkak se teksti i këngës është që secili duhet të ndihet krenar për atë që është. Me banderola në race dhe flamuj me ngjyrat e ylberit, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e Shkupit. U vërejt edhe prania e pjesëmarrësve nga më shumë shtete si Bullgaria, Greqia, Serbia, Britania e Madhe. Përderisa mbahej parada dhe pjesëmarrësit marshonin drejt rrugëve mund të vërehej përshëndetja e qytetarëve por…

Lexo më Shumë

Në kohën që sot në Shkup u mbajt e a.q. “Parada e krenarisë”,që ka për synim afirmimin e të drejtave të komunitetit LGBT, AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë, që i mbron vlerat e moralit tradicional familjar, deklaron se ajo distancohet nga një organizimin i tillë dhe bën thirrje që mbështetësit e saj të mos marrin pjesë në të. Për Alternativën një organizim i tillë bie ndesh me vlerat konservatore dhe autoktone të popullit shqiptar në Maqedoni, por jo vetëm, dhe si i tillë mund të jetë më shumë provokues për njerëzit me përcaktim konservator sesa që mund…

Lexo më Shumë

Me 28.06.2019 në ora 14.35 në udhëkryqin nga bulevardi “Jane Sandanski” dhe rrugës “ 23 tetori” në Shkup, O.S.(20) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e tipit “Pezho 407” me targa nga Shkupi, e ka goditur një adoleshente nga Shkupi, e cila është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Viktima është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “nervozi e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së është e madhe për shkak se s’mund ta mbrojnë krimin e regjimit”. Nga LSDM thonë se Mickoski frikësohet nga drejtësia, duke marrë parasysh se i dyshuari Dimitar Dimovski është pjesë e firmës së përbashkët bashkë me Mickoskin, që fiton vend shtetëror për biznese me hidro-centrale nga Qeveria e Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga LSDM shtojnë se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen para institucioneve gjyqësore. “Koha kur gjyqësia dhe prokuroria ishin organe partiake përfundoi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë. Ligjet…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut është në mënyrë absolute e gatshme për fillim të bisedimeve me Bashkimit Evropian në Tetor, ndërsa BE s’ka argumente kundër nisjes së procesit”. Këtë mesazh e thanë dje ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Dimitrov dje nga Sofja tha se nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane dhe nëse vende nuk merr datë për nisjen e bisedimeve, do të dërgojë mesazh të keq në gjithë rajonin se ka mundësi të mos vlejë që të investohet në kapital politik në kompromise evropiane dhe të punohet në reforma. “Jemi të fokusuar në…

Lexo më Shumë