Author: Hamdi Kumanova

“Puna duhet të vlerësohet” është mesazhi i grafiti që u shfaq te stadiumi në Shtip e që u përpunua nga një grup i artistëve të rinj. “Mesazh nga ish punëtorët të tekstilit, punëtorët të tashëm, aktivistë, të rinj nga qyteti jonë dhe artist grafiti”, njoftuan organizatorët e këtij aksioni. Artistët më herët ishin pjesë e punishtes “Hapësira aktive të bashkësisë për ndryshime qytetare” që u organizua nga “Glaven tekstilec”.

Lexo më Shumë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali. Dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30 vjeçare. Kliko per me shume info Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një makinë Renault Twingo. Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova për ‘BNT’ tha se “Bashkimi Evropian bëri gabim të madh me anulimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për tetor”.  “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbetën të zhgënjyera. Jam e bindur se Bashkimi Evropian nuk mund të pretendojë të jetë lider botëror, të ndërhyjë dhe parandalojë konflikte të ndryshme, nuk mund të ulet si partner i barabartë me të mëdhenjtë nëse nuk siguron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e zgjerimit politik të BE-së”, tha Joteva. Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut dha përpjekje të mëdha për…

Lexo më Shumë

Delegacione të shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë të bashkuar në Unionin Makedon dhe delegacioni kuvendor i përbërë nga Tatjana Prentoviq dhe Trajço Dimko, sot do të vendosin kurora me lule në Monumentin e fëmijëve refugjatë – viktima nga Lufta qytetare në Greqi në vitin 1946-1949 në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup. Monumenti i fëmijëve refugjatë është zbuluar më 30 qershor të vitit 1968 kur në Shkup u mbajt takimi i parë botëror i fëmijëve refugjatë. Pas vendosjes së luleve në Monument shënohen 70 vjet nga fundi i Luftës qytetare në Greqi.

Lexo më Shumë

Dje në Shkup në organizimin e Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) u mbajt Evalvimi i Shkollës Rinore Ballkanike dhe Programi Përmbyllës, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Ministri Ismaili para pjesëmarrësve të shkollës rinore theksoi se realizimi i një ngjarjeje të tillë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të madhe për t’i zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendit tonë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit. Ai shtoi se zbatimi i projektit do të mundësojë që kombet e ndryshme të cilat jetojnë në hapësirat ballkanike më…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe me erë të dobët në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri 18 gradë celsius ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 25 deri 33 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe me erë në drejtim verior ku temperatura maksimale do të arrijë 31 gradë celsius. Java që vjen pritet të jetë e nxehtë ndërsa të hënën në gjithë vendin pritet të jenë mbi 30 gradë celsius temperaturat, ndërsa të martën deri të enjten do të tejkalojnë 35 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore në Strumicë  ka ngritur procedurë hetimore kundër një gruaje të dyshuar për vrasje në tentativë. Ajo dyshohet se më 7 qershor u përpoq ta privonte nga jeta burrin e saj në një shtëpi familjare në fshatin Ilovica. Kur burri i kërkoi asaj të gatuajë kafe, ajo vendosi një herbicid të lëngshëm në filxhan dhe ia dha për të pirë. Burri e kishte pirë kafenë,  dhe doli në oborr dhe ra pa vetëdije.

Lexo më Shumë

Mbrëmë nga ora 23:00 deri në orën 5:00, Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup zbatoi kontroll për zbulimin e shoferëve që drejtojnë makinat nën ndikimin e alkoolit. Te 32 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, ndërsa dy shoferë kanë refuzuar të kontrollohet. Të gjithë 34 shoferët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe u janë marrë lejet e vozitjes. Gjatë aksioni të mbrëmshëm janë zbuluar edhe 46 shkelje të tjera në komunikacion ku ka pasur edhe dënime./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM bie. Pushteti është i frikësuar dhe për këtë arsye bën trysni dhe kërcënime”. “Zaev është në rrugën që ta rrezikojë ardhmërinë e shtetit. Ky pushtet nuk ka kapacitet të zbatojë reforma, dhe për këtë shkak nuk kanë filluar bisedimet me BE-në”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas kësaj partie, Zoran Zaev gjithçka që ka premtuar ka gënjyer dhe se edhe pse ka premtuar fshesë, vetëm Tevdovski nuk është. “Qytetarët nuk panë asgjë pozitive nga kjo Qeveri. Bujqit hedhin prodhimin e tyre, arsimi është degraduar, shëndetësia është e shkatërruar së bashku me sistemin…

Lexo më Shumë

Në Ohër dhe në Manastir pasdite në ora 15:01 u regjistrua tërmet me intensitet prej katër, respektivisht tre ballë sipas shkallës makroseizmike evropiane, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit dy ballë. Epiqendra e tërmetit me 4,7 ballë sipas Rihterit gjendet 180 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipëri, në rajonin epiqendror të Korçës. Tërmetin e regjistroi rrjeti telemetrik seizmologjik në shtet me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e përkrahur nga Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.

Lexo më Shumë

Në shtet përgjegjësi duhet të ketë për secilin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në komentin për rastin të cilin gazetari Branko Geroski e parashtorn në shkrimet e tij për gjoja reketin nga ana e personave me pseudonime, informon Koha.mk “Dëshiroj t’ju bind edhe juve edhe opinionin se gjithçka që do të kërkohet nga Ministria nga ana e Prokurorisë, e cila dje informoi se është rast i hapur, ne do të jemi këtu që të mund t’i sigurojmë të gjitha dëshmitë materiale dhe të ndriçohen të gjitha këto raste. Kjo është mirë, të kemi hapje të secilit…

Lexo më Shumë