Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30 vjetorin e themelimit. Në urimin e VV-së thuhet se LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Ibrahim Rugovën. “Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka reaguar për mos dekorimin e qytetit në prag të festave të fundvitit, nga ana e Komunës së Pejës, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim. AAK e Pejës konstaton se një vëprim i tillë tash e disa vite, për fat të keq, është kthyer në dukuri për pushtetin aktual të Pejës. “Një veprim i tillë skandaloz dhe fyerje për qytetarët dhe veçanërisht për bashkatdhetarët tonë që vizitojnë vendlindjen në prag të këtyre festave. I pajustifikueshëm është çfarëdo arsyetimi i komunarëve për këtë mosveprim, në një periudhë kur të njëjtit çdo…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, patën paralajmëruar se do të jenë të mjaftueshme 72 orë për të arritur një marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Do të takohemi për ta kryer, brenda 72 orëve apo më pak se 100 orëve, marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, pati thënë Kurti më 22 nëntor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 nëntor, ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Megjithatë, të…
Kjo qeveri është shumë efikase kur rrit obligimet e qytetarëve dhe rrit çmimet për ta, por është shumë joefikase dhe neglizhente në përmbushjen e premtimeve që vetë ndër vite i kanë bërë para qytetarëve. Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e tregtarëve të tregut të gjelbër, dhe kërkojmë nga ndërmarrja Tregu i Shkupit të ndalojë me masat dëmprurëse për këta tregtarë që kanë vendosur që në mënyrë të ndershme të fitojnë bukën e gojës. Në vend se të rrisin çmimet për qira, më mirë le të përfundojnë projektin që e kanë premtuar qysh në vitin 2012! Programi zgjedhor i BDI-së i…
Dita e Komunës së Gostivarit 23 – Dhjetori sot ishte shënuar me solemnitet rasti në të cilën janë ndarë mirënjohje. Pushteti lokal ka bërë retrospektivë të projekteve, që janë realizuar dhe kanë filluar në vitin 2019. Kryetari i Komunës, Arben Taravari përmendi se pushteti qendror duhet në mënyrë konsekuente ta respektojë shpërndarjen e mjeteve sipas ndarjes territoriale dhe proceset e decentralizimit. Ai u përqendrua edhe në festën, për të cilën tha se kthehet në datën e vjetër, e cila në të vërtetë është dita kur është formuar Këshilli i parë shumëpartiak i komunës.
Në Qendrën e Shkupit afër stacionit të autobusit Rekord është incizuar një video ku shihen se si rrihen dy grupe. Personat në fjalë fillimisht bisedojnë mes vete ndërsa njëri prej tyre incizon. Pastaj, katër persona me boksa dhe shqelma godasin dy djem. Në video dëgjohen fjalë fyese. https://youtu.be/v0Z9xwWerZg
Qytetarët nuk besojnë se autostrada Ohër -Kërçovë do të jetë gati deri në vitin 2021 ashtu siç premtoi Qeveria. Në rrugën nga dalja e Ohrit deri në aeroport, vërejtëm mezi pesë punëtorë nga Shqipëria, që punojnë në autostradë. “Në vitin 2025 ndoshta po, por jo më herët. Ne nuk kemi siguri. Ne nuk kemi një mbikalim dhe nuk ka siguri” “A i shihni punëtorët në rrugë? Shumë pak, tani do të ketë edhe më pak” Megjithëse rruga 57 km e gjatë supozohej të ishte gati në 2017, pothuajse tre vjet kanë kaluar që atëherë, dhe gjërat ende po shkojnë me…
In Qendra Kombëtare e Konservimit – Shkup, sot e shënon 70-vjetorin e ekzistimit. Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në ceremoninë theksoi se Ministria e Kulturës vazhdimisht e ndjek dhe e mbështet punën e Qendrës Kombëtare të Konservimit, si organizata më e vjetër në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Ai theksoi se ky institucion ka një rëndësi thelbësore edhe për fushën arsimore dhe shkencore dhe shtoi: “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë kulturore që është në prioritetet e Strategjisë së Kulturës së kësaj Qeverie, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat…
Shkalla e personave të varfër në vend vitin e kaluar ka qenë 21.9 përqind ose rreth 455 mijë qytetarë, që paraqet ulje në krahasim me vitin 2017 kur ajo ishte 22.2 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistika. Bazë e llogaritjeve të varfërisë , siç kumtojnë nga ESHS, janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 përqind të të ardhurave mediale ekuivalente. Duke analizuar sipas ekipeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy persona nën kujdes në vitin 2018 është 22.0 përqind. Sipas statusit më frekuent të aktivitetit…
Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale, edhe përkundër mospajtimeve të deputetëve nga pozita dhe opozita, ditën e sotme e zhvilloi vazhdimin e seancës, ku mes tjerash në rend dite ishin edhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtë, gjegjësisht rritjet e paralajmëruara të pensioneve prej 700 denarë. Diskutimet për amendamentet për ligjin e kaluar dhe tash ndryshimet duhet të miratohen në seancë plenare, me çka edhe zyrtarisht nga 1 janari pensionistët do të kenë rritje të pensioneve për 700 denarë. Në seancën e Komisionit u refuzuan dy amendamente të partisë opozitare VMRO-DPMNE, ku kërkohej…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski presin konstruktivitet nga ministrat opozitar, të cilët do të hyjnë në Qeverinë ere teknike. “Përfundimisht në Maqedoni duhet të tregohen vlera të ndryshme, dialog ndryshe dhe mënyrë e debatit konstruktiv dhe diskutim për çdo çështje. Për çështje të caktuara mund të kemi pajtim ose mospajtim, por jo përmes politikës së lirë, por përmes fakteve argumentuese dhe diskutimeve të përbashkëta”, thotë Carovska pas vizitës së sotme në Shtip. Ministrat e Pushtetit Lokal, Milevski me qëndrim se Qeveria teknike ka për detyrë të mundësojë zbatim të…
Po, nëse Mickovski vjen në Qeveri, do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, por prandaj nuk do të vijë në pushtet dhe për këtë arsye është e pamundur. Kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev, duke nënvizuar se nëse Mickoski deklarohet se do ta bëjë një gjë të tillë, duhet ta paralajmërojë opinionin për pasojat. “Unë nuk dyshoj se VMRO-DPMNE nëse futet në Qeveri do ta anulojë marrëveshjen, do të bëjnë gjithçka që ta anulojnë marrëveshjen, por njëkohësisht duhet t’u tregojë me nder qytetarëve se kjo do të na kthejë prapa, jashtë prej BE-së dhe NATO-s, të mos…

