Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev do të kërkojë tre mijë mënyra të mundshme si t’i shtyjë zgjedhjet, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në Kuvend. “Tërë kohën tenton të bëjë rrëmujë edhe në Kuvend, me marrëdhënieve të koalicionit në Qeverinë e rij dhe me ide të ndryshme vetëm që të ikë nga zgjedhjet. Me siguri gjatë ditës së djeshme ka marrë sondazhe të reja në tryezën e tij dhe ka parë se trendi i mbështetjes të cilin e ka ai është në linjë ekstreme të dobët”, ka thënë Dimovski, Ne, siç tha, asnjëherë nuk kemi bërë problem në Kuvend për ligjet…

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit “Cosmos” i investuesit Fiat Canovski do të vazhdojë më 17 janar të vitit 2020. Paraprakisht, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ndarjen e procedurës kundër të akuzuarit Toni Trajkovski dhe anëtarëve të Komisionit, si të pa bazë. Trajkovski nuk ishte i pranishëm në gjykimin e sotëm, për të cilin mbrojtësi i tij tha se është hospitalizuar në Klinikën për neurokirurgji. Gjykatësi Ognen Stavrev informoi se ka marrë parashtresë nga avokati Jovica Strashevski se Toni Trajkovski mund të vijë në gjykim eventualisht sot pas orës 15 apo nesër. Prokurori Burim Rustemi…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesish me vranësira, në pjesët veriore dhe lindore me shi lokal, ndërsa më vendet më të larta dhe në zonat malore dëborë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë luginës së Vardarit edhe në pjesët lindore do të ketë erë të përforcuar veriperëndimore. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 4 e deri 12 gradë Celsius. Në Shkup moti i ngjashëm me shi të përkohshëm paradite. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëruan se vijon një periudhë e motit me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për servisin publik TVM theksoi se qytetarët nuk duhet të harrojnë se çfarë bëri qeveria e kaluar, që sipas tij ishte një bandë kriminale që 11 vite udhëhoqi vendet me strukturat e saj. Ai tha se Qeveria e tij e nxorri vendin nga një luftë civile që kishte mundur të ndodhte më 27 prill të 2017. “Kjo Qeveri e nxorri vendin nga lufta qytetare që mund te ndodhte më 27 prill. Sot nuk kemi tensione ndëretnike, nuk kemi rrahje nëpër autobusë, nuk kemi probleme të tipit siç ndodhin gjatë 11 viteve të kaluara. E…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski vërtetoi se pjesëtarët e ‘Alfa’ nuk do të ekzistojnë. Ata tashmë janë shpërndarë në Njësinë për qetësi publike në kazermën ‘Gjorçe Petrov’, dhe praktikisht ‘alfat’ nuk ekzistojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qëllimi përfundimtar është të kemi dukshmëri më të madhe në terren. Është bërë riorganizim sipas shembujve të vendeve evropiane. Bëhet fjalë për bashkim të njësive për qetësi publike dhe njësisë ‘Alfa’”, tha Spasovski. Ndryshe, ‘Alfat’ u formuan në vitin 2005 ndërsa nga viti 2014 ata operonin vetëm në Shkup./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë mori pjesë në premierën e оpera e parë në gjuhën shqipe “Skënderbeu” nga kompozitori Fatos Lumani në Operën dhe Baletin Nacional. Libreti i operës “Skënderbeu” bazohet në autorëte huaj dhe shqiptarë, të cilët në veprat e tyre si protagonist e kanë personazhin e Skënderbeut, i cili në këtë operë portretizohet si një luftëtar suprem, atdhetar, por edhe si një njeri i zotëruar me ndjenja njerëzore dhe të dashurisë. Si solistë interpretuan Armaldo Kllogjeri, Zana Abazi Ramadani, Armando Likaj, Vasko Zdravkov, Nina Muho, Nikolla Stojçeski, Liridon Sadriu, Marija Naumovska, Mustafa Imeri, Besarta Murtezani, Ismet Veseli, Sihana…

Lexo më Shumë

Jovica Strashkovski, avokat i Toni Trajkovskit ka informuar se klienti i tij, i cili as sot nuk është paraqitur në gjykatë për rastin “TNT”, mbrëmë sërish është hospitalizuar në Qendrën Urgjente ndërsa sot në mëngjes në Klinikën për Neurokirurgji. Ai para gazetarëve prezantoi dokumentacionin e djeshëm mjekësor ndërsa premtoi se do ta sjell edhe atë të sotmin. Strashkovski thekson se klienti i tij rëndë flet dhe nuk është i orientuar. Në ndërkohë prokurori Burim Rustemi, ka kërkuar ndarjen e procedurës për toni Trajkovskin dhe katër të akuzuarve anëtarë të Komisionit për furnizime publike në rastin TNT. Sipas tij, për të…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekret për vendosjen e Pajo Aviroviqit në detyrën e të dërguarit special të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të përhershëm të Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë. Siç theksohet në kumtesën e kabinetit të shefit të shtetit, ambasadori Aviroviq është drejtor aktual i Drejtorisë për marrëdhënie bilaterale me shtetet jashtë evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punon më shumë se dy dekada. Gjatë karrierës së tij profesionale ka qenë ambasador në Izrael (2009-2011 dhe 2014-2018) dhe shef i misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara…

Lexo më Shumë

BDI punon për t’i përçarë shqiptarët. I porosis të mos e bëjë këtë! Ne do të bashkëpunojmë me atë parti politike e cila do t’i pranojë kërkesat tona, ka thënë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Brifingu i mëngjesit” për “Slloboden peçat”. “Unë duhet të sillem i përgjegjshëm si politikan. Për momentin kur del në votim dhe merr vota dhe legjitimohet ndonjë program dhe platformë politike, unë nuk jam më Ziadin Sela por programi dhe platforma e cila është zgjedhur nga votuesit. Nga ai kontekst, ne do të bashkëpunojmë me atë parti politike e cila do të…

Lexo më Shumë

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës me ç’rast u njoftua lidhur me zhvillimet e fundit mbi aktivitetet e AKP-së për periudhën e muajit nëntor të këtij viti. Në këtë takim Bordi miratoi vlerësimin e performancës së Menaxhmentit për vitin 2017, Planin e punës së NJAB-it për vitin 2020 si dhe Strategjinë e NJAB për vitet 2020-2022. Veç kësaj Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për vendosjen në likuidim të një grupi të ndërmarrjeve shoqërore/aseteve. Për më tepër, Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për aprovimin e buxhetit për ndërmarrjet shoqërore…

Lexo më Shumë

“Lufta për mëditje” në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar edhe më shumë në qeverisjen e Endrit Shalës. Pavarësisht që rezultatet janë të vogla, ose të papërfillshme, shpenzimet e shërbyesve civil nëpër udhëtime zyrtare kapin shifra rekorde. Zyrtarët e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nuk mund t’ua kalojë as ministri i Punëve të Jashtme me udhëtime zyrtare. Kreshnik Rugova, zyrtar i lartë për promovimin të eksportit, është shpenzuesi numër dy, pas Arbër Muhaxherit, më i madh në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në dokumentin zyrtar që lajmi.net posedon, mbi 31 mijë euro është shuma që ka harxhuar…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor fshati Deberllukë. Lajmin për Kosovapress e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti. “Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Lexo më Shumë