Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor fshati Deberllukë.
Lajmin për Kosovapress e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.



