Qytetarët duhet të jenë të qetë, duke pasur parasysh faktin se importi/eksporti dhe tranzitimi i mbeturinave është procedurë rreptësisht e kontrolluar dhe që asnjë dërgesë e mbeturinave nuk mund të kalojë kufirin pa kontrollin e duhur, thuhet në kumtesën e sotshme të lëshuar nga Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun në lidhje me dezinformatat për importin, deponimin dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme në shtet dhe lidhja me cilësinë e ajrit, veçanërisht në lidhje me dezinformatat për djegien e mbeturinave të rrezikshme në Fabrikën e çimentos USJE. Në kumtesën në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut e…
Author: Hamdi Kumanova
Në kuadër të zbatimit të programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2018, në SHF “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit përfundoi realizimi i projektit për rregullimin e sipërfaqes së oborrit me mbjelljen e pemëve frutore dhe pemëve me karakteristika të rritjes së shpejtë, si dhe mbjellje e murit të gjelbër me qëllim krijimin e masës më të madhe të gjelbër. Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli theksoi se rregullim i hortikulturor në këtë shkollë, ku mësojnë rreth 800 nxënës, është pjesë e programit dhe planit për ajër të pastër, për të cilin janë ndarë…
Komisioni i përbashkët për çështje historike dhe arsimore me Bullgarinë, është në pauzë për shkak të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Shefi i ekipit të Maqedonisë së Veriut, në Komisionin e përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, i formuar në pajtim me Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë, Dragi Gjorgjev, tha se nga ana e tyre nuk është ndërprerë puna. “Puna e Komisionit nuk është ndërprerë. Ne disa herë radhazi deklaruam se bëhet fjalë për pauzë në punë, për shkak të periudhës parazgjedhore në vendin tonë. Ndërkohë, ne propozuam të vazhdoj komunikimi ynë përmes rrugës elektronike, me shkëmbimin…
Pikëpagesa e re në Demir Kapi në autostradën e Korridorit 10 do të jetë gati për t’u lëshuar për një muaj e gjysmë. Në këtë stacion pagese do të mblidhet këmbimi për kilometrat e kaluara në seksionin nga Gradsko deri në Demir Kapi, ndërkaq qytetarët për automjetet e tyre do të paguajnë nga 80 denarë në një drejtim. Lartësia e kompensimit për këtë pikëpagesë është konstatuar në vendimin për lartësinë dhe mënyrën e pagesës së kompensimit për përdorimin e rrugës, që është miratuar në qershor të këtij viti, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Me ndërtimin e pikëpagesës së re në Demir…
Çdo ministri në mënyrë të koordinuar paraqitet në aktivitetet e tyre rreth ndotjes së ajrit, me urdhër dhe detyrë nga kryeministri Zoran Zaev, u përgjigj zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli në pyetjen e gazetarëve lidhur me konkluzionin e seancës së mbrëmshme të Këshillit të sigurisë se institucionet kompetente veprojnë në mënyrë të pakoordinuar lidhur me ndotjen e ajrit. “Nuk kam marrë përshtypje të këtillë në takimin e mbrëmshëm. Mendoj se të gjitha ministritë me aktivitetet e tyre kontribuojnë për uljen e ndotjes së ajrit. Me nismë të kryeministrit Zaev janë ndarë edhe programet në kuadër të…
Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev duke, i cili tha se zgjedhejt mund të anulohen nëse nuk votohen ligjet thelbësore. “Zgjedhjet do të ketë. Është rënë dakord për zgjedhjet nga të gjitha subjektet politike në takimin e liderëve te Pendarovski, dhe nuk ka ikje nga kjo”, tha sekretari i Përgjitshëm i OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, Zaevi është në panik dhe po përpiqet në çdo mënyrë t’i anulojë zgjedhjet. “Kishin tre vite kohë për t’i votuar të gjithë ligjet që konsiderojnë se janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, por nuk e bënë, përkundrazi…
Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Për ne, kompletimi i procesit teknik për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën, ratifikimi i fundit nga Parlamenti spanjoll është prioritet, ndonëse kjo nuk varet drejtpërdrejt prej nesh. Tani nevojitet si shtet të tregojmë se nëse nga aleatët tanë kërkojmë të jenë të përkushtuar maksimalisht në përfundimin e procedurave të brendshme, edhe ne në vend dimë ta kryejmë detyrën tonë të shtëpisë. Parlamenti ynë duhet të jetë i gatshëm, pa marrë parasysh procedurat zgjedhore, të takohet dhe të kurorëzojë me sukses synimin tridhjetëvjeçar të gjeneratave të qytetarëve…
Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska thotë se Prokuroria Publike vazhdon të punojë nën trysni për dy arsye edhe atë, për shkak se për disa lëndë ende nuk ka përgjigje dhe e dytë për shkak se disa lëndë marrin përgjigje të shpejtë. “Mendoj se duhet të punohet edhe shumë, secili për vete, në mënyrë që institucionalisht të përforcohen mekanizmat për kontroll. Ne njoftuan se nga ana jonë vitin e ardhshëm, sistemi gjyqësor do të jetë në plan vjetor për kontroll të gjendjes pronësore dhe do ta japin kontributin tonë”, tha Jovanovska.E pyetur për atë sa mjafton ndjekja e gjendjes të…
“Premtuam pagë më të madhe për mjekët dhe infermierët, tashmë kjo është realizuar pjesërisht. Përfundimisht procesi do të përmbyllet në shkurt kur do të mbërrijnë njëqind mijë denarët në klinika, afër njëqind mijë denarët së bashku me kujdestaritë e të ardhurave neto në të gjitha spitalet dhe në hapin e ardhshëm menjëherë kur do të mundemi do t’i kemi parasysh të gjithë ata të ciëlët tani nuk kanë marrë rritjen të pagave”. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me protestën e personelit administrativ-teknik të institucioneve shëndetësore publike, të paralajmëruara…
Me qëllim të ngritjes në nivel më të lartë të procesit të edukimit të organeve zgjedhore, në seancën e sotme KSHZ-ja e ka miratuar programin për edukim të detyrueshëm të Komisioneve komunale zgjedhore, Këshillave zgjedhor për zbatimin e votimit në RMV dhe Këshillat zgjedhor për zbatimin e votimit në diasporë. “Krahas forcimit të ekipit për edukim që do të realizojnë trajnimet, me këtë program për herë të parë parashihet trajnim të çdo anëtari të organeve zgjedhore e cila do të përcillet nga anëtarët e ekipit për edukim të KSHZ-së. Këto trajnime do të realizohen në periudhën prej shkurt 2020 deri…
Në lidhje me incidentin me Boris Mutkovin, i njohur si Fantom, në drejtim të të cilit është gjuajtur mbrëmë me armë, derisa vozitej me automjetin e tij të markës “mercedes” në lagjen Bardovc, sipas njohurive të para, siç informon ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pres-konferencën e sotme, bëhet fjalë për qërim hesapesh të grupeve kriminele. “Këta janë njerëz të njohur për publikun për aktivitete kriminele. Por, po e lë hetimi të tregojë dhe t’i vërtetojë të gjitha faktet dhe të shihet se a ekziston ndonjë lidhje mes grupeve, ngjarjeve …, u përgjigj Spasovski në pyetjen e gazetarëve…
Boris Mutkov, i njohur si Fantom, me plagë nga armë zjarri është dërguar në Qendrën emergjente në spitalin e Sisitinës. Në momentin kur ndaj tij është shtënë me armë zjarri, ai ka qenë në makinën e tij në lagjen Bardovci, ku edhe jeton. Një 23 vjeçar është arrestuar lidhur me rastin, por nuk dihet nëse dyshohet se ka shtënë ndaj Mutkov. Boris Mutkov është i njohur në nëntokën kriminale, ndërsa ishte i dënuar me tetë muaj burg me kusht për ngjarjet e 27 prillit, për pjesëmarrje në turmë.

