Në kuadër të zbatimit të programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2018, në SHF “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit përfundoi realizimi i projektit për rregullimin e sipërfaqes së oborrit me mbjelljen e pemëve frutore dhe pemëve me karakteristika të rritjes së shpejtë, si dhe mbjellje e murit të gjelbër me qëllim krijimin e masës më të madhe të gjelbër.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli theksoi se rregullim i hortikulturor në këtë shkollë, ku mësojnë rreth 800 nxënës, është pjesë e programit dhe planit për ajër të pastër, për të cilin janë ndarë rreth 60 mijë euro për zëvendësim të ngrohjes dhe pjesë që i përket efikasitetit energjetik me rreth 1,1 milionë denarë dhje 1,3 milionë denarë për rregullim hortikulturor.
Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski theksoi se Komuna ka aplikuar me tre projekte, nga të cilat dy të parat janë rregullim hortikulturor në këtë shkollë me sipërfaqe prej 5.300 metra katror, ku për herë të parë do të ketë edhe kopsht të gjelbër, të cilën do ta shfrytëzojnë si klasë të jashtme për nevojat e shkollës.
Ai informoi se në territorin e Komunës Butel do të mbillen pemë çdo të dytën javë, ndërsa në periudhën e ardhshme do të provojnë të mbillen edhe çdo javë.



