Nga Ervin Salianji
A do lajmerojë dorëheqjen Edi Rama tek konferenca urgjente ne aeroport?
A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit?
Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!
Skandali me drejtuesen e ShISH nuk është thjesht një dështim i qeverisë, është shembja e shtetit përballë krimit!
A ka ndikuar që në New York pamë edhe një tjetër realitet: braktisjen politike dhe diplomatike të Edi Ramës.
Asnjë takim bilateral i nivelit të lartë, asnjë takim që të dëshmonte peshën që pretendon se ka Edi Rama, ndërsa aktivitetet e tij shoqëroheshin kryesisht nga njerëzit e administratës shqiptare.
Sot Shqipëria pret dorëheqjen dhe jo fshehjen pas propagandës, ndërsa krimi dikton shtetin dhe institucionet bien njëra pas tjetrës!
Apo do të bëjë Rama të vetmen gjë që i ka mbetur përballë kësaj katastrofe politike: TË JAPË DORËHEQJEN?!
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset si pronë private.
The post Ervin Salianji: A do lajmërojë dorëheqjen Edi Rama tek konferenca urgjente në aeroport? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


