Komisioni i përbashkët për çështje historike dhe arsimore me Bullgarinë, është në pauzë për shkak të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Shefi i ekipit të Maqedonisë së Veriut, në Komisionin e përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, i formuar në pajtim me Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë, Dragi Gjorgjev, tha se nga ana e tyre nuk është ndërprerë puna.
“Puna e Komisionit nuk është ndërprerë. Ne disa herë radhazi deklaruam se bëhet fjalë për pauzë në punë, për shkak të periudhës parazgjedhore në vendin tonë. Ndërkohë, ne propozuam të vazhdoj komunikimi ynë përmes rrugës elektronike, me shkëmbimin e vërejtjeve, rekomandimeve, por edhe të ideve tona për Goce Dellçevin dhe kremtimin. Kështu që nga ana jonë nuk është ndërprerë punë. Megjithatë është bërë një pauzë për shkak të periudhës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, potencoi profesori Gjorgjiev.
Ai në pyetje të gazetarëve theksoi se ekziston komunikimi mes ekipeve, respektivisht komunikimi i fundit ka qenë shkëmbimi i Procesverbalit nga takimi i fundit i cili u zhvillua në Sofje.
“E harmonizuam procesverbalin, pra komunikimi ekziston. Mirëpo vallë do të vazhdoj edhe nga aspekti i punës në raport me librat, kjo varet nga pala bullgare. Ne atë e propozuam. Nëse ata vlerësojnë se në këtë periudhë prej dy-tre muajve mund të punojmë ashtu, ajo për neve është e pranueshme”, thotë Gjorgjiev, i cili sot mori pjesë në promovimin e librit “Fenkiski i mos bindjes”, i ambasadorit Viktor Gaber.
Kryesuesi i ekipit të Bullgarisë, nga Komisioni i përzier maqedono-bullgar për çështje historike, Angell Dimitrov, në takimin e fundit të realizuar nga fundi i muajt të kaluar në Sofje, deklaroi se nuk është i sigurt vazhdimi i punës së Komisionit, i cili sipas tij ka qenë i ndërprerë njëanshëm nga pala maqedone. Nga ekipi i Maqedonisë së Veriut, sqaruan se pauzën e përkohshme për mbajtjen e takimeve formale e kanë kërkuar që ajo mos të keqpërdoret për qëllime ditore politike dhe për qëllime parazgjedhore, dhe të mbrohet procesi i ndërtimi të raporteve të mira ndër fqinjësore.
Ambasaor Viktor Gaber, shef i Komisionit interdisiplinar të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut, për çështjen historike, arsimore dhe arkeologjike me Greqinë, i formuar në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, në një deklaratë për gazetar konfirmoj se Komisioni është duke pauzuar. Ai tha se janë në pritje që pala greke të kompletohet me ekipin e tyre, pasi që homologut i tij, shefi i Komisionit të Greqisë, Markos Bolaris, i cili ishte zëvendësministër për Punë të Jashtme, në Qeverinë e SIRIZA-s, nuk është më anëtar as i kabinetit qeveritar, e as i Ministrisë për Punë të Jashtme.
“Ai ishte politikisht i nominuar. Pres të e fitojmë përbërje të re eventuale, apo vetëm ndërrim të disa anëtarëve, nga shefi i delegacioni, deri te disa anëtar të Komisionit”, tha Gaber.
I pyetur se vallë pret ndryshim të qëndrimeve greke, me ndryshimin e anëtarëve të ekipi, diplomati me përvojë vlerëson se nuk ka bazë për atë.
“Çka është arritur, është arritur. Kjo është Marrëveshje ndërkombëtare, e verifikuar në Kuvendet e të dyja shteteve, i vulosur në Kombet e Bashkuara, kështu që nuk pres se do të ketë ndryshme, për shkak se ne thjeshtë kemi marrëdhënie të mira në qëllimet dhe parimet e Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s. Kësisoj ne kemi formulime precize si duhet të shkruhet librat ku shtet, në këtë rast edhe aleatët, duhet t’i edukojnë gjeneratat e ardhshme”, tha Gaber.
Ai theksoi se deri tani mes dy Komisioneve, gati është finalizuar punë e programeve, e tash mbetet të kalohet te librat dhe formulimet konkrete, për të mos shkaktuar armiqësi te gjeneratat e reja, të cilat do të edukoheshin në një frymë të përbashkët.
Takimi i pestë i Komisionit të përbashkët maqedono-grek, i caktuar për korrik, u prolongua, respektivisht pala greke si nikoqire e ardhshme duhet ta caktoj takimin e radhës, si dhe zgjedhjen e temave.



