Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Xhang Xuo. Në takim, Ismaili dhe Xuo u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm ndërmjet të dyja vendeve në fushën e kulturës. Ministri Ismaili falënderoi për mbështetjen kulturore të ofruar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës dhe u shpreh i bindur se partneriteti maqedonas-kinez do të vazhdojë të intensifikohet. Ai e informoi ambasadorin edhe për Forumin e Katërt të mbajtur së fundmi për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore,…
Author: Hamdi Kumanova
Prokurorja Fetime Fetai vendimin e Gjykatës së Apelit për shfuqizimin e aktgjykimit për lëndën ‘Titanik’ tha se ende nuk e ka marrë. Ajo komentoi edhe njoftimin e Gjykatës së Apelit. “Njoftimi është kryesisht sulmues dhe sulmi është mbrojtja më e mirë”, tha Fetai. Ndryshe, Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkallës së parë gjatë veprimeve në këtë lëndë ka konstatuar disa shkelje në procedurë dhe për këtë shkak vendimi është joligjor dhe i parregullt. Lënda ‘Titanik 2’ në të ciën akuzohen ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi sipas vendimi të Gjykatës së Apelit do të kthehet në…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se për dy vite është bërë rritje e rekorde e pagave në shëndetësi. Ai thotë se janë rritur koeficientet e pagesës së kujdestarisë dhe punën e natës për personeli mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga shtatori 2018 në vazhdimësi është rritur paga për punëtorët shëndetësor. Gjithsej, me rritjen e parashikuar në shkurt 2020, paga bazë e mjekëve specialist është rritur për 40 përqind, e motrave medicinale në mes 20 dhe 23 përqind, e mjekëve të përgjithshëm për 25 përqind, ndërsa e punëtorëve shëndetësor për 15 përqind”, tha Filipçe. Ai gjithashtu tha se është arritur…
Marinika Tepic, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë ‘SSP’ ka thënë se Ivica Dacic, ministri i Punëve të Jashtme serbe ka mbledhur para nga biznesmenë e tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës. Tepiq, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë ‘SSP’, ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare. “A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe nëse në…
Presidenti Stevo Pendarovski, sot realizoi vizitë pune në Agjencinë për Zbulim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga Kabineti i presidentit, gjatë kësaj vizite, Pendarovski, ka qenë i informuar për aktivitetet vijuese dhe ato të parapara në kompetencë të Agjencisë, të drejtuara nga mbledhja, analiza dhe përpunimi i informacioneve të zbulimit të cilët janë të rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen, dhe interesat tjera politike e ekonomike të RMV-së Në këtë rast, presidenti Pendarovski, ka qenë i njoftuar me kontributin e Agjencisë së Zbulimit, në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, për anëtarësimin në NATO dhe BE, me…
Përveç opinionit, edhe kryeministri thotë që pret sqarim të hollësishëm nga Gjykata e Apelit-Shkup për shfuqizimin e aktvendimit me burg për Sasho Mijallkovin dhe Menduh Thaçin. Në mënyrë plotësuese, për Zaevin është i rëndësishëm arsyetimi sepse rasti “Titanik 2” ka të bëjë me votimin e dakorduar në KSHZ për zgjedhjet lokale të vitit 2013 ndërsa ka të bëjë me Strumicën ku ai ishte në garë për kryetar. “Besoj që Apeli do të japë sqarim për vendimin, përse e kthejnë lëndën në rigjykim në Gjykatën penale. Dua të di, sidomos unë, sepse jam kandidati i atëhershëm për kryetar i Strumicës dhe…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi edhe këtë vit vazhdoi me traditën veç më të vendosur të dhurimit të pakove për Vitin e Ri në formë të pakove joushqimore, respektivisht me material edukativ dhe pakove ushqimore për nxënësit në Shkollën e Veçantë Fillore “Idnina” në Shkollën e Veçantë Fillore “Dr. Zllatan Sremac” dhe fëmijëve të sëmurë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Reparti i Onkologjisë. Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Xhaferi, shoqërimi me fëmijët nga “Idnina” dhe “Dr. Zllatan Sremac”, të cilët janë të mrekullueshëm në veçantinë e tyre, në mënyrë të pashmangshme…
Rekuizitat e Vitit të Ri të vendosura në lokacione të ndryshme në të gjithë Strugën janë shkatërruar, dhe disa prej tyre janë vjedhur. Dëmi është disa mijëra euro. Në dy raste pajisjet janë ri-instaluar, por përsëri është shkatërruar ose vjedhur pavarësisht se janë nën tension elektrik. “Bëhet fjalë për shumicën e rrjeteve që janë hedhur në plehrat skaj bregut të liqenit dhe të njëjta nuk janë funksionale. Është mirë që nuk kanë ndodhur disa ngjarje tragjike. Më mirë të mos ndriçohet aspak qyteti për Vitin e Ri, sesa të keni një jetë njerëzore”, tha Ivan Kleçkaroski-Drejtor i NP “Komunelec” Strugë.…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe koordinatori kombëtar për Zhvillimin e Kulturës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Robert Allagjozovski, sot, në ditën e grevës në kulturë, mbajtën takim me Grupin e Punës dhe përfaqësuesit e SKRM-së dhe SASHK-ut. Në takim u arrit pëlqimi parimor për miratimin e Marrëveshjes së re Kolektive në kulturë, tekst që është harmonizuar me kërkesat e dy sindikatave përfaqësuese. Duke i marrë parasysh mjetet buxhetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, Ministria dhe Qeveria kanë propozuar që dispozitat në lidhje me përcaktimin e koeficientëve për punonjësit e kulturës të fillojnë të…
Bashkëpunimi BDI-VMRO ka filluar të thellohet edhe në qeverisjen lokale, përskaj bashkëpunimit të tyre evident në nivel qendror. Se këto dy parti vazhdojnë të favorizojnë njëra tjetrën si partnerë të mundshëm për zgjedhjet e 12 prillit shihet qartë nga qëndrimet e përafërta dhe mbështetja e ndërsjellë kur bëhet fjalë për sjellje të vendimeve. Kështu ndodhi edhe sot në Çair, ku anëtarët e BDI-së VMRO-së dhe LSDM-së votuan pro buxhetit vjetor të Komunës së Çairit. Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Çair reaguan ndaj këtij vendimi për shkak se nuk ka mundësi që një buxhet të aprovohet pa analiza se ku…
Pas përfundimit të punimeve në Samitin e Gjuhës Arabe në Paris, profesori i Universitetit të Tetovës, profesor Adnan Ismaili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, ku ka realizuar disa takime të rëndësishme në Rijad dhe në Xhidde. Përveç takimit me personalitete të ndryshme të jetës publike, drejtues të fondacioneve dhe institucioneve të tjera në Arabinë Saudite, ai është takuar edhe me mikun e shqiptarëve, ish zëvendësministrin e Ekonomisë, Shejh Seid bin Seid, por edhe me këshilltarin e oborrit mbretëror, Sh.T. Welid Et Tuvejxhriun. Përveç tyre, profesor Ismaili e ka takuar edhe kryetarin e Bankës Islamike për Zhvillim, me seli në Xhidde,…
Është formuar grupi i punës që do të hartojë metodologjinë për zbatimin e gjuhës shqipe në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Grupi nuk përbëhet nga subjektet politike, por nga institucionet. Ministria e Drejtësisë, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministrja e Jashtme dhe kabineti im. Këto resorë do të punojnë për gjetjen e mjeteve për zbatimin e rekomandimeve nga Komisioni i Venecias. Ky ligj na bashkon dhe nuk lejojmë më të na ndajë – tha Zoran Zaev, Kryeministër. Metodologjia e re do të synojë zbatimin e rekomandimeve përmes akteve nënligjore, por kryeministri Zaev thotë se nuk përjashtohen edhe ndryshimet ligjore.…

