Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekret për vendosjen e Pajo Aviroviqit në detyrën e të dërguarit special të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të përhershëm të Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë.
Siç theksohet në kumtesën e kabinetit të shefit të shtetit, ambasadori Aviroviq është drejtor aktual i Drejtorisë për marrëdhënie bilaterale me shtetet jashtë evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punon më shumë se dy dekada. Gjatë karrierës së tij profesionale ka qenë ambasador në Izrael (2009-2011 dhe 2014-2018) dhe shef i misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork (2011-2014).
Ka diplomuar në Filologjinë orientale – gjuhë dhe letërsi turke dhe gjuhë dhe letërsi arabe në Universitetin në Sarajevë, ka magjistruar Filologji orientale në Universitetin në Beograd, ndërsa është obliguar edhe në Shkollën kombëtare për administratë në Paris – ENA.
Përveç gjuhës amë gjuhës maqedonase, si dhe gjuhën serbe, Aviroviq flet edhe gjuhë angleze, franceze, gjermane, turke, hebraike dhe gjuhë arabe, qëndron në kumtesë.



