“Lufta për mëditje” në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar edhe më shumë në qeverisjen e Endrit Shalës.
Pavarësisht që rezultatet janë të vogla, ose të papërfillshme, shpenzimet e shërbyesve civil nëpër udhëtime zyrtare kapin shifra rekorde.
Zyrtarët e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nuk mund t’ua kalojë as ministri i Punëve të Jashtme me udhëtime zyrtare.
Kreshnik Rugova, zyrtar i lartë për promovimin të eksportit, është shpenzuesi numër dy, pas Arbër Muhaxherit, më i madh në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Në dokumentin zyrtar që lajmi.net posedon, mbi 31 mijë euro është shuma që ka harxhuar vetëm Rugova.
Gjatë vitit 2018, Rugova ia ka harxhuar ministrisë hiç më pak se 11,286.97.
Gjatë vitit 2019, Rugova ishte më aktiv sa i përket udhëtimeve dhe shpenzimeve të buxhetit të ministrisë.
“ka kursyer pak” buxhetin e ministrisë gjatë vitit 2019. Totali i shpenzimeve të Rugovës për periudhën janar-nëntor është 20,157.89 euro në udhëtime zyrtare.
Gjatë dy viteve shpenzimet e Rugovës arrijnë një shifër marramendëse prej 31,444.86 eurosh.
Akomodimi në hotele Muhaxhirit i ka kushtuar 12,574 euro, 8,335 euro i ka shpenzuar në dreka e darka, për bileta 5,425, shpenzime të tjera 5,038 euro.
Ministria nuk ka dërguar informacione sa i përket mëditjeve të këtij zyrtari. /Lajmi.net/





