Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski presin konstruktivitet nga ministrat opozitar, të cilët do të hyjnë në Qeverinë ere teknike.
“Përfundimisht në Maqedoni duhet të tregohen vlera të ndryshme, dialog ndryshe dhe mënyrë e debatit konstruktiv dhe diskutim për çdo çështje. Për çështje të caktuara mund të kemi pajtim ose mospajtim, por jo përmes politikës së lirë, por përmes fakteve argumentuese dhe diskutimeve të përbashkëta”, thotë Carovska pas vizitës së sotme në Shtip.
Ministrat e Pushtetit Lokal, Milevski me qëndrim se Qeveria teknike ka për detyrë të mundësojë zbatim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
“Kështu që mendoj se ingerenca tjera nuk ka kanë. Shumë shpejt janë zgjedhjet në prill. Kështu që mendoj se nuk do të kenë mundësi diçka shumë të bojkotojnë. Pamë si më parë ka punuar Qeveria e kaluar, ndoshta do të ketë ndonjë vërejtje, ankesa në opinion, gjithçka në drejtim të zgjedhjeve. Por mendoj se Qeveria do ta kryejë detyrën dhe do të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike”, tha Milevski.



