Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot do të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit. “Në pjesën e parë të seancës, ku do të diskutohen çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës, përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë edhe Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Erold Musliu, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Zoran Angelovsk, drejtori i Agjencisë Operuese-teknike dhe gjeneralnënkolonel Vasko Gjurçinovski, shefi i Shtatmadhorisë të Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore” kumtuan nga, kabineti i Pendarovskit. Nga Kabineti i presidentit informojnë se pjesa e dytë e seancës do t’i kushtohet…
Author: Hamdi Kumanova
Deri në fund të kësaj jave do të dihet emri i kryeministrit teknik që do të dal nga partia në pushtet LSDM. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Lupço Nikollovski paralajmëroi se të premten, më 27 dhjetor, do të publikohet kandidati për kryeministri teknik, i cili do të marrë dritën jeshile nga organet e larta partiake, informon INA. Lidhur me publikimet në media se në rrethin më të ngushtë për kryeministër të ri teknik janë Spasovski dhe Carovska, Nikollovski theksoi se ata janë një prej ministrave me kredibilitet mjaft të lartë. Por jozyrtarisht burime partiake konfirmojnë se ministri i brendshëm…
Që dje hyri në fuqi regjimi i përhershëm pa viza midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi në Tuiter sekretari shtetëror i Ministrisë për Punë të Jashtme të Ukrainës, Andrij Zajac. “Fillimi i regjimit pa viza me Maqedoninë e Veriut në baza të përhershme do të thotë heqjen e vizave afatshkurtra dhe afatgjata (emigruese)”, thekson Zajac, duke shtuar se shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës që posedojnë pasaporta biometrike do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në vendin tjetër dhe të qëndrojnë në të deri në 90 ditë. Qeveria ukrainase më 21 gusht e miratoi Marrëveshjen me vendin për…
“Nëse kemi shumicë prej dy të tretave në Kuvend, si mundësi e vetme për të çuar mbrapa Marrëveshjen e Prespës, do ta bëjmë këtë”. Kështu ka thënë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Sloboden Pecat”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në lidhje me largimin e fotografive të Nikolla Gruevskit nga selia e partisë, Mickoski tha se nuk largohen vetëm fotografitë e ish-kryetarit, por edhe të tjerëve, ndërsa shtoi se vendosen fotografi me përmbajtje dhe persona, që kanë lënë gjurmë në histori. Kjo sipas Mickoskit, nuk do të thotë mos-vazhdimësi e politikave nga koha e Gruevskit, pasi siç tha, partia…
Në pritje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill, vitin e ardhshëm, një pjesë e madhe e partive politike në vend kanë filluar të komunikojnë kushtet për koalicione të mundshme për qeverinë e ardhshme.Kryetari i BDIsë, Ali Ahmeti nga Kongresi i katërt i partisë i mbajtur gjatë fundjavës së kaluar në Shkup, ku ishte rizgjedhur për lider i BDIsë, porositi se pa respektimin e Marrëveshjes kornizë si dhe të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë nuk duhet të konsiderojnë në koalicionin eventual me këtë parti. Tre marrëveshjet tha se i konsideron për çështje të mbyllura.Nuk ka as hapësirë…
Në polici mbrëmë rreth orës 23.35 T.T. ka denoncuar se në Shkup në shtegun për këmbësorë në afërsi të një spitali, pas një zënke verbale me dy persona, është sulmuar fizikisht prej tyre. Nga MPB për MEDIAL-n informuan se është duke u punuar në zbardhjen e rastit. Ndryshe, ky rast ishte pengesë sot në mëngjes të fillojë procesi gjyqësor “TNT” për rrënimin e “Kosmosit” të Fijat Canoskit, në të cilin i akuzuari i tretë është Toni Trajkovski, ish-kryetari i Gazi Babës. Trajkovski sot nuk erdhi në seancën e caktuar, ndërsa sipas avokatit të tij, ai ndodhet në spital. Gjykatësi, Ognen…
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se mund të ketë një marrëveshje LV-LDK për bashkëqeverisje në çastet e fundit. Ai ka bërë me dije se kjo marrëveshje mund ta këtë shijen e hidhët për palën që do t’i nënshtrohet shantazhit. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se zgjedhjet e reja janë alternativa reale nëse nuk ka marrëveshje koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike. “Alternativë praktikisht nuk ka, vetëm teorikisht mund të ndodhë që të nominohet një mandatar i dytë, që nuk është Albin Kurti. Alternativë reale janë zgjedhjet nëse nuk ka marrëveshje koalicioni. Besoj…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë. Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë. Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’, transmeton lajmi.net. Theksojmë se presidenti serb një ditë më parë qëndroi në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Mini-Shengenit me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit u kritikua nga politikanë kosovar se po e tradhton…
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jahë Kabashi. “Luftëtar trim e i vendosur. Kështu do e kujtojmë Jahë Kabashin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kush janë 900 shtetasit e Maqedonisë më të pasur, të ardhurat vjetore të të cilëve janë të paktën 81,000 euro, dhe shpesh më shumë, përcjell FLAKA. Apo, kush janë njerëzit që nëse marrin mesataren e tyre, fitojnë mbi 227,000 euro në vit? Sipas disa studimeve, pabarazia e të ardhurave në vend nuk është aq e madhe në mesin e pjesës tjetër të popullatës, me përjashtim të atyre 0.1 përqind, ose rreth 900 qytetarëve, me të ardhura vjetore që tejkalojnë së paku 81.300 EUR të paktën, dhe mesatarisht mbi 227,000 EUR. Nëse shikoni indeksin e Gini në vend, sipas të dhënave…
Partia Socialdemokrate sot mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë 21 anëtarësh. Qëndron Kastrati e Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri të Partisë Socialdemokrate, ndërsa Teuta Rrusta është zgjedhur sekretare e përgjithshme e kësaj partie. Sot po ashtu janë votuar 21 anëtarët, e siç thuhet në një postim të PSD-së është përfaqësim i barabartë gjinor, raporton KosovaPress. “Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe…
Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka qëndruar javën e kaluar në Vatikan, ku është pritur nga ati i shenjtë, Papa Françesku. “Papa Françesku ka një respekt të madh për Kosovën një tokë me histori të lashtë dhe të lavdishme. Ai ka një respekt të madh për popullin dhe rininë tonë dhe përcjelli urimet e tij të sinqerta për festat e fundvitit për gjithë Kosovarët”, është shprehur Pacolli. “Me këtë kontekst, uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Gëzuar Krishtlindjet dhe ju dëshiroj lumturi dhe festime të gëzueshme me familjet e juaja”.

