Author: Hamdi Kumanova

Paralajmërimet se në janar Komisioni Evropian do ta prezantojë metodologjinë e re të zgjerimit dhe se në mars Maqedonisë së Veriut do t’i mundësohet të fillojë negociatat për anëtarësim rikthen optimizmin e ekspertëve. Zoran Neçev nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” thotë se deri në mars ka mjaftueshëm kohë që të tejkalohen dallimet mes shteteve anëtare, nëse ka vullnet të vërtetë politik. Neçev thekson se ndërkohë që Shkupi pret sinjalin pozitiv nga Brukseli do të duhet të vazhdojë në mënyrë më intensive të punojë për realizimin e reformave, me theks të veçantë ato në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Nëse…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë kujdeset për pacientët me sëmundje të rralla, thonë nga Ministria. Përveç prezantimit të ilaçeve të reja dhe sigurimit të terapisë së nevojshme për pacientët, krijimi i regjistrit elektronik për këto grupe pacientësh gjithashtu ka rritur në mënyrë të qëndrueshme buxhetin për sëmundje të rralla. Në vitin 2020, propozimi i buxhetit për sëmundje të rralla është dyfishuar dhe parashikohet të arrijë në 527 milion denarë. Në vitin 2017, ai arriti në 213 milion denarë.

Lexo më Shumë

Nëse gjithçka shkon siç është rënë dakord dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 12 prill, Kuvendi do të shpërndahet më 12 shkurt, dhe meqenëse gjithçka do të dihet dhe do të bihet dakord paraprakisht, qeveria teknike mund të zgjidhet në të njëjtën ditë me dorëheqjen e kryeministrit aktual, tha për AIM kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kjo, shton ai, mund të jetë më 3 janar 2020, ndërsa që nga 4 janari, qeveria e re kalimtare do të jetë në funksion. “Zyrtarisht pasi kjo është një punë që është pranuar nga të gjithë, nuk diskutohet se do të ndodhë më…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në pyetjen nëse fiton në zgjedhjet a do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut u përgjigj se do të dilte gënjeshtar nëse do të thoshte se nuk do të ndodhë kështu, por theksoi se njëherësh askush nuk mund t’ia ndalojë të thotë se është nga Maqedonia, është maqedonas dhe flet gjuhën maqedonase. Nuk mund ta injorojmë realitetin, por do të luftojmë ta ndryshojmë, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së në intervistë. “Këtë e kam thënë shumë herë në të kaluarën, mund ta përsëris edhe për të njëqindtën herë,…

Lexo më Shumë

Hristian Mickoski me çdo pjesëmarrje të tij sërish dëshmon se nuk ka qëndrim për çështjet e rëndësishme. Në vend flet diçka tjetër, ndërsa jashtë vendit tjetër. Mickoskit nuk i pengon VMRO-DPMNE-ja e tij të marrë pjesë në PPE me emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa e bllokon Ligjin për mbrojtje për shkak të kësaj. Qytetarët e din se ripërtërirja që ua ofron VMRO-DPMNE është ripërtërirje e regjimit, i mbajtur me shantazhe dhe frikësime, korrupsion dhe pasurim të disave në llogari të qytetarëve, si dhe shtetin e robëruar dhe izoluar, të grindur me fqinjët. Për këtë Mickoski…

Lexo më Shumë

8 femra, prej të cilave 3 shtetase të RMV-së dhe 5 shtetase të huaja janë kapur mrbrëmë në fshatin Dobërdoll të Gostivarit pas një aksioni policor në një objekt hotelerik, raporton JOQ. Femrat janë arrestuar nën dyshimin për prostitucion. Në aksionin policor që është zhvilluar nga ora 23 mbrëmë deri në orët e mëngjesit- 3:20, kanë marrë pjesë policë nga SPB Tetovë dhe shërbyes policor nga MPB. Është bërë kontrollë edhe në shtëpinë e pronarit të hotelit, N.R (50).

Lexo më Shumë

Dy nëpunës policorë dhe dy emigrantë kanë marrë lëndime të lehta trupore, pasi mbrëmë në një aksion të policisë para pikë pagesës Otovica – Veles në një automjet janë zbuluar dhjetë emigrantë nga Afganistani. Siç kumton MPB dje rreth orës 04:50 , para pikëpagesës Otovica – Velesm në një aksion të koordinuar është ndaluar një automjet motorik “folksvagen fejton” me targa të Shkupit, pronë e A.S (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit në të cilin janë transportuar emigrantë. Gjatë ndaljes së automjetit ka ardhur deri në përplasjen e automjetit të policisë “landrover”, me ç’rast lëndime trupore kanë marrë dy nëpunës…

Lexo më Shumë

Nëse gjithçka shkon siç është dakorduar dhe mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, Parlamenti do të shpërndahet më 12 shkurt, ndërsa meqë gjithçka do të dihet prej më parë dhe do të dakordohet, siç thotë në intervistë për MEDIAL-n kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Qeveria teknike mund të zgjidhet në të njëjtën ditë kur të konstatohet edhe dorëheqja e kryeministrit aktual. Kjo, siç shton ai, do të mund të jetë edhe më 3 janar 2020, ndërsa prej 4 janarit qeveria e re kalimtare të fillojë të funksionojë. “Formalisht pasi është punë e cila është pranuar prej të gjithëve,…

Lexo më Shumë

Çmimi i punës në vendet e BE-së shkon duke u rritur. Në tremujorin e parë të këtij viti, zyra evropiane e statistikave Eurostat ka konstatuar një rritje mesatare vjetore të pagave të punëtorëve prej 2.4 përqind në vendet e eurozonës dhe 2.6 përqind në të gjithë anëtarët e BE. # Rekorderë, sipas rritjes së çmimit tël punës të llogaritur për orë, në BE e mbajnë Rumania, ku për një vit shpenzimet e punëdhënësve për punëtorët janë rritur me 16 përqind, e ndjekur menjëherë nga Bullgaria, me 13 përqind. Në të njëjtën kohë, vetëm në Greqi ka një rënie të lehtë…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM po sillet në mënyrë destruktive dhe po pengon gjithçka që është e mirë për qytetarët. “Në Kuvend deputetët e OBRM-PDUKM-së po bllokojnë miratimin e ndryshimeve ligjore për të rritur pensionet me 700 denarë në muaj për mbi 320.000 pensionistë. Ata ishin gjithashtu kundër rritjes së pagës minimale dhe zgjidhjes së statusit të punëtorëve si tepricë teknologjike. OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski pengojnë dhe bllokojnë gjithçka që do të thotë kthim i parave tek qytetarët. Ata bllokojnë gjithçka që nuk është në planin e Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se OBRM-PDUKM…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE shpalosi një passqyrë se si do të duket qeverisja e tij, duke u distancuar fillimisht nga ata që kanë gabuar në të kaluarën, transmeton Portalb.mk. “Do të sjelli drejtësi. Ajo do të jetë simboli ynë. Sepse kemi padrejtësi, fillimisht ndaj popullit të thjeshtë që ka ngecur nëpër labirintet gjyqësore, i cili vuan padrejtësi ligjore dhe morale”, deklaroi Mickoski. Ai theksoi se politika nuk duhet të shikohet si një burim për pasurim, prandaj premtoi se do të sillet Ligji për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë së funksionarëve. “Nuk do të lejojmë njerëz të pafajshëm…

Lexo më Shumë

Në qoftë se OBRM-PDUKM vlerëson se rasti “Haraçi” largohet nga realiteti dhe nuk i sjell dobi për opinionin, Hristijan Mickoski njoftoi se do të publikojë dokumentet, të cilat ai paraqiti në një konferencë shtypi në shtator që ai pretendonte se ishin marrë nga një dëshmitarë. Pse nuk i kanë publikuar deri më tani ato, ai thotë se, nuk është sepse ata janë të kënaqur me procesin, por për “arsye taktike”. “Ne jemi duke pritur që procesi të zhvillohet. Deri më tani nuk jemi të kënaqur, përkundrazi. Ne mendojmë se ka abuzim dhe maskim klasik të inspiruesve dhe skenaristëve të vërtetë…

Lexo më Shumë