Kryetari i Bashkisë së Shkupit sqaroi se shkarkoi drejtoren e gjimnazit “Nikolla Karev” sepse beson fuqimisht në të drejtat demokratike që ajo është përpjekur ta pengojë. “Unë besoj fuqimisht në të drejtat demokratike. E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore, pa dallim nëse është i rritur apo e mitur. Edhe kur isha në opozitë, unë luftova fort kundër kërcënimeve dhe shkeljeve të njerëzve sepse ata po protestonin. Nëse do të ishte në ndonjë kohë më herët, dyert e shkollës do të ishin mbyllur, ndërsa nxënësit nuk do të mund të dilnin. E drejta për një mjedis…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev sot në Tiranë tha se Samiti i liderëve të Ballanit Perëndimor ka për qëllim kryesor lirinë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve dhe ritheksoi se iniciativë mbi gjitha shërben si përshpejtues shtesë për anlëtarësim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE. “Ajo që ne arrijmë këtu mbas takimeve që kemi pasur në Novi Sad dhe në Ohër.. këtu po bëjmë një përmbledhje në Tiranë. Ky bashkëpunim mund të jetë përshpejtues shtesë për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Ne mund ta bëjmë këtë lloj evropianizimi vetvetiu me një bashkëpunim të këtillë rajonal. Ka hapësirë dhe…
Me 20.12.2019 në ora 09.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën prapa Qendrës Tregtare “Kapitol”, kamioni i tipit “mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga L.M.(54), e ka goditur këmbësorin V.J.(81) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.R.(36) nga fshati Balindol, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 09.12.2019, në rrugën regjionale në fshatin Sushicë, zyrtarët policor gjatë kontrollit te ai kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 20.12.2019 në ora 09.50 në vendin e quajtur “Udhëkryq i Dojranit” zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Vallandovë e kanë arrestuar H.S.(24) nga fshati Zrnovci, pasi që është kërkuar me fletarrest nga SPB Strumicë, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar në Burgun e Strumicës.
Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ka ngritur padi penale kundër F.S.(68), A.S.(68) dhe R.S.(67) , të gjithë nga Struga, transmeton Almakos. Të paditurit gjatë vitit 2019, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe pa leje për ndërtim të lëshuar nga organi kompetent, në parcelën e kadastrit në Strugë, kanë kryer rindërtim pa leje-niveli i gjashtë i një objekti për banim.
Me 21.12.2019 në ora 02.10, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën Brigada Maqedonase-Kosovare i kanë arrestuar Gj.M.(32) dhe O.S.(26), dytë nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te to është gjetur një material pluhur, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me 20.12.2019 zyrtarët policor nga Njësia për tregti të palejuar me drogë dhe armë në korniza të SPB Shkup e kanë arrestuar A.M.(70) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në lagjen Aerodrom të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngriten padi adekuate penale.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërcovë deri te Prokuroria Publike adekuate ka ngritur padi penale kundër D.J.(40) nga Kërcova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 01.04.2019, gjatë kontrollit në një veturë, zyrtarët policor te i padituri kanë gjetur dhe konfiskuar heroin.
Me 20.12.2019 zyrtarët policor nga Njësia për tregti të palejuar me drogë dhe armë në kuadrin e SPB Shkup i kanë arrestuar D.G.(33) nga fshti Taor dhe S.D.(19) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre në fshatin Taor dhe në lagjen Dracevë, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikollovski në edicionin e sotëm të emisionin 360 gradë në Alsat tha se Marrëveshja e Prespës është realitet, por që sipas tij askush nuk mundet të kërkoj nga VMRO-DPMNE-ja zbatimine së njëjtës. Nikollovski theksoi se kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: “Do të mundohemi që në të ardhmen të zbusim pasojat, ka dy mënyra për ta bërë këtë, e para është të fitojmë një shumicë prej dy të tretave në këto zgjedhje, në mënyrë që të arrijmë kushtin për të ndryshuar Kushtetutën dhe të rikthejmë emrin e vjetër. Nëse qytetarët nuk na japin…
Marrëdhëniet politike dhe ekonomike janë në nivel shumë të mirë por ekzistojnë potenciale të zhvillohen akoma më shumë për çka institucionet e dy vendeve e kanë vullnetin e nevojshëm dhe qëllimin e mirë për këtë. Pikërisht diplomacia parlamentare dhe marrëdhëniet ndërparlamentare do të kontribuojnë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, vlerësuan kryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Talat Xhaferi dhe Mustafa Shentop, pas takimit të sotëm tet-a-tet në Shkup. “Marrëdhëniet nuk janë të rëndësishme vetëm për dy vendet por edhe për paqen dhe stabilitetit në Ballkan që është…

