Me 20.12.2019 në ora 09.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën prapa Qendrës Tregtare “Kapitol”, kamioni i tipit “mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga L.M.(54), e ka goditur këmbësorin V.J.(81) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.



