Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga protesta për çlirimtarët në Shkup, deklaroi se populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet.
Ahmeti tha se këto aktivitetet do të vazhdojnë në tërë Kosovën por edhe në tërë hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Sot në Sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi dhe shqiptarët në Maqedoni, krahas shqiptarëtve të Kosovës do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre se në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët”, deklaroi Ahmeti, raporton SHENJA.
Ai tha se kjo çështje nuk është dashur të filloj fare me aktin e, siç e cilësoi ai, të turpshëm të Dik Martit.
“Për të njollosur tërë popullin shqiptar, dhe përderisa kemi ardhur këtu, sigurisht që duhet një aktivitet dhe punë e palodhur e institucioneve të Kosovës edhe të Shqipërisë në aktivitete të forta diplomatike për të sqaruar, shpjeguar tërë situatën para kancelarive të Evropës si financuese të kësaj Gjykata Speciale dhe shpalljen e tyre si të pafajshëm”, tha Ahmeti.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Atentati në Athinë, Denis Luli kyç gojën para hetuesve. Zbulohet çfarë i tha kamerierit
- Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
- Rama lan duart me skandalin e SHISH: Çështje individuale e Vlora Hysenit, mes saj dhe drejtësisë
- Deklaratat e zëvendëskryeministrit italian ngjallin reagime të ashpra: A janë gratë me funde të gjata më të mira si nëna?
- Vonesa e fluturimit në Cyrih: Familja nga Prishtina përjeton pritje të gjatë dhe shqetësime
- Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!
- Aliti: Kjo gjykatë është marrë me gjithçka përpos se me drejtësi
- Zbulim tronditës në Bardovcë të Shkupit – gjendet një trup i pajetë në kanal



