Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.R.(36) nga fshati Balindol, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 09.12.2019, në rrugën regjionale në fshatin Sushicë, zyrtarët policor gjatë kontrollit te ai kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.



