Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ka ngritur padi penale kundër F.S.(68), A.S.(68) dhe R.S.(67) , të gjithë nga Struga, transmeton Almakos.
Të paditurit gjatë vitit 2019, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe pa leje për ndërtim të lëshuar nga organi kompetent, në parcelën e kadastrit në Strugë, kanë kryer rindërtim pa leje-niveli i gjashtë i një objekti për banim.



