Author: Hamdi Kumanova

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është hapur debati për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin parashihet ndryshimi i njësive zgjedhore nga gjashtë sa janë aktualisht në një njësi zgjedhore. Kjo iniciativë është marrë nga partitë e vogla parlamentare e që mbështetet edhe nga LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev. Nisma synon që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara më 12 prill 2020 të mbahen me modelin e ri zgjedhor. Kjo do të forconte demokracinë, thonë propozuesit, sepse do t’u mundësonte përfaqësim në institucionin ligjvënës edhe partive të vogla parlamentare, në veçanti partitë e pakicave, të cilat për t’u përfaqësuar…

Lexo më Shumë

Janë rritur pagat neto në Maqedoni. Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin tetor 2019 arriti në 25.726 denarë. Kjo rritje vjen kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorë: Transporti dhe Magazinimi (8.7 përqind), aktivitetet e shëndetësisë dhe kujdesit social (7.4 përqind) dhe Arteve, Argëtimit dhe Rekreacionit (6.7 përqind). Rritja e pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët: Minierave dhe gurore (5.7%), aktivitetet financiare dhe sigurimet (4.4%) dhe tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi të automjeteve dhe motoçikletave (2.9…

Lexo më Shumë

Qeveria e LSDM-së nuk e zgjidh problemin e ndotjes sepse fitimet dhe bizneset janë përpara shëndetit të qytetarëve. Deponia e “Drislës” ruan mbeturinat që digjen dhe ndotin ajrin në Shkup me grimca kancerogjene, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM. “Shkupi është i ndotur nga djegia e koksit me 18% dioksid squfuri dhe tekstile me ngjyra në 8 kompanitë e oligarkëve të Zoran Zaevit dhe Petre Shilegovit. Nuk u përmbushën premtimet parazgjedhore të Petre Shilegovit dhe Zoran Zaevit kur njoftuan për zgjidhjen e problemit. Petre Shilegov është që tri vite kryetar bashkie, por për ndotjen e ajrit heshtë, për dallim nga zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Se ka njerëz humanë që kujdesen për kategoritë sociale ishte dëshmi e një xhakete të varur në një pemë këtë mëngjes vërehej në rrugën e “Maqedonia” në Shkup. Përkatësisht, ky lloj aksioni humanitar është organizuar disa herë në Shkup me qëllim për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ngrohtësi në këto ditë të ftohta të dimrit. Aksione të tilla humanitare janë organizuar tashmë në shumë vende evropiane./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e shënimit të 21 dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke, dërgoi urim për pjesëtarët e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Thelbësore për zhvillimin e një komuniteti është e drejta për arsim cilësor dhe funksional në gjuhën amtare. Shteti nuk duhet të bëjë kompromise dhe improvizime kur bëhet fjalë për këtë çështje thelbësore që është aq e rëndësishme për ruajtjen e kulturës dhe traditës së bashkësive më të vogla etnike. Përkundër sfidave në realizimin e kësaj të drejte, Maqedonia e Veriut është krenare që komunitetet etnike tashmë një kohë të gjatë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Madh nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop sot qëndron për vizitë në vend. Shentop do të realizojë Tet -a-tet takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, ndërsa pastaj bashkë do të takohen me Grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, pas të cilës janë paraparë deklarata për mediat, transmeton MIA. Në agjendë është paraparë edhe fjalim përshëndetës i kryetarit Xhaferi në simpoziumin me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit turk : “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe Evropën Lindore”.

Lexo më Shumë

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja, ku sonte ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes Reçica e Madhe të Tetovës. Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend. Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare. I pranishëm në bashkëbisedim me banorët e Reçicës së Madhe, ka qenë edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka konfirmuar se LDK nuk është sprapsur nga kërkesa për pozitën e presidentit, edhe pas takimit të sotëm, që po i lë edhe më tutje dy partitë pa arritur marrëveshjen. Nga VV’ja pas këtij takimi iu kanë dërguar mesazh LDK’së një sondazh të kryer së fundmi që e nxjerrë me mbi 40% VV-në. Përmes një shkrimi në Facebook, Besnik Bislimi ka thënë se para se të hynin në garën e  gjashtë tetorit, e kishin pasur të qartë se nuk do të kishte një fitues me 51 deputetë, e se gara ishte e…

Lexo më Shumë

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar. Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani ishin në takim me Albin Kurtin dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje – takim ky i cili nuk pati sukses, shkruan lajmi.net. Oferta e Isa Mustafës për Lëvizjen Vetëvendosje, një ministri për postin e presidentit nuk e ka bindur liderin e VV-së, Albin Kurti të lidhë koalicion me LDK-në. Tash kur kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë nga dita e zgjedhjeve ende nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Lidhja Demokratike e Kosovës…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. Kjo për shkak se Endrit Shala ka sulmuar gazetarin e IndeksOnline e cila është dokumentuar edhe në disa pamje të publikuara sot në media. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që ta shkarkoj ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, pas publikimit të pamjeve ku shihet se si ai godet gazetarin e IndeksOnline, Ensar Ramadani”, thuhet në reagimin e AGK-së. Ky është reagimi i plotë: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga kryeministri në detyrë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L.H për fajde. I dëmtuari N. E. Nga ai kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamatë mujore prej 12% dhe është detyruar të paguajë kamatën në shumë prej 420 euro çdo muaj e që në total kishte paguar shumën prej 14 mije euro në emër të fajdesë, njofton Klan Kosova. I dyshuari për fajde është arrestuar dje në flagrancë nga policia. I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 19 dhjetor 2019 dhe…

Lexo më Shumë

Rajoni i Ohrit është pasuri e jona, por edhe evropiane dhe botërore, secili duhet të veprojë në pjesën e ingerencave të veta në kujdesin për të. Po rrjedhë afati për rrënimin me vetëiniciativë të ndërtimeve pa leje që ishte dhënë si mundësi, hap i ardhshëm është mënjanimi i tyre. Këtu nuk ka lëshime. Sot fillojmë edhe me sanimin e Sistemit kolektor, janë caktuar edhe mjetet për të. Punën do ta rrumbullakësojmë me zgjidhje të përhershme të sistemit, e më pas menjëherë vazhdon edhe pastrimi i kanalizimit sekondar në gjatësi prej mbi 300 kilometrave. Tërë këtë që po e bëjmë do…

Lexo më Shumë