Rajoni i Ohrit është pasuri e jona, por edhe evropiane dhe botërore, secili duhet të veprojë në pjesën e ingerencave të veta në kujdesin për të. Po rrjedhë afati për rrënimin me vetëiniciativë të ndërtimeve pa leje që ishte dhënë si mundësi, hap i ardhshëm është mënjanimi i tyre. Këtu nuk ka lëshime. Sot fillojmë edhe me sanimin e Sistemit kolektor, janë caktuar edhe mjetet për të. Punën do ta rrumbullakësojmë me zgjidhje të përhershme të sistemit, e më pas menjëherë vazhdon edhe pastrimi i kanalizimit sekondar në gjatësi prej mbi 300 kilometrave. Tërë këtë që po e bëjmë do të jetë e kotë nëse nuk i mënjanojmë ndërtimet pa leje, nëse nuk e sjellim Planin për menaxhim me Rajonin e Ohrit. Këtë sot e theksoi kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev i cili qëndroi për vizitë pune në Ohër, ku e shënoi fillimin e sanimit të Kolektorit për mbrojtje të Liqenit të Ohrit.
Zaev tha se kjo duhet të bëhet jo vetëm për shkak të ruajtjes së stausit të rajonit në UNESKO, por, siç tha, për vetë ne. Ai theksoi më tej se ka arritur marrëveshje edhe për takim me kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Debërcës mu për shkak të çështjes përkatëse rreth ruajtjes së statusti në UNESKO.
Sa i përket listës së ndërtimeve pa leje në Strugë, kryeministri Zaev sqaroi se shteti e ka edhe atë parasysh përmes raporteve të rregullta vjetore të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si dhe për shkak të kontrollit ashtu edhe për shkak të procedurave të shkallës së dytë.
“Ligji i ri për objektet e ndërtuara pa leje tregon qartë se ato mu në brezin e mbrojtur asnjëherë nuk do të legalizohen. Qofshin shtëpi, ndërtesa, hapësirë afariste, bazë betoni, plazh, duhet të mënjanohen. Nëse nuk i heqin vetë, do t’i heqë komuna, nëse jo komuna, do t’i heqë shteti. Sa më shpejtë ta pranojmë realitetin se nuk ka punë më të rëndësishme se trashëgiMEDIAL kulturore dhe natyrore që e ka Rajoni i Ohrit, ai është superlativ dhe imperativ për të gjithë. Nuk ka lëvizje nga ai plan. Shpresoj se me kohë secili do të veprojë ashtu siç duhet. Ligjet, rregullat janë të qarta, obligimet e dhëna nga Parlamenti janë të qarta, vlejnë edhe për Qeverinë edhe për komunat, ne do t’i zbatojmë deri në fund”, tha Zaev.
Ministri pa resor, Edmond Ademi theksoi se rrënimi i ndërtimeve pa leje është vetëm një segment i procesit të përmbushjes së kritereve nga UNESKO-ja.
Ai që këtu e ceki edhe Planin për menaxhim me Rajonin e Ohrit, për të cilin për momentin po shqyrtohen vërejtjet dhe sugjerimet e marra nga debatet e mbajtura publike, priten sugjerimet nga UNESKO-ja.
“Ai është proces kompleks që duhet të shqyrtohet sa më gjerësisht. Ndërtimet pa leje ndoshta janë problemi më i vështirë, por jo të gjitha ndërtimet pa leje kanë ndikim negativ ndaj ambientit. Mu me Studimin për ndikim ndaj mjedisit jetësor kjo do të konstatohet”, tha Ademi.



