Të premten e ardhshme do të mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së për të vendosur rreth emrave të mundshëm për kryeministër teknik dhe ndryshimeve të tjera të parapara me marrëveshjen për qeveri teknike. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. “Të premten e ardhshme do të kemi mbledhje të Këshillit Qendror, kërkojmë të na kuptoni sepse bëhet fjalë për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për formimin e Qeverisë teknike, zgjedhjen e kryeministrit teknik që do të jetë në këtë pozicion 100 ditë, nga 3 dhjetori deri në formimin e qeverisë së re. Periudha që pason do ti zgjedhim personat dhe do t’i…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u bënë thirrje të gjithë partive politike që para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fushatën e tyre të mos keqpërdoret momenti me shpërnguljen e të rinjve nga vendi, sepse asnjëra nga ato parti politike nuk do të fitojë pikë politike. “Të gjitha partitë deri në këto 30 vitet e fundit janë përgjegjëse për këtë. Edhe unë do të isha shpërngulur para 15 vjetëve nëse do të dija se në vitin 2020 nuk do të negocionim me BE-në dhe anëtarësimi do të bëhet edhe më i rëndë”, tha Pendarovski në panelin e sotëm me…
Vendosja e sistemit për mbrojtje nga dhuna e bazuar seksuale dhe gjinore në pajtim me Konventën e Stambollit e cila përfshin mbrojtjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve, zgjidhjen e situatës disavjeçare të refugjatëve të tjerë nga Kosova përmes dhënies së statusit juridik afatgjatë në shtet për të gjithë të cilët kualifikohen dhe rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e azilkërkuesve dhe personave nën mbrojtje ndërkombëtare përmes përforcimit të menaxhimit me rastet për azil. Këto janë tre përpjekjet të cilat Maqedonia e Veriut i ka bërë ndaj Nismës globale për mbrojtjen e refugjatëve. Këtë javë në Gjenevë është mbajtur Forumi global për refugjatë…
Numri i qytetarëve të kënaqur nga puna e policisë dukshëm është rritur në raport me rezultatet e vitit 2017 dhe arrijnë 55 për qind. Ndërkohë, besueshmëria e plotë në polici është 53 për qind. Kjo është rritje prej shtatë për qind në raport me analizat e vitit 2017, kur besueshmëria e qytetarëve në policinë e shtetit ka qenë 46 për qind. Këto rezultate janë përfshirë nga hulumtimi i mendimit publik për punë demokratike të policisë për vitin 2019, të realizuar nga Agjencia Rejting, për nevojat e OSBE-së, të cilat sot u prezantuan në Shkup. Sipas këtij hulumtimi, i realizuar nga…
Pensioni mesatar nga janari i vitit të ardhshëm është parashikuar në 15.500 denarë, ndërsa Qeveria për vitin 2020 në buxhet, i cili është në Parlament dhe këtyre ditëve duhet të miratohet, parashikon rritje prej 700 denarëve dhe harmonizim shtesë prej rreth 200 denarëve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm joformal me pensionistët në Shkup, në të cilën së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska i prezantuan masat kushtuar qytetarëve më të moshuar. Kryeministri tha se pensionet në qershor të vitit 2020 do të rriten për rreth 900…
Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda në një aksident në hyrje të Gostivarit, pas përplasjes së një veture dhe furgoni. Në mesin e të lënduarve ka edhe të mitur i cili pa patentë shoferë ka drejtuar veturën. Sipas SPB Tetovë, në mëngjes rreth orës 06:50 në hyrje të Gostivarit ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Gostivarit “Golf” e drejtuar nga një 16-vjeçar nga Gostivari dhe një furgoni “Mecedes” e drejtuar nga S.S. (34) gjithashtu nga Gostivari. Në aksident dy shoferët dhe bashkudhëtarët (tre burra dhe tre gra) nga Gostivari të moshës mes…
Sistemi për fëmijët nën përkujdesje, por edhe personat me aftësi të kufizuara ngadalë po ndryshon. Vendi shumë vite po bënë përpjekje për ndryshimin e tij, ndërsa gjatë dy viteve të fundit mund të shihen rezultatet nga procesi i deinstitucionalizimit. Procesi duhet të vazhdojë mëtutje, sepse nëse një shoqëri i len pas vete kategoritë e rrezikuara, nuk mund të jetë humane, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Ajo e potencoi dallimin mes asaj si shteti më parë është kujdesur për këto fëmijë dhe persona, dhe si kujdeset tani. ” Vizituam disa prej ndërtesave të vjetra që ishin…
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë të Veriut me letër me shkrim drejtuar deri te kryetarët e gjykatave kërkon prej tyre në afat prej një jave t’i dorëzojnë të dhëna për numrin e lëndëve të vjetra të pazgjidhura dhe rastet e vjetërsuara. Në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, thuhet se në interes të kthimit të besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor, në pajtim me dispozitat e nenit 36 nga Ligji për Këshillin Gjyqësor, Këshilli Gjyqësor kërkon njoftim nga kryetarët e gjykatave: – për numrin e lëndëve të vjetra të pazgjidhura me vite, llojet dhe gjykatësit…
Të premten e ardhshme do të mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së për të vendosur rreth emrave të mundshëm për kryeministër teknik dhe ndryshimeve të tjera të parapara me marrëveshjen për qeveri teknike. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. “Të premten e ardhshme do të kemi mbledhje të Këshillit Qendror, kërkojmë të na kuptoni sepse bëhet fjalë për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për formimin e Qeverisë teknike, zgjedhjen e kryeministrit teknik që do të jetë në këtë pozicion 100 ditë, nga 3 dhjetori deri në formimin e qeverisë së re. Periudha që pason do ti zgjedhim personat dhe do t’i…
Kërçova dhe Manastiri mbrëmë ishin vendet me ndotje më të madhe të ajrit, tregojnë të dhënat nga stacionet matëse. Pas tyre radhiten Tetova dhe Gostivari, ku ajri gjithashtu ishte shumë i ndotur, ndërsa ajër me ndotje mesatare ka pasur në qytetet Shkupit dhe Velesit, Kavadarit, Strumicës dhe Koçanit. Kumanova ka pasur ndotje të ulët mbrëmë, ndërsa qyteti i Dibrës ishte qyteti me ndotje më të vogël të ajrit në vend.
Doganierët në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ kanë zbuluar dhe konfiskuar një orë që kap vlerën prej 35.000 euro.Sipas njoftimit të Doganave të Maqedonisë, automjeti me tabela bullgare i drejtuar nga një shtetas grek gjatë hyrjes në Maqedoni në pyetjen nëse ka diçka për të paraqitur është përgjigjur negativisht por gjatë kontrollit nën ulësen e automjetit e pjesës së pasme, është gjetur një kuti origjinale, një orë dhe fatura e orës në emrin e një shtetasi zviceran, “Bëhet fjalë për orë e llojit ‘Audemars Piguet Roual Oak Ofshore’ që kushton prej 2.2000.000 denarë”, shprehen nga Doganat e Maqedonisë. Kundër tij do të…
Pas zgjedhjes së afërsisht 100% të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinj të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor. “Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut”, thonë nga BDI. Kongresi do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor 2019,…

