Author: Hamdi Kumanova

– Fjalimi i presidentit, Stevo Pendarovski ishte korrekt, deklaroi Rexhail Ismaili nga BDI-ja. Ai i përshkroi dy gjëra, që presidenti Pendarovski i theksoi, Ligjin për Gjuhët dhe për Gjyqësorin. “U thirr në raportin e Komisionit të Venecias dhe ne si shtet duhet të ndërtojmë kapacitete për zbatimin e atij ligji. Ju e dini si gazetarë që është formuar Agjencia për zbatimin e ligjit, gjithashtu para një muaji e formuam me ligj edhe Inspektoratin për zbatimin e të njëjtit ligj, kështu që të lejojmë dhe të krijojmë kushte që këto dy institucione të fillojnë të ndërtohen me kapacitete të forta dhe…

Lexo më Shumë

Ende është herët të jepet vlerësim për punën e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, deklaroi Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët pas fjalimit të sotëm të presidentit para deputetëve në Kuvend. “Për t’u përshëndetur është fakti se edhe pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias rreth Ligjit për gjuhët edhe vetë presidenti potencoi se ky ligj nuk është kundërkushtetues dhe me rekomandoi institucionet se duhet ta respektojnë ligjin”, deklaroi Rashidi. Potencoi edhe pjesë të fjalimit që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe shtetin e robëruar nga pushteti i kaluar. “Por, vetë fakti se ka dhënë rekomandim për pushtetin e ardhshëm të…

Lexo më Shumë

Bomba e cila sot në mëngjes i evakuoji nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme të artit në Shkup ka qenë e vendosur nën veturën e pronarit të dy klubeve të natës në Shkup, njofton Portalb.mk. Sipas informatave jozyrtare të “Fokus”, bomba ka qenë “kashikara” dhe është vendosur nën automjetin e veturës “Porshe”, që ka qenë në pronësi të tij. Sipas informatave të portalit, pronari i klubeve të natës është i njohur si i afërm i një funksionari të lartë të VMRO-DPMNE-së, i cili e ka lëshuar politikën dhe ka filluar të merret me hotelieri. Në të njëjtin parking ka…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon tërheqjen e amendamentit të Buxhetit të shtetit për vitin 2020 të cilin e ka votuar Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet, me të cilin mjetet financiare të parapara për PSP-në ridestinohen për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Me shqetësim dhe mosbesim e kemi pranuar informacionin se seanca e Komisionit për financim dhe buxhet të Kuvendit të RMV-së njëzëri është votuar amendamenti i Buxhetit të shtetit për vitin 2020 me të cilin mjetet financiare të parapara për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve (PSP)…

Lexo më Shumë

Diskutimi për amendamentet e propozuara për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, nuk filloi sot, pasi siç tha kryetari i Komisionit për Sistem Politik Aleksandar Kiracovski, nuk janë siguruar kushtet administrative, gjegjësisht amendamentet nuk janë përkthyer dhe publikuar në sistemin elektronik. Ai shtoi se nga shërbimet e Kuvendit ka marrë informacion se deri në fund të javës së ardhshme do të largohet kjo pengesë dhe më pas do të fillojë kontrollimi i amendamenteve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga 5899 amendamente sa janë dorëzuar për të dy ligjet, 3734 nuk janë përpunuar. Menjëherë i kam njoftuar shërbimet e Kuvendit, të cilët…

Lexo më Shumë

Koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për Komisionin për Sistem Politik, Nikolla Micevski tha se nuk janë të gatshëm për të filluar debatin dhe kjo u konfirmua sot me anulimin e këtij debati. Ai akuzoi kryetarin e këtij komisioni, Aleksandër Kiracovskin se po bën një lojë të pisët dhe se po tallet me qytetarët duke premtuar një njësi zgjedhore. Atë që e fola dje se nuk jemi të gatshëm për të filluar debatin edhe u konfirmua. Kjo është loje e kryetarit të komisionit sepse nëse deshte debat publik duhet të bëhej në procedurë te rregullt. Me procedure të shkurtuar mundësia…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës, aktivitetet festive për shënimin e 25-vjetorit të themelimit, i përmbylli me shpalosjen e monumentit “Flakadani i kujtesës”, si dhe të shtatores së themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmanit. Pas përfundimit të Akademisë solemne, që iu kushtua 25-vjetorit të UT-së, në hapësirat e jashtme të Universitetit, u përurua monumenti “Flakadani i kujtesës” i cili simbolizon sakrificën dhe mundin e të rënëve për liri në këto troje dhe të gjithë veprimtarëve shqiptarë. Shpalosja e këtij monumenti u bë nga personalitete të njohura, mes të cilëve, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti,…

Lexo më Shumë

Një pajisje e cila e ka pasur pamjen e bombës është gjetur sot në mëngjes në afërsi të një automjetit në parkingun në afërsi të Shkollës së Mesme të Artit “Llazar Liçenovski” në Shkup, për shkak së cilës janë evakuuar të gjithë të pranishmit në objekt, njofton Portalb. MPB ka njoftuar se sot në ora 08:36 është paraqitur se në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” në hapësirën e parkingut ka pajisje që me dukje të bombës e lënë në afërsi të një automjeti. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rastin. Nga MPB thonë se ende po hetohet nëse…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i shërbimeve sociale në nivel lokal në komunat konform nevojave të popullatës është pjesa e dytë e reformës së mbrojtjes sociale, pasi që paraprakisht është rritur mbështetja financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe u fillua realizimi i procesit të deinstitucionalizimit, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Në mbledhjen e sotme me përfaqësues të delegacioneve të BE-së dhe drejtorëve të institucioneve, të cilat i kemi përfshirë në procesin e deinstitucionalizimit, nga qendrat për punë sociale dhe të punësuar të tjerë në sistemin e mbrojtjes sociale”, shtoi Carovska, duhet të futemi në fazën e dytë…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot kumtoi se Qeveria e ka miratuar iniciativën e Ministrisë për ndërprerjen e furnizimeve të plastikës për një përdorim dhe ambalazhin në plastikë nga ana e institucioneve shtetërore, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2020. “Kjo do të thotë se në furnizimin e ardhshëm publik të zbatuar nga ana e Qeverisë shishet e plastikës do të zëvendësohen me ato të qelqit, nuk do të furnizohen gota të plastikës, pipa, lugë dhe pajisje tjera të plastikës për një përdorim dhe nuk do të furnizohen të mira…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë fjalimit vjetor në Kuvend, tha se për herë të parë numri i të punësuarëve në Presidencë është 50 për qind gra dhe 50 për qind burra, ndërsa për herë të parë në historinë e vendit ka të punësuar shqiptarë. “Në mandatin tim, për herë të parë në kabinetin e Presidentit janë të angazhuar 50 për qind gra, por edhe persona me aftësi të kufizuara, dhe mbi të gjitha në kabinet punojnë njerëz nga të gjitha etnitë për të përfaqësuar një vend me multinacionalitet. Për herë të parë në kabinetin e Presidentit punojnë…

Lexo më Shumë

Gazeta angleze “The Economist” ka publikuar statistika në lidhje me papunësinë në botë dhe tek të rinjtë. Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në maje të listave sa i përket papunësisë, sidomos tek të rinjtë. Sipas statistikave të “The Economist” për vitin 2018, papunësia tek të rinjtë (mosha prej 15 deri 24) është 44.7 përqind. Me këto numra Maqedonia e Veriut renditet e treta në botë, ndërsa para saj janë vetëm Bosnja e Hercegovina (46.7%) dhe Afrika e Jugut (52.9%). Ndërsa sa i përket papunësisë tek të gjitha moshat, Maqedonia e Veriut është në vendin e gjashtë në botë, me…

Lexo më Shumë