Deri në 150 metra është zvogëluar dukshmëria në akset rrugore në Stracin, Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Resnjë. Ndërkohë dukshmëria deri në 40 metra është zvogëluar në Shtip dhe deri në 50 metra Pletvar, pas Prilepit. Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet vende-vende në rrugë të lagështa. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut, rekomandon automjetet të drejtohen me shpejtësi të përshtatshme, duke e respektuar sinjalizimin rrugor dhe të vozisin me kujdes, posaçërisht nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka malore ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut, siç është rasti në seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan –Dellçevë.
Author: Hamdi Kumanova
“Bashkia e Shkupit i shqyrton mundësitë për formimin e një ndërmarrje publike banesore, për krijimin e politikave të banimit me qëllim që të vendoset qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve me dekada. Duke ndjekur shembullin e Ndërmarrjes Publike “Sistemi energjetik i qytetit”, krijimi i një ndërmarrje banesore do të jetë prioritet i Bashkisë gjatë vitit të ardhshëm”. Këtë sot e deklaroi kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, i cili shtoi se ndërmarrja banesore përveç se do të veprojë në tregun e pasurive të patundshme, do të sigurojë edhe qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve të vendbanimeve të paligjshme. Ai…
Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të parë të tij para Kuvendit, me rastin e fjalimit të fundvitit, tha se Komisioni i Venecias e cilësoi Ligjin e Gjuhëve si kushtetues dhe sa nuk është shkelur Kushtetuta e vendit tonë. Ligji i gjuhëve që kaloj në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias nuk tha se ligji është kundër Kushtetutës së vendit tonë, po ashtu Komisioni nuk tha se shqiptarët kanë më shumë të drejta, bilës na përgëzuan sepse kemi shkuar përtej pritjeve standardeve evropiane. Ata kishin vetëm një vërejtje, atë në sistemin gjyqësor ku ne nuk jemi në nivel si vend të…
Që nga marsi i këtij viti, deri në vizitën time sot, ka pasur 5 vizita si nga zyrtarë të lartë të Maqedonisë dhe Çekisë në të dyja vendet. Kjo flet mjaft për marrëdhëniet e shkëlqyera politike, lidhjet miqësore midis dy vendeve tona, tha Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Andrei Babish, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacioni të qeverisë së Maqedonisë në Çeki. Zaev tha se Republika e Çekisë është një nga mbështetësit më të rëndësishme dhe këmbëngulëse të integrimit tonë në BE dhe NATO. Republika e Çekisë, së bashku me Austrinë dhe Italinë,…
Një pajisje e cila e ka pasur pamjen e bombës është gjetur sot në mëngjes në afërsi të një automjetit në parkingun në afërsi të Shkollës së Mesme të Artit “Llazar Liçenovski” në Shkup, për shkak së cilës janë evakuuar të gjithë të pranishmit në objekt, njofton Portalb. MPB ka njoftuar se sot në ora 08:36 është paraqitur se në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” në hapësirën e parkingut ka pajisje që me dukje të bombës e lënë në afërsi të një automjeti. Zyrtarët policor kanë dalë në terren dhe e pastrojnë rastin. Nga MPB thonë se ende po hetohet nëse është…
VMRO-DPMNE po bllokon miratimin e Ligjit për mbrojtje, që duhet të kalojë me dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo projekt – ligj është i lidhur edhe me procesin e finalizimit të anëtarësimit në NATO. Opozita maqedonase këmbëngul në pikën për ndryshimin e emrit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), që sipas emërtimit të ri duhet të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV), në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, tashmë e inkorporuar në Kushtetutë, përcjell INA. “Do të pranojmë gjithçka që është në përputhje me harmonizimin e procedurave të NATO-s. Nuk…
Në ditët kur parametrat e ajrit tregojnë se Tetova përsëri bëhet zonë e rrezikshme për të jetuar, kjo për shkak të ajrit të ndotur, Alternativa – Dega Tetovë edhe një herë e ngre këtë shqetësim, duke ia kujtuar kryetares së Komunës së Tetovës se tetovarët nuk i kanë asnjë borxh që të helmohen dhe ajo të arsyetohet se është faji i motit. Për ne nuk ka asnjë faj natyra dhe moti, sepse për një menaxhment serioz komunal, që punon për interesat e qytetarëve, përcaktimi i prioriteteve bëhet, para së gjithash, mbi bazën e kujdesit për jetën e qytetarëve. Duke mos u…
OJQ “Guri i Shqipës Goshincë”, me datë 15 dhjetorë 2019 (e diele), këshilli organizativ mbajti Kuvendin themelues, i cili njëherit ishte edhe Kuvend zgjedhor. Në këtë Kuvend morën pjesë rreth 100 pjesmarrës , me origjinë nga fshati Goshincë. Duke pasur parasysh karakterin zgjedhor të këtij Kuvendi, kuvendarët zgjodhën edhe kryetarin e OJQ-së, miratuan kryesinë e kësaj organizate joqeveritare, ku per kryetar te shoqates u zgjodh Nejazi Sinani. Selia e shoqatës do të jetë në fshatin Goshincë. Me Kuvendin Zgjedhor udhëhoqi anëtari i Këshillit Iniciativ, pedagogu në pension Lazim Rexhepi. Elaborimin e konceptit për themelimin e shoqatës e bëri anëtari i…
Partia shqiptare në pushtet BDI, sot do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore. Siç njoftojnë nga kjo parti, në mbledhje do të konstatohen kandidaturat për delegatë të kongresit të katërt zgjedhor, si dhe do të miratohen dokumente të reja programore. Nga BDI thonë se në mbledhjen e sotme do të bëhen edhe ndryshime thelbësore në statutin partiak. Mbledhja do të mbahet në selinë e BDI-së në Tetovë dhe do të fillojë në orën 15:00.
Suedia e mbështetë Maqedoninë e Veriut në procesin e aderimit në BE dhe në zbatimin e agjendës së reformave, thotë ambasadorja suedeze në vend, Kristin Forshgren Bengston. Mbështetja para së gjithash është në projekte për përforcimin e institucioneve demokratike, sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediumeve, por, theksoi se ky proces kërkon angazhim dhe bashkëpunim edhe nga shteti. Nëse Evropa nuk është këtu prezentë, zbrazëtirën do e plotësojnë forca tjera. Mundësia për t’u bërë anëtare është shumë e rëndësishme. Procesi duhet të jetë i qartë me kushte të pastra që duhet të përmbushen për anëtarësim, por, gjithashtu, kushtet duhet…
Modeli i menaxhimit me shtëpitë e pensionistëve do të ndryshojë me qëllim që të ofrohen modelet më bashkëkohore të mbrojtjes për personat e moshuar, paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska nga Tetova gjatë vizitës tek Shoqata e pensionistëve. Tani për tani shtëpitë i menaxhojnë shoqatat e pensionistëve, Lidhja e pensionistëve si Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të cilët duhet të kenë formulë të njejtë për menaxhim. “Me Bankën botërore bëmë vlerësim të përbashkët se duhet të sillet vendim se në cilin drejtim do të menaxhohen këto shtëpi të pensionistëve. Ne jemi në bashkëpunim dhe diskutim për…
Koordinatori i grupit parlamentar të VRMO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sot deklaroi se është e paqartë pse kërkesa për interpretim autentik e LSDM-së i referohet nenit 11 të Ligjit për falje, kur qeveria e komenton nenin 11-a të Ligjit. “Grupi parlamentar i VRMO-DPMNE-së do ta ndjekë qëndrimin e kryetarit të partisë, dhe insiston që të pranohen kërkesat e tyre, me ligj të ndalohet marrja me politikë e politikanëve të falur. Do të mbështesim iniciativë për t’i dhënë fund keqpërdorimit të mekanizmit të faljes dhe ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit për të bërë një hap të përbashkët përpara për t’i…

