Rreth 17.000 fermerë deri më 31 dhjetor të këtij viti do të marrin kthim të tatimit personal për periudhën e realizuar në vitin 2018 veçanërisht nga shitja e prodhimtarisë parimore. Bëhet fjalë për gjithsej 80 milionë denarë, pagesa e të cilëve pritet të fillojë javën e ardhshme për shkak se fermerët duhet t’i azhurnojnë llogaritë bankare. “Përfunduam me kontrollin e listave që na i dorëzoi DAP-i. Presim pagesa të fillojë javën e ardhshme. Me kthimin do të përfshihen 17.000 fermerë”, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski në takim e gazetarët. Kush për kthimin e tatimit personal, siç sqaroi Vase…
Author: Hamdi Kumanova
Çështja politike është si do të lirohemi nga Marrëveshja e Prespës, pa e paguar çmimin, porositi ish-kryeministri grek Andonis Samaras gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 13-të të Demokracisë së Re qeveritare, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. “Çështja politike është si të lirohemi, pa e paguar çmimin. Ehd ekjo nuk është e lehtë, sepse nuk mund të ndodh për një natë, sepse bëhet fjalë për marrëveshje që nuk shkon përpara, as në Ballkan, as në Evropë. E kuptoj atë që e thotë kryeministri se nuk mund të lirohemi nga kjo marrëveshje brenda natës, sepse ashtu duam. Por edhe…
Shtet e Bashkuara e kanë depozituar protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Këtë e bëri të ditur sekretari shtetëror Majk Pompeo në faqen e tij në Twitter, transmeton Portalb.mk. “Me kënaqësi ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara tanimë kanë depozituar protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Tani jemi një hap më afër anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë si shtet i 30-të në NATO” tha Shefi i Diplomacisë Amerikane. Senati amerikan e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO me datë 22 tetor të këtij viti. Nga anëtarësimi…
Në rrethinën e Fabrikës së MZT-së në Komunën e Gazi Babës, mbrëmë nga një cisternë është derdhur acid salik. Inspektorati i Qytetit të Shkupit, menjëherë ka reaguar dhe zbuluar autorin. Për këtë incident nga ky Inspektorat kanë njoftuar në faqen e tyre në Fejsbuk. “Pas denoncimit nga një këshilltar komunal në Komunën e Gazi Babës, për erën e pakëndshme në rrethinën e fabrikës MZT, ekipet kujdestare të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, menjëherë kanë reaguar dhe e kanë zbuluar autorin. Bëhet fjalë për subjekt juridik, i cili punon me prokursorë, në vendngjarje është konstatuar se çështja ka të bëjë me…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të vazhdojë debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërsa seancë do të mbajë edhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. Ky është vazhdimi i pestë i seancës, i cili duhet të përfundojë deri në fund të javës, Buxheti për vitin e ardhshëm, sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi do të duhet të jetë në seancën plenare më 16 dhjetor. komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit duhet ta vazhdojë debatin për parashtresën…
I dyshuari i parë për rastin “Haraçi” në Maqedoni, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 mbrëmë vonë është kthyer në burg pas qëndrimit në spital në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nuk dihet a do të sjellet sot vendim për lirimin e tij nga burgu për shkaqe shëndetësore pas kërkesës së avokatëve të tij, thonë nga Gjykata e Apelit. Nga spitali thonë se ai ishte vendosur në dhomë speciale pasi kështu e kërkojnë nga protokolli i gjykatave dhe burgut, jo përshkak të gjendjes shëndetësore. Nga atje thonë se ai është mirë me shëndet. Përndryshe, Boki 13 është i dyshuar për…
Diskutimi për metodologjinë e procesit integrues nuk duhet t’i ngadalësojë sjelljet e vendimeve për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias në intervistën “To vima” lidhur me pozitat franceze për të cilat shton se Greqia i mbështet. Shefi i diplomacisë greke sqaron se edhe në interes të Greqisë është që vendet e rajonit të bëhen pjesë e familjes evropiane, ndërsa lidhur me sigurinë e zgjedhjeve tek ne nëse fiton OBRM-PDUKM-ja, thekson se Athina nuk përzihet në brendësinë e vendeve tjera, por pret kushdo që është në pushtet, Marrëveshja…
Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë i hedh poshtë informatat se ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili momentalisht është azilant në Hungari, është arrestuar në Budapest, ashtu siç ka njoftuar “TV Srpski Kolektiv”, duke u thirrur në informata të kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, njofton Portalb.mk. “Demantojmë edhe një prej shumë lajmeve të rrejshme këto ditë – plotësisht i hedhim poshtë të pavërtetat e publikuara se Nikolla Gruevski është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradim. Opinioni e ka të njohur se Ministria e Drejtësisë, menjëherë pas arratisjes së Gruevskit – që vitin e kaluar, ka…
Kosovarët po vazhdojnë të solidarizohen me vëllezërit e tyre nga Shqipëria, të cilët përjetuan rëndë tërmetin e 26 nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 persona dhe mbi 900 të tjerë u lënduan, e shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha. Të shumtë janë ata banorë nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim në Kosovë. Në Parkun Inovativ në Prizren janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa janë edhe 1500 të tjerë, të cilëve u janë hapur dyert nga pronarët e hoteleve, në shtëpia private dhe shkolla. Ka dy ditë që Myrvet Veshi së bashku me familjen e tij…
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, nenin për gjykimin në mungesë e ka quajtur si një ndryshimet më të mira që ka bërë Kuvendi i Kosovës. Haxhiu po ashtu përmes një postimi në Facebook, deklaratën e sotme të Prokurorisë Speciale e cila tha se gjykimi në mungesë ka rregulla, s’mund të zbatohet me një automatizëm, e ka quajtur tendencë për të hequr përgjegjësitë nga vetja dhe për ta arsyetuar mosveprimin. Sipas saj, pretendimi i prokurorisë se ‘duhet adresa’ është tërësisht i paqëndrueshëm, sepse nuk ka nevojë për asnjë adresë të askujt. Postimi i plotë: Neni për gjykimin në mungesë ka qenë…
Shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës. Borrell i cili ishte ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës, ka thënë se fakti se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës nuk do të jetë problem që ai të jetë ndërmjetës i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse paraqet problem që ai të merret me çështjen Kosovë-Serbi duke qenë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borrelli tha se nuk shqetësohet për diçka të tillë. Ai tutje tha se…
Nga 15 dhjetori fillon projekti i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik #TVSH-jaime#Dhurataime, që ka për qëllim të motivojë qytetarë të skanojnë llogari fiskale. Ministrja e Financave, Nina Angellovska dhe drejtorja e DHP-së, Sanja Lukarevska njoftuan se fondi i lojës shpërblyese është gjysmë milionë euro ndërsa organizator është Lotaria Shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni. Do të ketë 10 dhurata ditore edhe atë katër dhurata me nga 1000 denarë, tre dhurata me nga 2000 denraë dhe tre dhurata me nga 3000 denarë. Në muaj do të ketë 12 shorte, ndërsa të gjitha llogaritë e skanuara që…

