SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër B.Sh.(30) nga fshati Pirok, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 09.10.2018 në fshatin Kamjan, në rrugën regjionale, zyrtarët policor kanë kryer kontroll ndaj të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Author: Hamdi Kumanova
Me 30.11.2019 në ora 11.45 në fshatin Hasanbeg është gjetur A.S.(16) nga Shkupi, transmeton Almakos. Me 29.11.2019 në ora 23.00, A,.S. është lajmëruar e zhdukur nga nëna e saj D.D. se është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Me 30.11.2019 në ora 09.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se G.D.(60) nga Shkupi gjendet në Stop listën për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Në bulevardin “Kërste Misirkov” tek ASAHM në stacionin e autobusit, sot për shkak të një defekti në rrugë është ndërprerë furnizimi me ujë për shfrytëzuesit në bulevardet “Kërste Misirkov” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” (rruga e avokatëve). Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup informojnë se furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një video, duke kritikuar sistemin gjyqësor, tha se për momentin Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit po kontrollon paratë dhe pronën e të gjithë funksionarëve në Qeveri. “Po kontrollohet prona dhe paratë e gjithë qeveritarëve, duke nisur nga unë, dhe kjo është në rregull. Për këtë shkak i bëjmë thirrje këtij komisioni të nisë procedurën për kontrollimin e pronës dhe parave të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Zaev. Ai shtoi se pushteti ekzekutiv i ofron ndihmë Komisionit Anti-korrupsion me gjithë kapacitet e veta për të kontrolluar në mënyrë të detajuar pronën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjeve të…
Me shfaqjen “Zona e pritjes” të realizuar nga aktorët e teatrit “Migjeni” nga Shkodra, mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë filloi Edicioni i Parë i Festivalit të Teatrit që u kushtohet aktorëve që krijojnë në gjuhën shqipe “AKTFEST”. Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se bëhet fjalë për një projekt, brenda të cilit audienca do të jetë në gjendje të shikojë shfaqje të shkëlqyera teatrale të ofruara nga teatrot nga vendi dhe rajoni. “Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit i cili do ta pasurojë hapësirën kulturore në vendin tonë sot,…
Rënia e kësaj qeverie është gjithnjë e më e qartë. Humbja e LSDM-së po afrohet. Për këtë shkak Zoran Zaev përmes Gjykatës kushtetuese krijon mundësi që pas humbjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të amnistohet për të gjitha aferat me korrupsion dhe bizneset e njohura për opinionin. Që të realizohet kjo, Gjykata kushtetuese do të bëjë praktikë, Pendarovski do të realizojë. Vendimi i Gjykatës kushtetuese është tregues i qartë se ajo, si dhe gjyqësia tjetër, tërësisht i janë nënshtruar vullnetit të Zaevit dhe LSDM-së. VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndërpret me presione ndaj pushtetit gjyqësor. VMRO-DPMNE është kundër amnistive…
Kryeministri Zoran Zaev, ka theksuar se një vit e gjysmë është treguar se gjyqësori ka mbetur fortesa e fundit e “shtetit të robëruar”, nën kontrollin e një numri të caktuar të gjykatësve dhe prokurorëve që janë në pozita të fuqishme, njofton Portalb.mk. Siç thotë ai, këto fortesa të fundit të “shtetit të robëruar”, kanë vazhduar t’i kontrollojnë proceset gjyqësore në të cilat kanë qenë të dyshuar mu protagonistët e regjimit. Sipas tij, duke e keqpërdorur ndarjen e pushtetit gjyqësor nga ai ekzekutiv, këto të ashtuquajtur qendra të fuqive gjyqësore svarovski kanë mbetur në rrugën e drejtësisë. “Kjo patjetër të ndalojë…
Policia ka dalë me detaje lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur gjysëm ore pas mesnate në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup. Tre persona kanë shtënë në drejtim të pesë personave tjerë që kanë qenë në hotelin. Nuk ka persona të lënduar. “Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është paraqitur gjuajtje me armë zjarri në hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Në restorantin e hotelit kanë qëndruar E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski po taktizon, dhe nuk tregon qëndrim të qartë dhe nuk ju bën thirrje deputetëve nga OBRM-PDUKM të mbështesin kërkesën e deputetëve të LSDM për interpretim autentik”. “Me interpretim autentik të nenin 11 të Ligjit për falje, po ndalohen të gjitha përpjekjet për t’u kthyer amnistia ilegale e Gjorge Ivanovit”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, partia e tyre po lufton për drejtësi ndërsa OBRM-PDUKM po mbron krimin. “Mickoski të del para opinionit dhe t’u bëjë thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM të votojnë për interpretim autentik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Në…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi të gjithë shtetet që ofruan ndihmë internacionale pas ngjarjeve të tërmetit kur humbën jetën 50 persona. Në takim me ambasadorët e akredituar nga vendet që ofruan ndihmë materiale, financiare dhe kadrovike, Rama i falënderoi liderët e rajonit për ndihmën e dhënë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “S’kam fjalë për të shpejtuar sa e rëndësishme ishte ajo përkrahje. Ishte brilante reagimi i Vuçiq dhe Zaev, të mos përmend vëllezërit tanë nga Kosova”, tha Rama. Rama falnderoi SHBA-të, dhe vendet tjera evropiane, papën Francesko dhe Arabinë për përkrahjen e tyre./Telegrafi/
Enver Bytyçi “Të ulemi, thotë naltgjatësia, pa humbur kohë…, sepse na duhet mbiprodhim energjish positive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka”. Nga ana tjetër shkon në një hotel e tallet me fëmijët e traumatizuar. U flet për mësuesin, kur ata kanë humbur prindërit! Tallet me banorët që kanë humbur gjithçka kur u thotë se “Unë nuk zgjohem të iki nga shtëpia kur bie tërmet”! E shkërdhen energjinë positive të njerëzve që janë të gatshëm të ndihëmojnë, kur u thotë “Mjaft me ushqime e mallrat ë tjera, na duhen para”! Pastaj jep urdhër që mallrat dhe ndihmat të mos shkojnë te…

