Rënia e kësaj qeverie është gjithnjë e më e qartë. Humbja e LSDM-së po afrohet.
Për këtë shkak Zoran Zaev përmes Gjykatës kushtetuese krijon mundësi që pas humbjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të amnistohet për të gjitha aferat me korrupsion dhe bizneset e njohura për opinionin.
Që të realizohet kjo, Gjykata kushtetuese do të bëjë praktikë, Pendarovski do të realizojë.
Vendimi i Gjykatës kushtetuese është tregues i qartë se ajo, si dhe gjyqësia tjetër, tërësisht i janë nënshtruar vullnetit të Zaevit dhe LSDM-së.
VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndërpret me presione ndaj pushtetit gjyqësor.
VMRO-DPMNE është kundër amnistive dhe kundër faljeve. VMRO-DPMNE nuk d të përkrah amnisti dhe falje. Nëse Zaevi vazhdon me planin e tij dhe i zemëron qytetarët, VMRO-DPMNE-ja do të dalë me ta në protesta.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së



