22 organizata joqeveritare të cilat të premten e organizuan marshin “Revolucioni i gjelbër” sot i janë përgjigjur Qeverisë se nuk ka nevojë për takime në këtë moment, njofton Portalb.mk. “Ne përfaqësuesit e organizatave civile, të bashkuar si Revolucioni i gjelbër, vlerësojmë se në këtë moment hapësira për takime të reja me kryeministrin, ose përfaqësues tjerë të institucione mund të jenë të mundshme, VETËM nëse shohim vullnet real dhe konkret për bashkëpunim me qytetarët. Ajo është e mundshme dhe e realizueshme nëse kryeministri dhe ministrat e tij dhe këshilltarët të angazhuar në temën për mjedis jetësor, tregojnë se seriozisht e kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Bullgaria na ka nxjerrë nga izolimi total. Nikolla Gruevski e ka vendosur propagandën më të errët antibullgare në ish Jugosllavi. Paradoks historik ishte që trashëgimtari i VMRO-së të ndjehet më i afërt me Beogradin se me Sofjen. Mungesa e infrastrukturës rrugore mes Sofjes dhe Shkupit na pengon të dalim nga kjo mjegull dhe t’i realizojmë dhe kuptojmë faktet historike. Në Shkup kemi dhjetëra mediume serbe dhe zero bullgare. Nuk dëshiroj të dëgjoj për kurrfarë Jugosllavie të katërt. Në këtë fazë, “Shengeni i vogël” është në pafuqi strukturore. Këto janë vetëm një pjesë e porosive të presidentit Stevo Pendarovski në intervistë…
VMRO-DPMNE-ja kërkon të hiqen dyshimet për shtyrjen e mundshme të datës së zgjedhjeve për shkak të miratimit të marrëveshjes për anëtarësim në NATO duke e miratuar atë që tani, para se protokolli të miratohet nga të gjitha vendet anëtare. Partia opozitare do të dorëzojë nismën konkrete në Kuvend. Do të propozoj deri te deputetët, gjatë javës së ardhshme që deri te Kuvendi të dorëzojnë iniciativë për ratifikimin e protokollit me veprim të vonuar mbi parimin e asaj që e ka bërë një anëtare tjetër e NATO-s, Mali i Zi, i cili e ratifkoi protokollin para se ai të ratifikohet në…
Nga 11 mijë deri në 153 mijë euro kanë marrë deputetët për shpenzime rrugore për udhëtime jashtë vendit, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2019. Këtë e dëshmojnë të dhënat e bazës ‘Financa të hapura’. Rekorderët të listës që kanë marrë më së shumti gjatë këtyre nëntë viteve janë kryesisht deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dragan Cuklev, deputeti i OBRM-PDUKM-së nga Gjevgjelia dhe kolegia e tij Liljana Zaturovska nga Manastiri janë në krye të listës me 153.000 denarë të marra. E treta në listë është ish-deputetja Silvana Boneva e cila ka marrë 128 mijë euro. Për këtë,…
Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendim për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive me të cilin sigurohet mundësia që të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në territorin e Shkupit të marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve dhe krijimin e politikave. Komisioni është i përbërë nga një përfaqësues i bashkësive të cilat janë të përfaqësuara në qytetin e Shkupit, me mandat prej katër viteve. Komisioni, informojnë nga Qyteti i Shkupit, është korniza e vetme institucionale për komunikim mes bashkësive në nivel lokal, jo vetëm nga aspekti i mbrojtjes të të drejtave të pakicës, por edhe si mundësi…
Organizata humanitare e Dioqezës ortodokse pranë KOM-AO “Shën Spasi”, me ⬡⬡⬡⬡i të Kryepeshkopit të Ohrit dhe të Maqedonisë, z.z. Stefan, ka dhuruar ndihmë humanitare për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Shqipëri, pikërisht në Durrës. Donacioni i cili u grumbullua ditëve të fundit, u dorëzuar në manastirin “Shën Vlashi” në Durrës ku për momentin janë të strehuar 150 njerëz të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kok, ndërsa në ditët në vijim presin të paktën minimum edhe 150 të tjerë.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër A.A.(23) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 12.08.2019 në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, zyrtarët policor gjatë kontrollit të paditurit kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 30.11.2019 në ora 13.05 në rrugën “Joska Jordanoski” në Prilep, vetura e tipit “shkoda felicia” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga D.V.(47) nga Prilepi, e ka goditur 16 vjecarin nga Prilepi, i cili është lënduar rëndë, transmeton Almakos. 16 vjecari është dërguar për shërim në Spitalin e qytetit në Prilep. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër I.E.(30) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 29.08.2019 në rrugën “Strahinja Simonovski” në Gostivar, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar kanabis.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër Z.R.(28) nga fshati Hotël, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 16.07.2019 në fshatin Hotël, zyrtarët policor kanë kryer kontroll ndaj të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 30.11.2019 në ora 14.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi Sh.M.(36) nga fshati Saraj, Shkup, gjendet në Stop listën për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Qendra regjionale për punë kufitare Perëndim ka ngritur padi penale kundër S.V.(41) nga Struga për shkak të kryerjes së veprës penale “ prodhim mbajtje dhe tregti me armë”, transmeton Almakos. Me 06.09.2019 në fshatin Mali Vlaj kanë kryer kontroll në veturën e tipit “mercedes” e drejtuar nga D.M.(37) nga Struga ku bashkëudhëtar ka qenë i padituri, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pushka gjuetie, 12 plumba të pushkëve të gjuetisë, pistoletës “zastava e kuqe” me një kornizë dhe tetë plumba.

