Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër I.E.(30) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 29.08.2019 në rrugën “Strahinja Simonovski” në Gostivar, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar kanabis.



