Me 30.11.2019 në ora 14.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi Sh.M.(36) nga fshati Saraj, Shkup, gjendet në Stop listën për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.



