Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov paralajmëroi se do të parashtrojë padi penale kundër firmës pronare e cisternës nga e cila mbrëmë ka rrjedhë acid klorhidrik në afërsi të fabrikës MZT në Komunën e Gazi Babës. Shilegov theksoi se firma ka punuar pa leje dhe i bëri thirrje Prokurorisë Publike seriozisht ta marr gjendjen me mjedisin jetësor dhe të fillojë në mënyrë adekuate të veprojë për raste të tilla dhe të ngjashme. “Edhe pse kompetent për instalime të tilla është Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, ne menjëherë pas paraqitjes së qytetarëve dolëm në terren. Është bërë procesverbal, dhe u…
Author: Hamdi Kumanova
LSDM-ja nuk do ta mbështesë nismën e VMRO-DPMNE-së për ratifikimin e Protokollit përfundimtar për anëtarësim në NATO, duke u thirrur në praktikën e Malit të Zi. Sipas LSDM-së, derisa Kuvendi i Spanjës nuk e thotë fjalën e fundit, asgjë konkrete nuk do të ketë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Madje Socialdemokratët duke dyshuar në propozimin e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, kërkojnë nga ky i fundit që t’i mbështes ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje të cilat synojnë standardizimin e ARM-së me NATO-n. Në Qeveri nuk ka nismë konkrete, por nga organi ekzekutiv thonë se iniciativa e tillë duhet të…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp tha se do të kërkojë hetim financiar për aferën “Kesh”, për mënyrën se si janë dhënë dhe keqpërdorur paratë e qytetarëve. Ai tha se do të kërkojë që kjo të nis nga ai, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Do të propozojmë ligj për të hetuar pasurinë e politikanëve, jo vetëm të dënohen me të holla, por ta kthejnë atë që i kanë marrë popullit. Askush në këtë shtet nuk guxon të mbroj kriminelët”. “Unë që në fillim do të kërkoj që të hetohem unë dhe familja ime, por edhe Zoran Zaev dhe…
Deputeti Surija Rushiti i Aleancës për Shqiptarët sot deklaroi se qëndrimi i tyre lidhur me amnistinë është konsistent dhe se ta mendojnë se duhet të ketë luftë thelbësore kundër krimit dhe korrupsionit në shtet. Lidhur me kërkesën e interpretimit autentik të LSDM-së për nenin 11 të Ligjit për amnisti, Rushiti tha se para se ta komentojë dëshiron ta shohë zyrtarisht dokumentin i cili ende nuk i është dorëzuar. Surija Rushiti është anëtari i pesëmbëdhjetë i Komisionit juridik-ligjdhënës, i cili me largimin e Vesel Memedit mbeti me një vend të zbraztë. Rushiti ishte zgjedhur zëvendësanëtar i KJL gjegjësisht e zëvendëson Memedin.
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë nesër dhe pasnesër në Samitin e NATO-s në Londër, në të cilin shënohet 70 vjetori i ekzistimit të Aleancës. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Vend qendror në program është Takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) të shefave të shteteve dhe qeverive të mërkurën në ditën e dytë të Samitit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Zaev, pas çka Maqedonia e Veriut do…
Kryetari Taravari me përgjegjësit e urbanizimit konstatojnë devijim nga plani gjatë ndërtimit të banesave kolektive, investitorëve u jep afat brenda një jave vetë t’i prishin pjesët shtojcë. Gjatë ditës së sotme, kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari së bashku me udhëheqësin e Sektorit të urbanizmit dhe inspektorët e autorizuar dolën në terren për të ndjekur nga afër situatën me ndërtimin e banesave kolektive në Gostivar. U konstatua se në dy raste kemi të bëjmë me devijim nga leja e punës, respektivisht se ndërtohet përtej gabaritit të përcaktuar me planet detaje urbanistike në fuqi. Me këtë rast, kryetari Taravari rikonfirmoi…
Për shkak të aksidentit në rrugën Kërçovë – Shkup, në fillim të fshatit Zajaz, automjetet lëvizin në një korsi rrugore. Trafiku po zhvillohet në mënyrë alternative nga ora 13.20, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Zoran Zaev nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar këtë sistem të korruptuar gjyqësor, deklaroi sot kreu i opozitës Hristijan Mickoski, sipas të cilit Zaev është fajtori kryesorë për gjendjen në gjyqësor. “Me ardhjen në pushtet të LSDM-së dhe Zaevit në vend të mbrojtjes fituam sulme ndaj kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Nga momenti kur prokurorët e PSP-së u shpërndanë nëpër Prokurorinë Themelore, Zaevi më nuk shprehi interes për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike. Nuk është problemi se janë të korruptuar gjykatës dhe prokurorë, problemi është se ata janë nën mbrojtjen e Zoran Zaevit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se përveç ngritjes së aktakuzës që ka bërë ndaj jashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B, ka kërkuar nga gjykata kompetente të lëshoj urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Milan Radojciq dhe Zvonko Veselinoviq, raporton arbresh.info. Sipas prokurorisë këta persona akuzohen për pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”. Sipas…
Çdo përpjekje për diskriminim të personave me pengesa në zhvillim është prishje i dinjitetit të lindur të personalitetit njerëzor. Nëse duam ta ndërtojmë vendin tonë si shtet të përparuar evropian të gjithë ne duhet të punojmë bashkërisht. Kur secili nga ne do ta jepte më të mirën nga vetvetja, talentet, idetë, dhuntitë, mjeshtëritë e tyre, atëherë do të jetojmë në shoqëri më humane. Atëherë një nga një do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat që ekzistojnë në shoqërinë tonë me qëllim të inkluzivitetit tuaj të plotë në të”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili sot e vizitoi shkollën shtetërore…
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se deri më sot ka mbledhur 5.154.730 denarë apo 83.749 euro, përmes xhirollogarisë të Fondit për Solidaritet dhe numrave të telefonit për donacione, për ndihmë të të prekurve nga tërmeti që e goditi Shqipërinë. Siç theksohet në kumtesë, donacionet janë mbledhur me mbështetjen e qytetarëve, kompanive Immoreks Maqedoni SHPK, Gemak Trejd, Parkland, Bankës Bankës Komerciale SHA Shkup, Shoqatës së Pensionistëve Labu47, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Organizatave komunale të Kryqit të Kuq, si dhe një pjesë nga estrada muzikore. Në dispozicion janë numrat e telefonit për…
Ministria e Punëve të Jashtme është duke përgatitur një propozim ligj për punë të jashtme me të cilin do të rregullohen kompetencat, organizimi dhe puna e Ministrisë, njofton Meta.mk transmeton Portalb.mk. “Ligji i ri ka për qëllim reformimin e shërbimit diplomatik, në drejtim të modernizimit dhe profesionalizimin e tij, si dhe afrimin me shërbimet diplomatike të shteteve evropiane” shkrua në njoftimin për përgatitjen, e publikuar në Regjistrin e Vetë Nacional Elektronik (RVNE). Gjithashtu, lajmërohen edhe debate publike për çështje të caktuara përmes përdorimit të mjeteve elektronike interaktive, ne portalin RVNE dhe e-demokracia.

