Çdo përpjekje për diskriminim të personave me pengesa në zhvillim është prishje i dinjitetit të lindur të personalitetit njerëzor. Nëse duam ta ndërtojmë vendin tonë si shtet të përparuar evropian të gjithë ne duhet të punojmë bashkërisht. Kur secili nga ne do ta jepte më të mirën nga vetvetja, talentet, idetë, dhuntitë, mjeshtëritë e tyre, atëherë do të jetojmë në shoqëri më humane. Atëherë një nga një do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat që ekzistojnë në shoqërinë tonë me qëllim të inkluzivitetit tuaj të plotë në të”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili sot e vizitoi shkollën shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” – Shkup me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa në zhvillim.
“Sot jemi këtu ta shënojmë Ditën ndërkombëtare të personave me pengesa në zhvillim. Megjithatë, unë mendoj se sot duhet ta shtrojmë pyetjen nëse pengesa është shkak për bërje të diferencimit mes neve njerëzve. Personalisht mendoj se pengesa në zhvillim nuk është bazë për dallime, por është bazë për ngjashmëri, sepse ne të gjithë jemi të ngjashëm mes vete për shkak të një arsyeje të thjeshtë – askush nga ne nuk është i përsosur”, tha Pendarovski.
Për këtë shtoi ai, në vend që për pengesa tek njerëzit, propozoj të flasim për pengesat që ekzistojnë në shoqëri, pengesa me të cilat për fat të keq shumë bashkëqytetarëve tanë përballen çdo ditë, duke i përmendur qasjen për karroca me rrota, shtigjet për personat me shikim të dëmtuar, literatura me Alfabetin e Brajovit, përkthimet për shurdhmemecët.
Drejtori i Shkollës Goranço Jakimov tha se ideja për këtë ngjarje ka dalë nga intenca e tyre për përcjellje të rrjedhave inkluzive bashkëkohore si në shoqëritë moderne ashtu edhe tek ne si dhe nga rëndësia e konceptit për inkluzion social dhe mundësi e njëjtë për të gjithë.
Ngjarja në shkollën shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar Dimitar Vllahov, “Përmes lojës deri në miqësi” organizohet për herë të parë dhe është me mbështetje të presidentit të Maqedonisë së Veriut.



