Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë nesër dhe pasnesër në Samitin e NATO-s në Londër, në të cilin shënohet 70 vjetori i ekzistimit të Aleancës.
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Vend qendror në program është Takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) të shefave të shteteve dhe qeverive të mërkurën në ditën e dytë të Samitit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Zaev, pas çka Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet në nivel më të lartë në punën e trupave të Aleancës, pasi në muajin shkurt të këtij viti u nënshkrua Protokolli për anëtarësim, që deri më tani e kanë ratifikuar 28 anëtarë të NATO-s.
Pas takimit të Këshillit Veriatlantik është paraparë konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Me pjesëmarrjen në takim të liderëve të vendeve anëtare, Maqedonia e Veriut e konfirmon përcaktimin për zbatim të plotë të parimeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike me aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike në vlerat demokratike, si bazë për prosperitet të përbashkët dhe për avancim të vendeve anëtare, theksohet në kumtesën e përbashkët.
Anëtarësimi i i afërm i plotfuqishëm në NATO, shtohet në kumtesë, është realizimi i qëllimit strategjik të vendit tonë të përshkruar me konsensus në vitin 1993 dhe mundëson kushte ideale për zhvillim të përforcuar dhe të përshpejtuar ekonomik.
Zaev nesërm në ditën e parë të Samitit do të marrë pjesë edhe në panelin “Bisedime – Mbrojtje dhe parandalim për epokën e re” në kuadër të konferencës “NATO-ja angazhohet: Inovimi i Aleancës” (“NATO Engages: Innovating the Alliance”).
Përveç kryeministrit Zaev në panel folës është edhe presidenti i Polonisë, Andzhej Duda.
Zaev dhe liderët e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë samitit dyditor të NATO-s në Londër do të realizojnë edhe shumë takime bilaterale.
Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev është ftuar edhe në pritje tek Mbretëresha Elizabeta në Pallatin mbretëror, që organizohet në për të gjithë delegacionet, në nder të takimit të liderëve të NATO-s, si dhe në darkë për shefat e shteteve dhe qeverive që e organizon kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson.



