Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se deri më sot ka mbledhur 5.154.730 denarë apo 83.749 euro, përmes xhirollogarisë të Fondit për Solidaritet dhe numrave të telefonit për donacione, për ndihmë të të prekurve nga tërmeti që e goditi Shqipërinë.
Siç theksohet në kumtesë, donacionet janë mbledhur me mbështetjen e qytetarëve, kompanive Immoreks Maqedoni SHPK, Gemak Trejd, Parkland, Bankës Bankës Komerciale SHA Shkup, Shoqatës së Pensionistëve Labu47, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Organizatave komunale të Kryqit të Kuq, si dhe një pjesë nga estrada muzikore.
Në dispozicion janë numrat e telefonit për donacione për shfrytëzuesit e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për shfrytëzuesit e A1 Maqedoni 143 400 ku mundet me një thirrje nga cilido qoftë operator të dhuroni 100 denarë.
Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë edhe përmes xhirollogarisë së Fondit për Solidaritet 300000001327966.



