Bullgaria na ka nxjerrë nga izolimi total. Nikolla Gruevski e ka vendosur propagandën më të errët antibullgare në ish Jugosllavi. Paradoks historik ishte që trashëgimtari i VMRO-së të ndjehet më i afërt me Beogradin se me Sofjen. Mungesa e infrastrukturës rrugore mes Sofjes dhe Shkupit na pengon të dalim nga kjo mjegull dhe t’i realizojmë dhe kuptojmë faktet historike. Në Shkup kemi dhjetëra mediume serbe dhe zero bullgare. Nuk dëshiroj të dëgjoj për kurrfarë Jugosllavie të katërt. Në këtë fazë, “Shengeni i vogël” është në pafuqi strukturore.
Këto janë vetëm një pjesë e porosive të presidentit Stevo Pendarovski në intervistë për agjencinë bullgare BGNES.
“Unë isha paradokohe në Beograd për vizitë zyrtare në Serbi dhe në konferencë për shtyp i shpreha rezervat e MEDIAL personale ndaj “Mini Shengenit”. Megjithatë, ato më së shumti shtrihen në pjesën e eurointegrimeve për neve. Për herë të parë “Mini Shengeni” u publikua në Novi Sad, diku rreth 11-12 tetorit, vetëm disa ditë para vendimit tejet negativ të presidentit francez, Emanuel Makron dhe në thelb të tërë Këshillit Evropian për neve, që të mos na lejojnë hapje të negociatave. Në konferencë për shtyp më 18 tetor, ku e elaboroi vendimin e tij, “ata janë fqinjë tanë”, por në kuptimin institucional ne nuk jemi fqinj. Fqinjë të BE-së janë “Partneriteti lindor”, si Moldova dhe vendet nga Afrika veriore. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duhet një ditë pas plotësimit të kritereve të jemi anëtare e plotfuqishme e asaj Evrope. Dhe kur e pash propozimin e parë për “Mini Shengen”, i cili thotë se në bazë janë ato të a.q. katër liri, të cilat janë edhe në idenë e BE-së, megjithatë janë edhe katër elementet bazë të “Zonës ekonomike evropiane”, unë thash se nëse ky është kompensimi për anëtarësim, nëse ky është kompensimi, unë do të them – jo, faleminderit për këtë iniciativë. Dhe këtu të gjithë liderët u pajtuan, duke përfshirë edhe kryeministrin Zaev, i cili ishte nënshkrues dhe pjesëmarrës i takimit të parë, më vonë organizator i të dytit në Ohër, se ne nuk e pranojmë “Mini Shengenin” nëse është kompensim ose alternativë për anëtarësim. “Mini Shengeni” ka dobësi strukturore dhe nuk duhet të jetë Jugosllavi e re”, thotë Pendarovski në intervistë.
Në politikë hapësirën e zbrazët menjëherë e plotësojnë tjerë.
– Në politikë, posaçërisht në politikën ndërkombëtare është rregull numër një. Nëse një organizatë ose shtet i madh le hapësirë të zbrazët, tjetra do ta plotësojë. Në këtë situatë nëse BE-ja e le këtë hapësirë, nuk flas vetëm për Maqedoninë e Veriut, flas për tërë hapësirën e Ballkanit Perëndimor…do të ketë vakuum strategjik. Kjo detyrimisht do të plotësohet për një kohë shumë të shkurtë kohore nga shtetet tjera, madje edhe nëse ju këtë nuk e dëshironi. Mendoj se BE-ja do ta kuptojë gabimin që e ka bërë në tetor.
Në BE-ja edhe në Samitin në Zagreb, i cili u caktua gjatë kohës së kryesimit kroat për 6 maj, nëse edhe atëherë nuk di për çfare motive, shkaqe nuk merr vendim politik, atëherë do të jetë edhe më i madh problemi në aspekt të plotësimit të vakuumit strategjik, pasi do të jetë e qartë se BE-ja nuk ka për qëllim për kohë të shpejtë të shikojë drejt Ballkanit Perëndimor.
Bullgaria na tërhoqi nga izolimi, ndërsa Gruevski vendosi agresion jugosllav
– Nuk është i tepruar kualifikimi, të cilin Zoran Zaev shpesh e jep për rolin e Bojko Borisovit dhe të Qeverisë aktuale bullgare gjatë dy viteve të fundit, kur thotë se së bashku me Ciprasin, ata shumë ndihmuan, ndihmuan të dalim nga izolimi ndërkombëtar më shpejtë. Me të vërtetë vlerësoj se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, sa edhe të duket e thjeshtë në situatë kur u nënshkrua, ne sapo kemi dalë nga një regjim autokrat të Nikolla Gruevskit, të cilin ju e dini, nuk ishte vetëm antiperëndimor, por ishte edhe antishqiptar dhe antibullgar. Në një atmosferë të tillë në të cilën në gjithçka që vinte nga Sofja, ishte si në ditët më të këqija të komunizmit, kur bëheshin shaka me bullgarët, kur qeshnim me popullin bullgar nën propagandën e regjimit komunist, kjo në masë të mirë është përsëritur në kohën e Gruevskit dhe që është historikisht paradoksal, ajo organizatë e cila pohon se është trashëgimtar e VMRO-së historike, shkoi në retorikë të tillë antibullgare dhe veprime konkrete. Do të thotë, të dini, Bullgaria si shtet në kohën e Nikolla Gruevskit nuk ka ekzistuar fare…
Për Gruevskin Beogradi ishte priopritet
– Nuk dëshiroj të prononcohem për këtë gjatë dhe gjerë nga kjo pozitë në të cilën jam. Më herë si profesor dhe si ekspert e kam thënë këtë. Do të thotë, ky ishte devijimi më i madh historik, që për liderin e VMRO-së historike Beogradi të jetë më i afërt se Sofja. Por, këtu do të ndalemi në këtë pjesë.
Marrëveshja për fqinjësi të mirë u nënshkrua më 1 gusht të vitit 2017 vetëm dy muaj e gjysmë nga formimi i Qeverisë së Zoran Zaevit. Do të thotë, atmosfera ende është e tillë siç ishte paraprakisht, nuk ka ndryshuar. Ne nuk kemi pasur kohë të themi se njerëzit aty në lindje prej neve nuk janë armiqtë tanë. Bullgaria vite të tëra është anëtare e Bashkimit Evropian, dhe e NATO-s dhe se, përveç portit të Selanikut, është dera e ynë më e afërt ndaj Evropës.
Njohja e Maqedonisë në vitet e 90-ta është e qartë, si dhe roli i atëhershëm i presidentit të atëhershëm Zhelju Zhelev dhe ndihma kur ne ishim për nga Korridori 10 tekstualisht të izoluar për shkak të embargos greke, dy herë në kohëzgjatje të përgjithshme prej një viti e gjysmë. Ka vlerësim i Bankës botërore se ekonoMEDIAL e ynë atëherë shkoi 60 për qind prapa në përgjithësi dhe këtu nuk mund të harrohet roli miqësor i Bullgarisë dhe Turqisë në Korridorin 8, të cilin për fat të keq asnjëherë nuk e bënë deri në fund dhe ai ishte gabimi ynë, nuk ishte i juaji. Dhe dëshiroj të them se në atmosferë të tillë nuk ishte lehtë të bëhet marrëveshje e tillë. Ishte vështirë. Edhe pse ajo marrëveshje mbi 90 për qind është marrëveshja e njejtë mes Georgievskit dhe Kostovit në vitin 1999, megjithatë politikisht ishte vështirë të sqarohet, pasi opinioni i ynë ishte i mësuar të presë vetëm lajme të këqija dhe vetëm gjoja akte armiqësore nga Sofja. Në atë është madhështia e Borisovit dhe Zaevit në këtë moment.
Zaevi dhe Borisovi janëpolitikanë jostandardë, pa barë historike dhe emocione
– Nëse dy korridoret janë në funksion me kapacitet 100 përqindësh, kjo në masë të madhe do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të vendit. Unë ju garantoj. Do të thotë, nuk e kontestoj aspektin e sigurisë. Në periudhën 1992-1994 ishim të izoluar.. Dhe nëse nuk kishte shtete miqësore, të cilat na ndihmuan, ne tekstualisht do të vdisnim në kuptimin ekonomik dhe si shtet do të ishim seriozisht të destabilizuar. Në kuptimin ekonomik ky ishte dëm i madh për neve, ju keni edhe korridore tjera me të cilat shkoni dhe komunikoni edhe me botën edhe me Evropën, ne nuk kemi. Ne jemi shtet pa dalje në det. Gjatë 30 viteve të kaluara, gjërat kishin filluar, por jo edhe përfunduar. Kjo është turp për të gjithë ne që kemi qenë në pushtet në Shkup gjatë këtyre 30 viteve.
Vite të tëra merrem me çështje të sigurisë dhe mund t’ju them, se NATO-ja nuk na pranon për shkak të druajtjes nga fqinjët tanë, por për shkak të kërcënimeve të reja. Viteve të fundit ne jemi të eksponuar në propagandë të tmerrshme politike me lajme të rreme, një fenomen i ri ose i a.q. kërcënime hibride. Ne nuk mund të mbrohemi nëse nuk kemi ndihmë nga aleatët edhe në këtë sferë. Ne nuk flasim për luftëra tradicionale. Nuk do të na sulmojë askush. Kemi rreth 140-150 shtetas tanë në fushëbetejat në Siri, në Irak, në Lindjen e Afërt. Kemi këmbim të informatave me vendet e NATO-s, të cilët na informojnë për atë se me çfarë arme dhe përvoje do të kthehen ata luftëtarë. Këmbimi i informatave me partnerët tanë dhe aleatët në NATO veçmë funksionin në nivel shumë më të lartë pas ftesës së vitit të kaluar që na dhanë.
– Nuk do të dëshiroja të flasë gjatë dhe gjerë me këtë temë. Nuk jam prej dje në politikën në Maqedoni. Unë nuk jam për herë të parë në funksion. Kam pasur fat dhe privilegj të bashkëpunojë me Boris Trajkovskin, e më vonë edhe me Branko Cërvenkovskin, do të thotë në nivel më të lartë politik, dhe mund të them se stereotipet janë më të fuqishme se realiteti politik. Dhe me këtë rast nuk dëshiroj të del se ja tani unë dikujt i jap mësime. Ne për herë të parë me Zoran Zaevin dhe me Bojko Borisovin kemi politikanë, të cilët janë jostandardë dhe nuk janë të ngarkuar me barë historike dhe emocione. Atë që mund unë nga ana ime, në shtetin tim ta vlerësoj – bëhet fjalë për barë të madhe nga komunizmi, i cili për fat të keq, në këtë tranzicion të gjatë dhe të mundimshëm, nuk pastrohej, nuk pastrohej së pari në procesin edukativ. Mund të bisedoni me Lubço Georgievskin dhe me kryeministrat tjerë, megjithatë, pohoj se librat tona të historisë jo vetëm në raportin me Bullgarinë, por edhe në raport me Perëndimin janë të njëjta. Propaganda në ish Jugosllavi pohonte se ne jemi sistemi më i mirë nga të gjitha sistemet. Ne sot e kësaj dite kemi njerëz – gjenerata e mesme dhe më e vjetër, për fat të keq që e “mëson” gjeneratën e re e cila mendon se është keq të jesh i pasur, të cilët mendojnë se të gjithë pasanikët janë kriminelë në perëndim. Madje edhe me shqetëson, vite të gjata isha profesor në universitet, dhe pash se madje edhe gjeneratat më të reja e kanë atë frymë të kolektivizmit, që është specifik për komunizmin. Për fat të keq në të dy shtetet mendoj se janë shumë të fuqishme ato matrica komuniste, ajo historiografi komuniste e cila ishte deri në vitin 1990, janë të fuqishëm edhe te ju, janë të fuqishëm edhe te ne…
Në Shkup keni dhjetëra mediume serbe dhe zero bullgare
– Në Shkup askund nuk mund të blini asnjë gazetë bullgare. Nuk keni asnjë TV kanal bullgar, duke përfshirë edhe ato satelitore. Para pesë viteve kam shkruar se në Sofje organizohen panaire të librit, të cilat janë pesë herë më të mëdha se ato në Selanik dhe Beograd. Pak njerëz dinë, madje edhe më të rinjtë, se në afërsi të Sofjes ka studio filmike, ku xhirohen filma dhe bashkëproduksione me aktorët më të mëdhenj holivudianë. Numri i filmave, të cilat xhirohen aty është më i madh se tërë produksioni filmik në Evropën Qendrore dhe Juglindore. E tani, pse njerëzit tanë këtë nuk e dinë. Pse ne politikanët nuk mundësojmë që kjo të jetë e qasshme deri te qytetari i Maqedonisë së Veriut, e pastaj kush të dëshiron le të lexojë, kush dëshiron le të shohë film, kush dëshiron le të shkojë në Sofje.
– Pse hekurudha nuk është bërë, pse autostrada nuk është bërë. Tre orë e gjysmë ne shkojmë 220 kilometra nga Sofja deri në Shkup, numër identik, nuk do nëse e dini, kemi nga Shkupi deri në Selanik. Megjithatë, kjo kalohet për një orë e gjysmë, ndërsa për ju duhet tre orë e gjysmë, për këtë largësi. Do të thotë, këtu është gabimi i politikanëve. Mua më vjen keq, megjithatë edhe sot e kësaj dite rinia e Maqedonisë së Veriut i din të gjithë futbollistët dhe të gjithë turbo-folk yjet nga Serbia, nuk din asnjë sportist, asnjë aktor nga Bullgaria fqinje. Ata nuk dinë asnjë artist grek ose sportist, gjithashtu. Të mos flasim për Kosovën dhe Shqipërinë. Ky është gabim i politikanëve. Nuk mund të themi se nuk është koha. Për të ardhur koha të duhet si politikan të bësh ambient. Ne nuk kemi bërë ambient deri më tani, me dy-tre përjashtime. Edhe Lupço Georgievski gjithashtu ka menduar në mënyrë jo standarde, por nuk ka bërë lëvizje politike jo standarde. Politikanët duhet të bëjnë ambient, të krijojnë situatë në të cilën do të jetë normale të thuash, pse në të vërtetë nuk kemi shkuar në Sofje asnjëherë, pse?
Për këto 30 vjet ne nuk kemi bërë infrastrukturë drejt Bullgarisë, nuk kemi bërë autostradë edhe deri në Prishtinë. Ashtu nuk e kemi bërë as infrastrukturën njerëzore, as infrastrukturën e re historike. Pse? Sepse kemi pasur profile të politikanëve në të gjitha ato ndryshimet dhe tranzicionet e pushtetit siç i kemi përshkruar deri pak më parë. E dini, por të bëjmë ne autostradë moderne drejt Sofjes ne shumë më thellë do të hyjmë në pastrimin e mjegullave historike.
Ka pasur tentime të mëdha për rehabilitimin njerëzve për të cilët propaganda komuniste ka pohuar se ishin spiunë të huaj, ndërsa ishin luftëtarët më të mëdhenj për kauzën maqedonase. Për herë të parë në vitin 2000 ka pasur tentim për hapjen e arkivave të policisë sekrete komuniste. Filloi ai proces i lustrimit me shumë limite, me shumë kufizime, madje edhe me kufizime kohore prej vetëm një viti dhe pastaj përfundoi, të gjitha ato dosje më saktë pas kësaj janë transferuar në Arkivin e Maqedonisë, megjithatë, e dini, pa emra të kryqëzuara të informatorëve, ndërsa ishin të bashkëpunëtorëve të policisë dhe të kodoshëve thënë në gjuhën e popullit ishin kryqëzuar nëpunësit policorë të cilët e kanë formuar këtë dosje, në kohën e Gruevskit u shndërrua në luftë kundër oponentëve politikë.
Ekziston horizont për pavarësinë e KOM
– Në një shtet sekular në të cilin jetojmë, unë me të vërtetë nuk mund të jem bashkëbisedues më i kompletuar në tema për kishën. Për këtë punë jam informuar nga dora e parë kohë më parë dhe kjo falë për ta përmendur presidentin e ndjerë Boris Trajkovski. Në vitin 2002 ishim tek Patriarku Ekumenik Vartolomej. Ai ishte një takim shumë interesant sepse prej rreth një ore sa zgjati takimi, 45 minuta është biseduar për statusin e KOM-it. Trajkovski i tha Patriarkut Ekumenik, unë jam protestant, por dua t’i ndihmoj kishës time dhe ai me të vërtetë ka luftuar për pozitat e KOM-it. Mua më duket se në atë plan ka një depërtim të suksesshëm, një hap i pjesshëm ndaj pozitivitetit për shkak të Marrëveshjes tonë të Prespës me Greqinë, t’ju them sinqerisht. Në atë moment u hapën disa horizonte të reja jo vetëm lidhur me mbështetjen eventuale nga Kisha Ortodokse Bullgare, por në përgjithësi pozita jonë në botën ortodokse sepse të gjithë e dimë se problemi ishte në kundërshtimin formal të Kishës Ortodokse Serbe, megjithatë pas KOS të gjithë këto vite dhe dekada ka qëndruar Kisha Ortodokse Greke dhe problemi me emrin”.
Vijon takim me Radevin
“Kam ftesë nga kolegu im bullgar Rumen Radev për të ardhur për vizitë në Sofje. Me të kemi mirëkuptim esencial dhe ai ka mirëkuptim për pozitën time. Komisioni i përbashkët historik në ndërkohë nuk punon me ritmin e dëshiruar nga të dyja palët., Vendosëm të presim për të parë trende eventuale pozitive në kuadër të këtij Komisionit dhe më pas të kemi edhe me çka të lavdërohemi pak. Pas Sofjes dua ta ftoj Radevin në Shkup. Duhet t’ju them se edhe në dy shtetet punojmë intensivisht për krijimin e një ambiento për respektim më të aftë, më komod dhe më të plotë të fakteve historike. Por ne nuk mund të punojmë për historianët”.



