Një person është arrestuar në Pejë, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 9 qese me substance të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Kurse, në Gjakovë, është arrestuar një person tjetër, pasi që gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë kësaj jave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, por Lëvizja Vetëvendosje si partia më e votuar në vend dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur koalicioni të përbashkët që do qonte në formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër shoqëria civile po kërkon krijimi sa më shpejt të institucioneve të reja të Kosovës dhe konsolidim të Kuvendit, pasi sipas tyre, moskrijimi i institucioneve po ndikon negativisht në aspektin e integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Jeta Krasniqi nga KDI thotë për KosovaPress se çfarëdo…
Projekt i finansuar nga Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe Komuna e Butelit. Punohet intenzivisht dhe presim që deri në fillim të vitit të ardhshëm të mbarohet. Rrugë e cila është shume e rëndësishme nga banorët e Lubotenit. Mjetet janë të siguruara nga buxheti u Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Anti-bixhoz thuhet se se kjo lëvizje reagon me letër të hapur ndaj kryeministrit Zaev për situatën e krijuar në gjithë territorin e shtetit. Sipas tyre, dita ditës hapen bastore dhe kazino të reja me leje të dhënë nga Ministria e Financave apo nga Qeveria dhe se me të drejtë mund të konstatohet se shteti po shndërrohet në një bastore të madhe, njofton Telegrafi Maqedoni. “Letër i dërguam Komisionit për Financim dhe Buxhet për mosrespektimin e ligjit ekzistues dhe mossjelljen e ligjit për lojërat e fatit,letër i dërguam edhe presidentit të shtetit Stevo Pendarovski edhe pas…
Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare thuhet se “Ekonomia e Maqedonisë po fundoset”. “Krahasuar me vjet, investimet e drejtpërdrejta të huaja shënojnë rritje prej 164%, përkatësisht 187 milionë euro më pak. Investimet e drejtpërdrejta të huaja në tremujorin e tretë të këtij viti janë 62 milionë euro”. “Sektori privat është pranë kolapsit, banda kriminale në pushtet që paralajmëroi vit ekonomik çoi ekonominë rrëzoi ekonominë”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se ekonomia me rezultate të dobëta do të jetë goditje ndaj arkës shtetërore ndërsa biznes bashkësia vërtetoi se Zaev gënjen dhe se Maqedonia është ndër më të këqija për biznes…
Gjykata e Apelit, të hënën do të merr vendim nëse Bojan Jovaskit, i akuzuari i parë në rastin ‘Haraçi’, do të mbetet në paraburgim në burgun e Shuto Orizares. Në gjykatë mendimi i prokurorisë arritje gjatë ditë së djeshme, por ende nuk ka njoftime nëse është pozitiv apo negativ. Avokati i Jovanovskit kërkon që të lirohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se se kjo parti ka dorëzuar kërkesë për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje, që të ndalohet falja ilegale e Ivanov. “Kjo është mundësi që deputetët e opozitës të udhëhequr nga OBRM-PDUKM të tregojnë nëse janë për drejtësi apo i shërbejnë kriminelëve. Micokski t’u bëjë thirrje deputetëve të partisë së tij të votojnë për kërkesën”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, për lëndët e PSP-së e që janë ndërmarrë tani nga Prokuroria duhet të ketë përgjegjësi. “OBRM-PDUKM qëndron pas nismës par Gjykatës Kushtetuese që ka…
Temperaturat e ditës prej nesër do të jenë mjaftë më të ulëta, ndërsa ato të mëngjesit në disa vende do të ulen nën ose rreth zeros. Prej të hënës do të ketë vranësira të ndryshueshme, ndërsa të martën të reshura të shiut, të cilat posaçërisht në veri do të kalojnë në borë në vendet më të larta. Të hënën dhe të mërkurën do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, paradite në Podgoricë u takuan me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. Në takimin, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe miqësore mes dy shteteve, pa çështje të hapura. Të dy konstatuan se rrumbullaksimi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në mënyrë shtesë do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Janë ndarë edhe përvoja për rezultatet nga NATO integrimet, siç janë investime të reja,…
Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një video të publikuar foli për ekonominë në dy vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, kur ekonomia shënon rritje atëherë fitojnë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni. “A mund për dy vite e gjysmë më mirë se sa 11 vite? Po, mund, posaçërisht nëse për dy vite bëni më shumë dhe më mirë për ekonominë e brendshme, nëse krahason me 11 vitet e kaluara”, theksoi Zaev. Zaev shton se për dy vite e gjysmë, qytetarët filluan t’i ndjejnë përfitime në ekonomi përmes rritjes së pagave, përmes uljes së shpenzimeve, përmes masave për kthim të mjeteve…
Në intervistë për median “A1ON”, gjykatësja Dobrilla Kacarska ka deklaruar se me realizimin e procesit të “Vetingut”, në Maqedoninë e Veriut do të largoheshin nga postet e tyre shumë gjykatës që nuk e meritojnë ta bartin togën gjyqësore, transmeton Portalb.mk. “Ndër gjykatësit ka edhe aso që nuk e meritojnë ta bartin togën gjyqësore. Konsideroj se nëpërmjet procesit të ‘Vetingut’, përfundimisht, në Maqedoni do të largoheshin të gjithë gjykatësit që nuk meritojnë të jenë bartës të funksionit gjyqësor. Dihet kush mund të jetë gjykatës, sipas Ligjit këta kushte mund t’i përmbushin të gjithë, por gjykatësi duhet të jetë njeri, me integritet,…
Jean Claude Juncker mbyll sot mandatin 5-vjeçar në krye të Komisionit Europian Jean Claude Juncker e mbyll sot mandatin 5-vjeçar në krye të Komisionit Europian duke përsëritur kritikat ndaj BE-së për moshapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ‘’politico.eu’’, Juncker vë theksin se BE-ja nuk është e aftë të mbajë premtimet për zbatimin e politikave të zgjerimit. ‘’Nëse fuqia e Evropës qëndron në atë që për të qenë partnerë të besueshëm, dikush mund të na llogarisë për të mbrojtur rendin global të themeluar në rregulla multilaterale, dobësia jonë qëndron në atë që nuk i mbajmë…

