Shoqata “Klubi alpinist Sharr Ski – Tetovë” sot në kompleksin “Konak” në Malin Sharr, do t’i promovojë kros-kantri shtigjet alpiniste-çikliste në Kodrën e Diellit. Projekti është kontribut i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të faktorëve atraktivë – motivues dhe ofertës turistike në Kodrën e Diellit.
Author: Hamdi Kumanova
Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri. Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Shqipëri, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim. Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban: tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në…
Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, përmes një postimi në ‘Twitter’ ka kritikuar qeverinë në largim për shpenzimin e parave të shtetit në udhëtime jashtë vendit. Kosnett ka cituar Zyrën Kombëtare të Audimit e cila ka gjetur se disa udhëtime të qeverisë së Kosovës janë të panevojshme. Ai gjithashtu ka thënë se donatorët janë zotuar të mos financojnë më udhëtime jashtë vendit, ku punët mund të kryhen lehtësisht edhe në Kosovë. Ambasadori amerikan ka pyetur se a do të angazhohet qeveria e re në Kosovë, për të njejtën gjë. Ky është shkrimi i plotë i Kosnett. “Zyra Kombëtare e Auditimit…
Nëse Komisioni i përzier të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike vazhdon të këmbëngulë në punën e tij për të vendosur dhe shkruar në një dokument që Goce Dellçev ishte bullgar apo maqedonas, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër, tha anëtari i Komisionit të Maqedonisë, Dragi Georgiev, për televizionin kombëtar bullgar. “Goce Delçev është një temë shumë e ndjeshme dhe për t’iu përgjigjur nëse Goce Dellçev ishte bullgar apo maqedonas dhe të këkrohet kjo nga komisioni ynë, mendoj se është absolutisht e papranueshme. Nuk i takon komisionit të thotë se çfarë është Goce Dellçev”, tha Georgiev. Sipas tij, në…
VMRO-DPMNE qëndron pas nismës para Gjykatës Kushtetuese, por kthim të amnistisë së Ivanovit nuk do të ketë, lëndët e hapura duhet të marrin zgjidhje. Kështu qëndron në kumtesën e LSDM-së, e cila thekson se të vetmit që qëndrojnë prapa nismës para Gjykatës Kushtetuese janë VMRO-DPMNE të cilët duan ta ringjallin faljen e kriminelëve nga ana e Gjorgje Ivanovit. “Me hapjen e procedurës së djeshme së të Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të nenit 11 nga Ligji për amnisti kërcënohet rrezik i madh për procedurat që zhvillohen për materialet e përgjuara”, shtohet më tej në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Avokati Zoran Stojanovski nga Tetova është dorëzues i iniciativës për vlerësimin e nenit 11-a nga Ligji për falje nga viti 2016-të. Stojanovski iniciativën e ka dorëzuar përpara tre vjet e gjysmë, menjëherë pas amnistisë së ish presidentit Gjorge Ivanov, i cili i fali 56 funksionarë dhe është e çuditshme se pse pas kaq periudhës gjykata më e lartë e vendit ka miratuar vendim që ta shqyrtojë, njofton Portalb.mk. “Nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Atë e di vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha avokati Stojanovski për IRL. Stojanoski thotë se është simptomatike që deri te Gjykata Kushtetuese në vitin 2016-të ka dorëzuar…
Një delegacion i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, më 28 nëntor e vizituan Durrësin dhe Thumanën, që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale. Studentët me këtë rast u solidarizuan me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi natyrore dhe dhuruan donacionet e grumbulluara te Shtabi i Emergjencës Civile në Durrës të Republikës së Shqipërisë, si veshmbathje, mjete higjienike, pako me ushqime, batanije e tjera. Ndërkaq mjetet financiare në vlerë prej rreth 6 mijë euro, Parlamenti Studentor i UT-së ditëve në vijim do t’i dërgojë përmes adresës unike shtetërore që…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka pranuar kërkesat për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për amnisti që e parashtroi grupi i deputetëve i LSDM-së. Nga Kabineti i Xhaferit informojnë se kërkesa menjëherë është përcjellë deri te deputetët dhe se për të kur do të debatojë Komisioni juridiko-ligjdhënës dhe Kuvendi do të dihet pas koordinimit të rregullt të së hënës të spikerit me njerëzit e parë e grupeve të deputetëve.
Mendoj se nuk ka, vendim më të gabuar, në kohë më të gabuar. Kjo është situatë në të cilën të gjithë humbin, posaçërisht personat të cilët janë pjesë e atij procesi, të cilët ishin falur nga presidenti, për shkak se dëm do të kenë të gjithë. Kështu deklaroi analisti politik Albert Musliu, në pyetje të gazetarëve, lidhur me dorëzimin e iniciativës deri te Gjykata Kushtetuese, për nenin 11-të, nga Ligji për plotësim, nga Ligji për falje. Ai shtoi se të gjithë e dimë se përmes çfarë procesi kaloi e gjithë kjo, për shkak se po e njëjta Gjykatë Kushtetuese, nuk…
Pas më shumë se 10 vite premtime, BDI ende nuk ka arritur t’i jep një formë reale projektit për autostradën Shkup-Bllacë! Prolongimet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë me qëllim të vetëm shfrytëzimin e kësaj pike si premtim parazgjedhor po vazhdojnë ende. Edhe pse Aleanca për Shqiptarët disa herë ka kërkuar sqarim për prolongimet e vazhdueshme, kjo parti vazhdimisht ka neglizhuar mbi këtë çështje me arsyetimet e njëjta çdo herë. Sot, kur edhe ka mbaruar tenderi i dytë për ndërtimin e kësaj autostrade Bujar Osmani vazhdon të manipulojë me zbrazëtirat juridike që ata vetë i lejojnë. Sipas logjikës…
Ministri i arsimi dhe shkencës, Arbër Ademi ka pritur në takim homologun kosovar,Shyqiri Bytyqi. “Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen në sferën e arsimit të lartë dhe më gjerë ishin tema e diskutimit në takimin e sotëm me mikun tim, respektivisht ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Shyqiri Bytyqi.” – thotë Ademi
Me fjalë hyrëse të prokurorisë dhe të mbrojtjes sot në Strumicë filloi gjykimi për aksidentin me helikopter pas më shumë se pesë viteve, pasi paraprakisht dy herë është shtyrë. Akuzohen Julijana Spirovska, drejtoreshë e atëhershme e NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, Dragoslav Radeski dhe personi përgjegjës i ndërmarrjes publike. Aktakuza i akuzon për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Të akuzuarit u deklaruan se nuk janë fajtorë, ndërsa mbrojtësit e tyre thanë se faji për aksidentin tragjik nuk mund të kërkohet tek të akuzuarit dhe se shtylla e papërshtatshme e antenës 120 metra, në të cilën u përplas helikopteri, nuk…

