Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka pranuar kërkesat për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për amnisti që e parashtroi grupi i deputetëve i LSDM-së.
Nga Kabineti i Xhaferit informojnë se kërkesa menjëherë është përcjellë deri te deputetët dhe se për të kur do të debatojë Komisioni juridiko-ligjdhënës dhe Kuvendi do të dihet pas koordinimit të rregullt të së hënës të spikerit me njerëzit e parë e grupeve të deputetëve.



