Mendoj se nuk ka, vendim më të gabuar, në kohë më të gabuar. Kjo është situatë në të cilën të gjithë humbin, posaçërisht personat të cilët janë pjesë e atij procesi, të cilët ishin falur nga presidenti, për shkak se dëm do të kenë të gjithë. Kështu deklaroi analisti politik Albert Musliu, në pyetje të gazetarëve, lidhur me dorëzimin e iniciativës deri te Gjykata Kushtetuese, për nenin 11-të, nga Ligji për plotësim, nga Ligji për falje.
Ai shtoi se të gjithë e dimë se përmes çfarë procesi kaloi e gjithë kjo, për shkak se po e njëjta Gjykatë Kushtetuese, nuk ishte e përgatitur në periudhën kur ndodhi falja e presidentit, të vendos që një pjesë të ligjit ta shpallë si të pavlefshëm.
“Mendoj se kaluam një proces të tillë. Në çdo rast kjo është shumë politike, çështje e politizuar. Vallë ka ndonjë marrëveshje politike mes palëve, rëndë është t’ju besohet, për shkak se është çështje e dëmshme për të gjithë pjesëmarrësit në procesin politik. Në fund të do jetë i dëmshëm për të gjithë. Ndërsa, cilët janë motivet duhet vetë gjykatësit t’i thonë”, theksoi Musliu, pas konferencës së sotme të organizuar nga “Civili”.



