Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese me të cilën praktikisht do të aktivizohej amnistia, të cilën presidenti Gjorgje Ivanov ua dha të dyshuarve për krim të rëndë që ishin lëndë në hetimet e PSP, do të ishte goditje e drejtpërdrejt kundër demokracisë dhe shtetit të së drejtës, vlerësoi sot presidenti aktual Stevo Pendarovski. “Unë do të doja të apeloja në këtë fazë për ata pesë gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese që votuan për të filluar këtë iniciativë, të zgjohen me kohë dhe të kuptojnë se në këtë vend Nikolla Gruevski më nuk është zotërues i jetëve tona. Ka ardhur demokracia në të…
Author: Hamdi Kumanova
Oda e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në konferencë shtypi paralajmëroi “Ditë të hapur me qytetarët”. Kryetari i Odës, Zoran Dimov paralajmëroi se Ditët e hapura me qytetarët është planifikuar të mbahen në zyrat e rajonit të gjykatave themelore në më shumë qytete në mbarë vendin. Qytetarët, siç sqaroi ai do të kenë mundësi të takohen me përmbarues dhe të informohen për procedurën e kryerjes dhe realizimin e të drejtave të tyre. Informacione më të hollësishme për ditët e hapura qytetarët do të mund të gjejnë në ueb-faqen e Odës. “Si Odë e përmbaruesve konsiderojmë se sipas Kushtetutës dhe…
Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM) do t’i dhurojnë tre milion denarë Shqipërisë. Fondet do të paguhen në llogarinë e dedikuar për ndihmë të hapur nga Kryqi i Kuq në vend. Vendimi për të dhuruar fonde u mor në një mbledhje të veçantë të Bordit të Drejtorëve të kompanisë. ESM sot informoi se menaxheri i përgjithshëm, Vasko Kovaçevski i dërgoi një letër drejtorit të Kompanisë Shtetërore të Energjisë Elektrike (KES), Benet Beci, në të cilën ai ofroi ndihmën e tij dhe shprehu ngushëllimet e tij për viktimat nga tërmeti./Telegrafi/
Në “non-paper” francez ka ide që janë të mira dhe ka ide që nuk do të jenë të lehta për tu zbatuar. Është e rëndësishme që fundi i procesit të jetë anëtarësimi i plotë, tha sot Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur një pyetje gazetare në lidhje me qëndrimin e qeverisë për propozimin francez për të reformuar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai sqaroi se qeveria ka realizuar takim me të gjitha departamentet përkatëse dhe kanë biseduar me shumë ekspert për propozimin francez. “Është e rëndësishme ku vendoset theksi kur prezantohet ‘non-paper” se…
Maqedonasit në Shqipërinë fqinje, midis të parëve, janë organizuar në grumbullimin e ndihmës materiale dhe financiare, për të prekurit në Durrës, Thumanë, Tiranë dhe Laç nga tërmeti katastrofal që e goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit. “Në mënyrë më masive dhe më të organizuar është në mjediset ka ka përqendrim më të madh të maqedonasve, si në Golo Bërdo dhe Pustec. Në grumbullimin e ndihmës, janë përfshirë të gjitha nëntë fshatrat nga zona e Prespës së vogël, transmeton botimi i gazetës së vetme në gjuhën maqedonase “Ilinden”. Aksioni zhvillohet në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga ana e…
Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 11-a të Ligjit për plotësim të Ligjit për amnisti nga viti 2016, mund të nënkuptojë thyerje të parimit të sundimit të së drejtës dhe shtetit juridik”, ka thënë për MEDIAL, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski. Gjykata Kushtetuese të mërkurën vendosi të ngrit procedurë ndaj iniciativës së ngritur nga neni 11-a i cili mundëson presidenti i shtetit të tërheq tashmë vendimin e miratuar për amnisti. Kjo praktikisht do të nënkuptonte se do të aktivizoheshin amnistitë masive dhënë nga ish presidenti Gjorge Ivanov për procedura të dyshuara të PSP-së, ndërsa pastaj…
I akuzuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski mbetet në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” derisa nuk kompletohen rezultatet nga kontrollet e bëra, pas çka, më së voni të hënën, do të lirohet nga institucioni spitalor, kumtuan sot nga spitali. Jovanovski u hospitalizua në SPQ “8 Shtatori” për shkak të kontrolleve me udhëzim nga mjeku në ordinancën e Burgut Shuto Orizarë. “Është vendosur në apartament në repartin për kujdes intensiv për shkak të respektimit të protokolleve të sigurisë, e jo për shkak të peshës së gjendjes së tij shëndetësore. Për momentin është në gjendje dhe kondicion të…
Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në duel me ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në Televizionin “TV 24” publikisht i ka bërë thirrje ish kryeministrit dhe ish lideri të partisë, Nikolla Gruevskit që të kthehet dhe ta vuajë dënimin, transmeton Portalb.mk. Me insistim të Mançevskit që të tregohet se nëse VMRO-DPMNE-ja thirret në atë që Greuvski të kthehet dhe ta vuajë dënimin, Janushevi tha: “Po, ja edhe publikisht e ftojmë”. Kjo vjen ngaqë Gruevski është azilant në Hungari, pasi u arratis pasi iu shqyrtua dënimi me burg prej 2 vjetësh për blerjen e veturës “Mercedes” për Ministrinë…
Pas situatës së rëndë të krijuar në Shqipëri si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, që i goditi Durrësin dhe Thumanën, Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 28 nëntor 2019 solli vendim për ndarjen e një donacioni në vlerë prej 10.000 eurove, në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i lartpërmendur. Me këtë vendim Universiteti i Tetovës solidarizohet me vëllezërit dhe motrat tona nga Republika e Shqipërisë, që fatkeqësisht u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore me pasoja në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale. Me këtë rast, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, njëherësh…
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska u kërkoi sot deputetëve të bëjnë interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje që do të ndalonte që Gjykata Kushtetuese të rikthej faljet e diskutueshme të ish-Presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën mund të shpëtojnë të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit nga PSP. “Çdo ditë ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve për t’iu shmangur drejtësisë. Këto përpjekje varrojnë nga vonesa të përsëritura deri në fillimin e procedurave para Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenet e Kodit Penal, dhe tani në Aktin e Faljes. Qëllimi është të arrihet ndëshkimi për veprat penale që ishin…
Një njeri i dyshuar për korrupsion, duhet të përndiqet penalisht derisa fajësia apo pafajësia e tij të dëshmohet! Në rastin e ish zëvendës ministrit të shëndetësisë nga radhët e BDI-së, Asim Musa nuk ka vend për dyshime pasi që përfshirja e tij në korrupsion dëshmohet me anë të një videoje, si dhe vet personalisht nga Asim Musa. Kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM-BDI lëre se të gjitha këto fakte i ka anashkaluar, por z. Musa as që është përgjigjur ndonjëherë para organeve të gjyqësisë për një vepër penale siç është pranimi i ryshfetit i cili sipas Kodit Penal të vendit…
Pavle Trajanov ka komentuar nismat e Gjykatës Kushtetuese për të aktivizuar faljet e ish-presidentit Gjorge Ivanov për ish zyrtarët në Maqedoni. “Popullata është skandalizuar nga vendimi për të vendosur faljen e Ivanovit në rend të ditës. Në rregullat e BE-së nuk ekziston mundësi për tërheqjen e vendimeve për mos-diskutim në të kaluarën” thotë mes tjerash Trajanov. “Sipas kësaj praktike, qytetarët do të humbin krejtësisht besimin në gjykata dhe sistemin gjyqësor” përfundoi Trajanov. Trajanov është kryetar i partisë Lidhja Demokratike dhe është pjesë e Qeverisë.

